LIVE UPDATES
Bota

Miratohet ilaçi që lufton efektet e drogave sintetike

Ilaçi neutralizon opioidin e fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

10 Prill 2023, 18:22 Nga a.l
Miratohet ilaçi që lufton efektet e drogave sintetike
Ilaçi i drogës

SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore të një ilaçi që lufton efeket nga mbidoza e opioideve. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, ilaçi Narcan neutralizon pasojat e opioidit të fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara vendosi të mërkurën që ilaçi me sprucim në hundë Narcan, variant më i mire i ilaçit nalokson, të shitet nëpër dyqane, pa recetë nga mjeku. Ilaçi neutralizon opioidin e fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

Fentanili është një ilaç narkotik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por ka gjetur përdorim si drogë duke u shitur mënyrë të paligjshme. Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.

Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

Fentanili shitet në forma të ndryshme dhe prodhohet e paketohet në një mënyrë të tillë, që duket si një qetësues dhimbjesh. Duket si oksikodon, një ilaç tjetër për lehtësimin e dhimbjeve, që merret në farmaci. Fatkeqësisht po shohim se shumë njerëz që nuk janë mësuar me përdorimin e opioideve, mendojne se dikush po u jep një pilulë kundër dhimbjeve, por në fund rezulton të jetë fentanil”, thotë Nathan Kittle, specialist mbi varësinë ndaj ilaçeve

Prandaj, sipas tij, qasja e shpejtë tek ilaçi nalokson mund të jetë vendimtar për të shpëtuar jetë.

Sa më shume njerëz, të cilët nuk po përdorin opioide, të kenë qasje ndaj naloksonit dhe të dinë ta përdorin atë, aq më shumë jetë do të shpëtohen, sepse nuk i dihet se kur në fakt të është dhënë fentanil”, thotë ai.

Vendimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave mundëson blerjen e ilaçit nalokson pa recetë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Në shtetin e Uashingtonit, ndërkohë, ky ilaç është ofuar gjerësisht që në vitin 2019 dhe ai gjendet në kutitë e emergjencës në shkolla si edhe nëpër librari. Lupe Hurtado, e cila dikur ka patur varësi nga droga dhe aktualisht është këshilluese për bashkëmoshatarët e saj thotë se ilaçet që shpëtojnë jetë mund të rezultojnë të efektshëm vetëm nëse merren në kohë.

“Njerëzit ndihen të turpëruar për shkak të përdorimit të drogës. Ndaj e përdorin vetëm. Nëse e përdor vetëm, e ke të pamundur ta shpëtosh veten nga mbidoza. Ilaçi Narcan mund të shpëtojë jetën, por duhet të ta japi dikush. Nuk e merr dot vetë. Ndaj është me rëndësi që të mos izolohesh dhe nga ana tjetër këta njerëz të pranohen si pjesë e komunitetit, siç në fakt janë”, thotë ajo.

Sipas saj, gjithësecili duhet të dijë të dallojë një person që ka marrë mbidozë dhe të dijë të përdorë ilaçin nalokson.

Nuk i dihet asnjëherë se kur dhe kujt mund t’i ndodhë. Mund të jesh duke udhëtuar me makinë. Mund të jesh në autobus apo në stacion. Mund të jesh në dyqan dhe aty të gjendet një person që ka marrë mbidozë”, thotë ajo.

Eksperti i shëndetit publik, Brad Finegood , thotë se ndalimi i vdekjeve nga fentanili nënkupton shpëtimin e jetëve përmes naloksonit dhe dhënies mundësi që persona e varur nga opioidi i fuqishëm, të nisin mjekimin.

Paaftësia për të kontrolluar përdorimin e substancave është një gjendje shëndetësore kronike. Njerëzit kanë probleme shëndetësore, të cilat janë të kurueshme, Dhe nëse i japim trajtimin që i nevojitet, atëherë ata do të përmirësohen dhe do të shërohen”, thotë eksperti i shëndetit publik, Brad Finegood.

Për procesin e kalimit nga dhënia me recetë tek shitja në dyqane të ilaçit Narcan, mund të nevojiten muaj të tërë. Përmes një deklarate të lëshuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, u bëhet thirrje prodhuesve farmaceutikë që ilaçi të jetë i disponueshëm sa më parë, me një çmim të arsyeshëm./VOA

natasha mozgovaya

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj