LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i dërgesave nga Serbia, Dogana: Po zbatojmë vendimin e BQK-së

Banka NLB Komercijalna deri në fund të këtij janari kishte operuar në Kosovë dhe kishin licencë që të punonin me dinarin serb në Kosovë.

14 Shkurt 2024, 14:47 Nga N.F
Ndalimi i dërgesave nga Serbia, Dogana: Po zbatojmë vendimin e
Foto ilustruese

KOSOVË- Serbia tha se Kosova ka ndaluar edhe një dërgesë me dinarë në Kosovë, por nga Dogana e Kosovës thanë se disa persona, që janë paraqitur se përfaqësojnë një bankë tashmë të mbyllur, janë udhëzuar që të ndjekin vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.

“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Bankën Komercijalna, e cila tashmë është mbyllur. Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme. Të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Banka NLB Komercijalna deri në fund të këtij janari kishte operuar në Kosovë dhe kishin licencë që të punonin me dinarin serb në Kosovë. Banka ka njoftuar klientët e saj se llogaritë e tyre në dinarë do të transferohen në një nga degët e bankës në qytetet e Serbisë.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë është në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila thotë se vetëm euroja është valuta për pagesa me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se dinarët që u ndalën të shkonin në Kosovë ishin të destinuara për pagesën e rrogave, pensioneve dhe ndihmës tjetër sociale për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, tha se përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë dhe kompanisë “Henderson” janë përzënë nga pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë. Ai pretendoi se policia e Kosovës i ka kërcënuar ata me arrestim.

“Kështu, [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e ka thënë qartë se e ashtuquajtura periudhë tranzitore është gënjeshtër e pastër dhe se po punohet gjatë gjithë kohës në funksionalizimin për ndalimin e dinarit”, u tha në reagim.

Petkoviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Prishtinës për të hequr dorë përfundimisht nga vendimi i njëanshëm për ndalimin e dinarit”.

Më 7 shkurt, autoritetet serbe po ashtu kishin deklaruar se një dërgesë me dinarë serbë u ndal në Jarinjë, por nga Dogana e Kosovës kishin argumentuar se palës serbe i ishte sqaruar se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Po atë ditë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se Banka Popullore e Serbisë, dërgoi një kamion mbushur me dinarë serbë në vlerë prej afër 1 milion eurosh drejt kufirit të Kosovës. Por, sipas tij, individët që po e përcillnin këtë mjet transportues, “u prezantuan me kredenciale të një kompanie inekzistente me pretendimin që paratë duan t'i dërgojnë te një entitet po ashtu inekzsitent në Kosovë dhe për interes të përfituesve, emrat e të cilëve as i dinë, e as nuk i kanë”.

Në rregulloren për operacione me para të gatshme, të miratuar nga BQK-ja, thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm "përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja".

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera. Komuniteti ndërkombëtar po i kërkon Kosovës që të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa informimin e duhur të qytetarëve. BQK-ja në fillim të javës bëri të ditur se rregullorja do të zbatohet përmes një faze tranzitore jo më të gjatë se tre muaj.

Marrë nga REL

bqk kosova serbia dogana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj