LIVE UPDATES
Bota

"Mundësitë për të kaluar në balotazh janë reale", Kandidati shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut: Pres mbështetje edhe nga komunitetet e tjera etnike

Zoti Taravari, një nga dy garuesit shqiptarë për zgjedhjet e 24 prillit, thotë se burim i krizave në Maqedoninë e Veriut është Kushtetuta e vendit, e cila, sipas tij, duhet ndryshuar. Ai thotë se rruga e integrimi evropian është alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut.

2 Mars 2024, 19:57 Nga N.F
"Mundësitë për të kaluar në balotazh janë
Arben Taravari

MAQEDONI- Kandidati i opozitës shqiptare për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahas votave të elektoratit shqiptar pret mbështetjen edhe nga komunitetet e tjera etnike dhe se mundësitë për të kaluar në balotazh janë reale. Megjithatë, ai thekson nevojën e zgjedhjes së presidentit në parlament.

Zoti Taravari, një nga dy garuesit shqiptarë për zgjedhjet e 24 prillit, thotë se burim i krizave në Maqedoninë e Veriut është Kushtetuta e vendit, e cila, sipas tij, duhet ndryshuar. Ai thotë se rruga e integrimi evropian është alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës: Zoti Taravari, çfarë ju shtyri të kandidoni për president të Maqedonisë së Veriut dhe çka do t'i ofroni elektoratit?

Arben Taravari: Kemi bërë disa analiza me partnerët e koalicitonit të opozitës shqiptare, e cila quhet VLEN dhe na rezultonte se ka gjasa reale që një shqiptar të kalojë në raundin e dytë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Duke konstatuar se me disa kandidatura që i analizuam me anketa mund të fitohen edhe vota të kombësive të tjera, që jetojnë në Maqedoni, në përkrahje të kandidaturës time, do të shohim nëse do të mund t’i thyejmë barrierat që “një maqedonas nuk mund të votojë një shqiptar”.

Gjërat kryesore të cilat për të cilat do të flasim janë hapja e Kushtetutës dhe unë mendoj se burim i krizës në Maqedoni është Kushtetuta, e cila u votua në fillim të viteve të ‘90 vetëm me mbështetjen e votuesve maqedonas, po gjithashtu ta shfrytëzojmë rastin të heqim përdorimin e “20%” prej gjuhës shqipe; pastaj zgjedhjen e presidentit. Do të kërkojë që ta zgjedhim presidentin në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por edhe ndryshimin e gjithë Kushtetutës. Pse të mos e mendojmë Kushtetutën e vitit 1974 kur kishte decentralizim të mirëfilltë në Republikën Socialiste të Maqedonisë, ku gjuhë zyrtatre kanë qenë ajo maqedonase, shqipe dhe turke dhe askush nuk ishte bërë pengesë.

Zëri i Amerikës: Deri tani asnjë kandidat shqiptar nuk ka kaluar në raundin e dytë. Pse mendoni se diçka duhet të ketë ndryshuar dhe nëse ju synoni edhe votat e maqedonasve dhe të komuniteteve të tjera joshqiptare, a mendoni se me programin për ndryshimin e Kushtetutës do të arrini sukses?

Arben Taravari: Unë besoj fuqishëm se mund të kalojmë në raundin e dytë sidomos nëse nuk do të kishte kandidat edhe prej partisë tjetër shqiptare, BDI-së. Unë mendoj se kandidati shqiptar mund të shkojë në raundin e dytë, por edhe në këtë garë jam shumë optisimist, duke marrë parasysh mbledhjen e nënshkrimeve që e bëmë, për gati 36 orë u mblodhën 10 mijë nënshkrime. Unë e bazojë këtë edhe në zgjedhjen time në postin e kryetarit të komunës së Gostivarit, për të cilën mora përkrahjen e të gjitha komuniteteve, sidomos të shqiptarëve, por edhe të votuesve maqedonas.

Zëri i Amerikës: Cfarë mendimi keni për kandidatët tjerë dhe nëse nuk kaloni në balotazh, a do t’i bëni thirrje elektoratit tuaj që të mbështesë një kandidat tjetër në balotazh?

Arben Taravari: Unë e kam thënë prej fillimit se do të kem respekt të plotë ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë. Në qoftë se nuk kalojmë në raundin tjetër do mendojmë, analizojmë dhe vlersojmë si opozitë e bashkuar shqiptare se cila do të jetë strategjia jonë, por e them me bindje të plotë se kemi gjasa reale për të kaluar në raundin e dytë.

Zëri i Amerikës: A ishte një vendim i duhur largimi nga pushtet për t’u bashkuar me opozitën shqiptare? Sondazhet sërish e nxjerrin BDI-në në epërsi tek blloku politik shqiptar.

Arben Taravari: Problemi është te votuesi i Aleancës për Shqiptarët dhe esenca, ideologjia dhe kauza kryesore e Alencës për Shqiptarët. Ne jemi formuar para 10 vitesh si fraksion i PDSH-së dhe votuesi ynë çdoherë na ka parë si antipod i BDI-së dhe partia e cila duhet të sjellë ndryshimin te shqiptarët. Do të ishte jo normale dhe jo reale që ASH-ja të jetë së bashku me BDI-në. Unë mendoj se shqiptarët meritojnë ndryshim. 22 vjet edhe çdo gjë të ishtë mirë është shumë, e tepërt, Për këtë arsye unë mendoj se është momenti i duhur për ndryshim. Prej vitit 2011 votuesi shqiptar ka votuar kundër BDI-së, por faktori politik shqiptar s’ka mundur të bashkohet. Është hera e parë që nga viti 2002 që e gjithë opozita shqiptare është së bashku dhe padyshim do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.

Zëri i Amerikës: A do ta vazhdoni koalicionin me VLEN-in edhe pas zgjedhjeve parlamentare?

Arben Taravari: Pa dyshim që po. Ne kemi një marrëveshje e cila duhet të zgjasë 4 vjet, por partitë e kalocionit janë autonome dhe kanë identitetin e tyre politik. Kështu që bashkëpunimi absolutisht do të vazhdojë, por identitetin tonë politik natyrisht që duhet ta ruajmë. Në qoftë se ka eventualisht mundësi të bëjme zgjerime të caktuara, unë mendoj se shqiptarëve nuk iu duhen kaq shumë parti. Ka gjasa reale që pas zgjedhjeve të bashkëbisedojmë dhe të gjejmë metoda të përbashkëta veprimi. Mund të kemi bashkëpunim më të ngushtë me disa prej partive politike pavarësisht nëse ato janë opozitë apo jo.

Zëri i Amerikës: A ka pasur takime me VMRO-në lidhur me zgjedhjet parlamentare, apo lidhur me formimin qeverisë së re, nëse ajo i fiton zgjedhjet? VMRO-ja ka folur hapur për interesimin për të krijuar një koalicion qeveritar me opozitën shqiptare.

Arben Taravari: Ne nuk kemi pasur takime me VMRO-DPMNE-në. Personalisht unë takimin e fundit me zotin Mickoski e kam pasur diku në tetor ose nëntor 2022. Ne jemi përqendruar kryesisht në kampin politik shqiptar. Na intereson ta sjellim ndryshimin. Shqiptarët vërtët kërkojnë ndryshim, sepse ndryshimi sjellë shpresën. Kështu që pas zgjedhjeve, në bazë të përputhshmërisë së programeve dhe votave që do t’i marrim, ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo parti politike që është e interesuar që Maqedonia ta vazhdojë rrugën evropiane. Jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë padyshim edhe me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, por mbi të gjitha VLEN ka tre përparësi: BE-në, rrugën drejt BE-së dhe negociatat me BE-në.

Zëri i Amerikës: A pritet të bëhen ndryshime kushteuese pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush vjen në pushtet?

Arben Taravari: Absolutisht. Ne mendojmë se kjo është e domosdoshme. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër dhe nuk njoh parti politike në Maqedoni që ofron një opsion tjetër. Në qoftë se nuk i bëjmë ndryshimet kushtetuse ne mbesim jashtë mundësisë për të filluar negociatat dhe do të këmbëngulim me çdo kusht dhe ky të jetë kushti ynë për të qenë pjesë e një shumice të re. Pra, që ndryshimet kushtetuse të ndodhin brenda një afati kohor të kufizuar dhe që të fillojnë negociatat me BE-në.

Zëri i Amerikës: Çka po ndodh me Aleancën për Shqiptarët? Kongresi juaj e shkarkoi zotin Ziadin Sela nga funksioni, ndërsa Kongresi i krahut të zotit Sela ju shkarkoi ju nga posti i kryetarit të partisë? A mund të ketë një proces gjyqësor mbi at se kush do ta drejtojë partinë?

Arben Taravari: Këtu ka një gabim. Është e vërtet se kongresi i tyre, i cili është jolegjitim më ka shkarkuar mua, kurse ne nuk e kemi shkarkuar zoti Ziadin Sela, vetëm e kemi kthyer statutin e 27 marsit të vitit 2022 kur u zgjodh zoti Sela për së dyti për kryetar partie. Vetëm atë status e kemi fuqizuar ku nuk ka Kryetar Kuvendi të partisë. Kështu që unë nuk dua t’i hy këtij debati se kishte një fraksion brenda ASH-së që mendonte se ne duhet të jemi bashkë me BDI-në, kryesisht funksionarë të ASH-së derisa ishim në qeveri. Ne do të respektojmë çdo vendim gjykate për këtë çështje, por të gjitha argumentet dhe faktet janë në anën tonë. Ne do t'ia lëm në dorë gjykatave vendimet mbi hapat e ardhshëm.

Marrë nga VOA

maqedonia e veriut president arben taraveri

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje