LIVE UPDATES
Bota

Ndërhyrjet në zgjedhjet e 2020, VOA: Departamenti i Drejtësisë në SHBA do të publikojë një pjesë nga raporti i Prokurorit të Posaçëm për Trump

Departamenti i Drejtësisë tha se do të vazhdojë me planet për të publikuar pjesën e raportit për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, por pjesën për dokumentet e klasifikuara të raportit do ta vërë në dispozicion vetëm për kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Juridike të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, përsa kohë vazhdon çështja për dy të pandehurit e tjerë.

8 Janar 2025, 17:59 Nga r.ll
Ndërhyrjet në zgjedhjet e 2020, VOA: Departamenti i
jack smith

SHBA- Departamenti i Drejtësisë thotë se do të publikojë përfundimet e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith lidhur me përpjekjet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, por jo pjesën tjetër të raportit për momentin.

Ky vendim u bë i njohur në një dokument dorëzuar të mërkurën në një gjykatë federale të apelit, e cila po shqyrton një kërkesë të avokatëve mbrojtës për të bllokuar publikimin e raportit me dy vëllime, ndërsa mbetet pezull çështja e akuzave ndaj dy të pandehurve të tjerë, në çështjen kur akuzohej ish-presidenti republikan dhe tashmë Presidenti i zgjedhur për marrjen e paligjshme të dokumentave të klasifikuara.

Aileen Cannon, gjyqtarja e çështjes së dokumenteve të klasifikuara, e emëruar nga zoti Trump, e pranoi kërkesën të martën, duke lëshuar një bllokim të përkohshëm për raportin.

Departamenti i Drejtësisë tha se do të vazhdojë me planet për të publikuar pjesën e raportit për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, por pjesën për dokumentet e klasifikuara të raportit do ta vërë në dispozicion vetëm për kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Juridike të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, përsa kohë vazhdon çështja për dy të pandehurit e tjerë.

Nuk është ende e qartë se kur mund të publikohet pjesa e raportit për ndërhyrjen në zgjedhje. Në dokument i kërkohet Gjykatës së Apelit në Atlanta që të anulojë urdhrin e gjykatëses Cannon, që dukej se të paktën përkohësisht ndaloi publikimin e të gjithë raportit.

Departamenti i Drejtësisë tha se autoriteti i Prokurorit të Përgjithshëm për të publikuar pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje është "i qartë" dhe se të pandehurit e tjerë të çështjes së dokumentave të klasifikuara, dy punonjës të Mar-a-Lagos. nuk kanë asnjë argument ligjor për të bllokuar publikimin e një pjese të raportit që nuk ka lidhje fare me ta.

Raporti pritej të detajonte gjetjet dhe vendimet e akuzave në dy hetimet e zotit Smith. Hetimi për dokumentet e klasifikuara u hodh poshtë në korrik nga gjykatësja Cannon, e cila arriti në përfundimin se emërimi i Smith ishte i paligjshëm.

Ekipi i Prokurorit Smith vendosi t’i pushojë të dyja rastet në nëntor, pas fitores së zotit Trump, duke iu referuar një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës, presidentët që janë duke ushtruar detyrën, nuk mund të jenë subjekt i hetimeve federale./VOA

jack smith departamenti i drejtesise ne shba zgjedhjet e 2020 ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj