LIVE UPDATES
Bota

Nagavci: Vitin e ardhshëm mësimdhënësit testohen për licencë të avancuar

Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur më 28 dhjetor në Prishtinë, ka thënë se mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi që do të mundësojë avancimin në karrierë apo pagë më të lartë.

28 Dhjetor 2023, 16:36 Nga I.A
Nagavci: Vitin e ardhshëm mësimdhënësit testohen për
Arbërie Nagavci

KOSOVË- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga qershori i vitit 2024 do të fillojë testimi i mësimdhënësve që duan licencë të avancuar. Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur më 28 dhjetor në Prishtinë, ka thënë se mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi që do të mundësojë avancimin në karrierë apo pagë më të lartë.

“Tashmë kemi finalizuar infrastrukturën ligjore, udhëzimet administrative që e mundësojnë testimin e mësimdhënësve, jemi në bashkëpunim me Këshillin shtetëror për licencimin e mësimdhënësve dhe partnerët tanë, edhe në proces të krijimit të udhëzuesit i cili do t’i bëjë të qarta të gjitha procedurat, kriteret dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për realizimin me sukses të testit”, ka thënë Nagavci.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e kundërshton idenë e testimit të mësimdhënësve, si mënyrë për t’i rilicencuar ata.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se “një testim i tillë me shkrim” do të konsiderohej nënçmues dhe degradues nga mësimdhënësit, sepse ata i kanë përfunduar shkollimet përkatëse.

Megjithatë, ai kishte theksuar se sindikalistët nuk janë kundër vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, si dhe gradimit të tyre.

Nagavci ka thënë se SBASHK-u nuk duhet të kundërshtojë avancimin në karrierë për mësimdhënësit.

“Besoj që mësimdhënësit nuk janë kundër... do të jenë të suksesshëm në këtë vlerësim që do të bëhet dhe do të arrijnë të avancohen në karrierë, mund të ketë raste individuale por nuk mendoj që është mirë për SBASHK-un të dalë në mbështetje të atyre të cilët mund të kenë probleme”, ka thënë Nagavci.

Derisa ka folur për testimin për licencë të avancuar, Nagavci ka thënë se për këtë janë duke bashkëpunuar edhe me Shqipërinë dhe sipas saj më shumë rreth këtij testimi do të zbulojnë në tre mujorin e vitit të ardhshëm.

“Jemi në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë të cilët e realizojnë një test të tillë për mësimdhënësit. Kolegët tanë kanë pasur disa takime tashmë edhe kemi punuar në këtë drejtim dhe këtë do ta bëjmë të ditur në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe synimi është që nga qershori të fillohet me test për licencën e avancuar”, ka thënë Nagavci.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të vendit është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare. Në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Marrë nga REL

arbërie nagavci rrahman jasharaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj