Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kamberi shprehet se cilësimi nga ana e Vuçiçit se në aksionin e Policisë së Kosovës për neutralizimin e grupit të armatosur serb kishte “kriminelë të trajnuar nga Presheva”, mund të nënkuptojë hakmarrje në të ardhmen për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
SERBI- Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Serbi, Shaip Kamberi njëkohësisht deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, ka thënë se pas dështimit të grupit terrorist serb në Banjskë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mund të hakmerret ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kamberi shprehet se cilësimi nga ana e Vuçiçit se në aksionin e Policisë së Kosovës për neutralizimin e grupit të armatosur serb kishte “kriminelë të trajnuar nga Presheva”, mund të nënkuptojë hakmarrje në të ardhmen për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Deputeti iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë çdo tentativë për hakmarrje nga presidenti serb
POSTIMI I PLOTË:
Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”.
Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?
Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?
Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë.
Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Foto Ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosov&...
pamje nga vendngjarja HOLLANDË- Dy persona kanë humbur jetënpas disa të shtënave me armë zjarri në Roterdam të...
Ushtar KOSOVË- Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvill...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Banjsk...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një vajzë tre vjeçare qëlloi veten...
Michael Carpenter EVROPË-Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqë...
Arbër Zaimi TIRANË- Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka komentuar situatën në veri propozimin e kryemi...
Milan Radoiçiç dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirm...
Albulena Haxhiu KOSOVË-Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se lidhur me përfshirjen e Milan ...
foto ilustruese ZVICËR- Sipas një studimi të zhvilluar së fundmi, prej dy vite radhazi të ngrohjes ekstreme në Alpe kan&...