Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia qëlloi për vdekje Jamie Feith brenda shtëpisë së saj, pasi ajo i kërcënoi me një thikë në prill 2022
SHBA- Policia në veri të Nju Jorkut ka publikuar një video që tregon momentin e tmerrshëm kur një gruaja u qëllua për vdekje nga oficerët, pasi nxori një thikë nga pantallonat e saj.
Policia qëlloi për vdekje Jamie Feith brenda shtëpisë së saj, pasi ajo i kërcënoi me një thikë në prill 2022. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hyde Park, rreth 90 milje në veri të Nju Jorkut, dhe përfshinte oficerë nga forcat policore të qytetit, si dhe policia e shtetit.
Oficerët po i përgjigjeshin një telefonate për mosmarrëveshje në shtëpinë që Jamie Feith, 34 vjeçe, ndante me partnerin e saj dhe tre fëmijët e tyre. Videoja tronditëse fillon me një oficer që shoqëron Feith, e cila ka shenja në fytyrën e saj, raporton "DailyMail".
Menjëherë pas daljes nga dhoma, Feith duket se nxjerr diçka nga pantallonat. Oficerët fillojnë të bërtasin: "Thikë!" në mënyrë të përsëritur dhe duke kryer një telefonatë: "911, dërgo një shtesë, ne e kemi një nën kërcënimin e armës". Nga ana tjetër, partneri i Feith që bërtet: Mos e qëllo!”.
Më pas dëgjohen të shtëna armësh, të cilat pasohen me të qara. "Mos e qëlloni atë", thotë partneri i Feith, më pas dëgjohen dy të shtëna të tjera. Më pas ai thotë: "Jo. Jo. Jo. Jo". E gjithë skena e krimit ndodhi për 20 sekonda. Feith u qëllua në gjoks.
Kur një nga oficerët i heq thikën nga dora gruas, partneri i saj i thotë: "Largohu prej saj. Largohu prej saj". Më pas ai u lutet oficerëve që të mos e vrasin.
Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Familja e Feith nuk ka komentuar ende për videon. Para vdekjes së saj, Feith postonte rregullisht teori konspirative në lidhje me pandeminë Covid-19.
"Nëse nuk mbron të drejtën tënde për integritet trupor, atëherë asnjë e drejtë tjetër nuk ka rëndësi". Në një postim, Feith e quajti përhapjen e vaksinës një "krim kundër njerëzimit" dhe krahasoi kompanitë farmaceutike me mjekët nazistë.
Në vitin 2015, Feith u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pasi ajo u përfshi në një aksident. Feith ishte dënuar më herët për drejtim mjeti në gjendje të dehur në vitin 2012. /Dosja.al
Pamje nga ngjarja BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamshire, Angli ku i bllokuar nga flakët e zjarrit ...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Të detyruar nga opozita apo se po "vjedh" qeveria? Qeveria e Maqedonisë së Veriut përdor "ylli...
Kemal Kilicdaroglu TURQI- Aleanca opozitare me kandidat Kemal Kilicdaroglu premton një shkëputje të plotë të vendit nga qever...
Stephanie Melgoza SHBA- Zemërim, neveri dhe trishtim ka shkaktuar një video që po bën xhiron e internetit, ku tregon reagimin e nj...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është...
Ish-drejtori ekzekutiv i USAGM-it, Michael Pack SHBA –Drejtori i parë Ekzekutiv i emëruar nga presidenti në krye të Agjencisë...
Elon Musk SHBA- Vetëm disa muaj nga lajmi se do tërhiqej nga Twitter, Elon Musk ka gjetur një CEO të ri për të marrë...
foto nga vendngjarja MAQEDONI- Mbrëmjen e djeshme, flakët e zjarrit kanë përfshirë urën e hekurudhës pranë stacion...
foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi sot në favor të Kalifornisë, e cila miratoi një ligj që synon t...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Ukraina nuk mundi të mikëpriste konkursin e 67-të të këngës së Eurovision për sh...