LIVE UPDATES
Bota

Moska e akuzoi për sulmin me dron ndaj Kremlini, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë çdo pretendim

Lidhur me sulmin ndaj Kremlinit ai tha të mërkurën se Ukraina ishte shumë e zënë duke u mbrojtur nga sulmet ruse, për ta bërë një gjë të tillë.

5 Maj 2023, 17:07 Nga a.l

 

 

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet e Moskës se Uashingtoni ka qenë i përfshirë në sulmin e së mërkurës me dron ndaj Kremlinit. Rusia thotë se sulmi u urdhërua nga Shtetet e Bashkuara dhe u ekzekutua nga Ukraina, por nuk ka ofruar asnjë provë mbi këto akuza. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, i konsideroi qëndrimet e Rusisë, thjesht gënjeshtra.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po heton rreth sulmit të dyshuar me dron ndaj Kremlinit të mërkurën vonë në mbrëmje. Rusia pretendon se sulmi ishte një përpjekje e dështuar e Ukrainës për të vrarë Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ajo çka mund t’u them me siguri është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë mënyrë në këtë incident, ndryshe nga gënjeshtrat që thotë zoti Peskov. Ato që ai thotë janë thjesht gënjeshtra”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Moska e akuzoi për sulmin me dron ndaj Kremlini, Shtëpia e Bardhë
John Kirby


SHBA- Më herët gjatë ditës së enjte, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi Kievin dhe Uashingtonin lidhur me sulmin, pa dhënë asnjë provë mbi përfshirjen e tyre.

“Këto përpjekje si nga Kievi ashtu edhe nga Uashingtoni për ta mohuar këtë janë tërësisht qesharake. Ne e dimë shumë mirë se vendimet për veprime të tilla, për sulme të tilla terroriste, nuk merren në Kiev, por në Uashington. Dhe Kievi bën atë që i është thënë të bëjë”, tha ai.

Po të enjten në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për një hetim për krime lufte, ndaj Presidentit Putin. Lidhur me sulmin ndaj Kremlinit ai tha të mërkurën se Ukraina ishte shumë e zënë duke u mbrojtur nga sulmet ruse, për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën, ne luftojmë në territorin tone. Ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona dhe ju e dini që ne nuk kemi armë të mjaftueshme për ta bërë këtë”, tha ai.

Në Bruksel, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell lëshoi një paralajmërim për Moskën.

“I bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të dyshuar, si justifikim për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Dhe kjo është diçka që na shqetëson”, tha ai.

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme kineze bëri thirrje që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzonte më tej situatën.

I pyetur lidhur me ofertën e Pekinit për të shërbyer si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e çdo vendi, për arritjen e një paqejeje të drejtë e të qëndrueshme. Por zoti Blinken tha se për të mbërritur deri aty, duhet të merren parasysh disa gjëra.

Së pari, duhet kuptuar qartë se në këtë rast, ka një viktimë dhe një agresor. Nuk mund të ketë një ekuivalencë morale mes të dyjave. Më duhet të them se deri vonë, ishte shumë e paqartë nëse Kina e pranonte ose jo këtë parim bazë. Dhe ende nuk jam i sigurt nëse po. Por tashmë të paktën, Presidenti Xi ka zhvilluar një bisedë me Presidentin Zelenskyy”, tha sekretari i shtetit.

Deri më tani, Kina nuk i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina./VOA 

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj