LIVE UPDATES
Bota

'Mund të bëhet më keq', gratë para zgjedhjeve në Turqi

Të drejtat e grave turke shkelen gjithnjë e më shpesh. Si fillim Turqia hoqi dorë nga Konventa e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna. Por tani zhvillimet në drejtim të situatës së gruas mund të keqësohen më tej, është e mendimit, politikanja me orientim të majtë, Menekse Kizildere duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme.

30 Prill 2023, 11:08 Nga f.i
'Mund të bëhet më keq', gratë para zgjedhjeve
foto ilustruese

TURQI- Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë e vërtetë gjinore. Por në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, situata e grave mund të keqësohet më tej.

‘Në këtë vend gratë mbahen nën thundër’,- thotë e zemëruar 20 vjeçarja Defne.

Të drejtat e grave turke shkelen gjithnjë e më shpesh. Si fillim Turqia hoqi dorë nga Konventa e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna. Por tani zhvillimet në drejtim të situatës së gruas mund të keqësohen më tej, është e mendimit, politikanja me orientim të majtë, Menekse Kizildere duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme.

Partitë e djathta që mbështesin Erdoganin në këto zgjedhje duan të shfuqizojnë ligjin 6284, që konsiderohet si një nga ligjet më të rëndësishme që kanë mbetur për mbrojtjen e gruas nga dhuna.

‘Ky është premtimi i tyre zgjedhor të shfuqizojnë këtë ligj, kaq larg shkojnë ata’, thotë Kizildere.

I alarmuar shprehet edhe ish-kreu i partisë, HDP Selahattin Demirtas, i cili vuajti edhe një arrestim nga autoritetet turke. Ai e emërton aleancën zgjedhore të Erdoganit me partinë që konsiderohet si islamiste, Hüda si ‘aleancë të talibanëve’, dhe pyet: ‘Do t'i ngjajë Republika e Turqisë në shekullin e saj të dytë një Afganistani apo një Zvicre?’

Konsullata në Berlin, një grua përgatit një fletëvotim, 27 prill 2023.

Turqia është larg Zvicrës

Por nga Zvicra dhe të drejtat e liritë e këtij vendi, jemi shumë larg, thotë Asllani që voton për herë të parë. Erdogan nuk i toleron të drejtat e pakicave dhe grave. Se si i shohin liritë e të drejtat në Turqi Erdogani dhe aleatët e tij e bën të qartë, ministri i i tij i Brendshëm Soylu, i cili kriminalizon skenën e LGBT, i paraqet anëtarët e saj gati si terroristë, ndalon demonstrata pikërisht Ditën e Gruas, apo lejon në mënyrë joproporcionale dhunën në protesta. Liritë janë sidomos për burrat , thotë 60 vjeçarja Semran. Gratë, thënë ndryshe janë gjithmonë në radhën e dytë. "Ne nuk jemi askund të barabarta as në shoqëri, as në shtëpi dhe as në rrugë. Ka një dominancë burrash."

Një studim i fundit i fondacionit socialdemokrat, SODEV me mbështetjen e fondacionit gjerman, Friedrich Ebert e konfirmon këtë. "Rezultati kryesor ishte, se shumica e grave nuk ndjehen mirë në vendin e tyre", thotë drejtuesja e studimit, Yasemin Ahi për studion e ARD-së në Stamboll. 60% e grave të anketuara thonë, se ato nuk janë të lumtura si femra në Turqi. Kurse më shumë se 80% e grave nuk ndjehen të sigurta natën në rrugë. Si problem të rëndësishëm ato përmendin ngacmimet seksuale dhe dhunën kundër grave. Por shpesh autorët e këtyre veprave penale marrin dënime të buta, ose nuk dënohen aspak. Për Yasemin Ahi ky është dështim i politikës. "Mosndëshkueshmëria e dhunuesve është një çështje që mund të rregullohet vetëm politikisht."

Gratë mund të kthehen në rrezik për Erdoganin në zgjedhje

Por partitë turke nuk ndërmarrin shumë në këtë drejtim. As aleanca opozitare nuk e ka në program kthimin në Konventën e Stambollit, kjo për shkak të forcave konservatore brenda aleancës. Sipas ekspertëve mund të jenë megjithatë gratë që mund ta ndëshkojnë me votë Erdoganin. Yasemin Ahi thotë se "në vitin 2018 ishin 38,3 e grave votuese që ia dhanë votën Erdoganit, kurse nëse do të votohej tani vetëm 26% e tyre do të votonin për Erdoganin". Gratë janë gjysma e shoqërisë turke. Vota e tyre mund të jetë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi. Dhe pritshmëritë e tyre ndaj politikës janë rritur në vitet e fundit, thotë Ahi. Sidoqoftë nën thundër ato nuk duan të qëndrojnë më./DW

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj