23 Janar 2024, 12:47
Nga M.B
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- NATO-ja ka nënshkruar kontratë në vlerë të 1.1 miliard eurove për municion artilerie 155 milimetrash, ka thënë të martën aleanca. Një pjesë e tyre do të dërgohen në Ukrainë, pas ankesave të këtij vendi se mungesa e municioneve është duke i penguar përpjekjet për mbrojtje kundër pushtimit rus.
“Lufta në Ukrainë është bërë betejë municionesh”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg, pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës në selinë e aleancës në Bruksel.
NATO-ja e ka nënshkruar marrëveshjen në emër të shumë aleatëve që ose do t’i dërgojnë municionet në Ukrainë, ose do t’i ruajnë në magazinat e tyre ushtarake. Blerja e muncioneve me shumicë u garanton atyre çmime më të ulëta. Vendet e NATO-s pritet të pranojnë rreth 220.000 pjesë municionesh artilerie, dhe dërgesat e para pritet të lëshohen në fund të vitit 2025, ka thënë një zyrtar i NATO-s për agjencinë e lajmeve Reuters. Ato do të prodhohen prej kompanisë franceze Nexet dhe asaj gjermane Junghans.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
nato stoltenberg
Bota
23 Janar 2024, 12:36
M.B
Ana Bërnabiç
BRUKSEL- Bashkimi Europian konfirmoi se i ka mbërritur letra e kryeministres serbe, Ana Bërnabic përmes së cil...
Bota
23 Janar 2024, 12:25
N.F
Giucas Casella dhe Berlusconi
ITALI- Iluzionisti më i famshëm në Itali, Giucas Casella gjatë një interviste në podcast-in Rob...
Bota
23 Janar 2024, 12:17
N.F
Serbët me pankarta
BOSNJË HERCEGOVINË- Një grup serbësh të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë k...
Bota
23 Janar 2024, 12:14
N.F
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka dërguar letër homologut të tij suedez, Ulf Kristersson, me ftesë pë...
Bota
23 Janar 2024, 11:49
M.B
Presidenti turk Tajip Erdogan, kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mblidhen para taki...
Bota
23 Janar 2024, 11:10
M.B
Vadim Krasnoselsky
MOLDAVIA- Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë, Transdniestria, u bëri thirrje institucioneve t...
Bota
23 Janar 2024, 10:59
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Gjermania mund të ndërpresë fondet shtetërore për partinë pasardhëse të NPD-së s&eu...
Bota
23 Janar 2024, 10:39
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Oficerët e forcave të armatosura përjetuan momente tmerri kur valë të mëdha “përpinë&rd...
Bota
23 Janar 2024, 10:23
M.B
Zyrtarë policorë dhe disa banorë të mbledhur afër një zone të sulmuar në Ukrainë më 23 janar.
UKRAINA- Di...
Bota
23 Janar 2024, 09:21
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në Bruksel vendet anëtare të BE-së janë konsultuar për një strategji të re në Lindjen...