Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mxhiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për vendosjen e luleve në Sheshin Skënderbeu në Shkup, në nder të viktimave.
MAQEDONI E VERIUT- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan. Qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në kujtim të këtyre viktimave, dhe po ashtu janë vendosur edhe disa fotografi të tyre.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë Izet Mxhiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për vendosjen e luleve në Sheshin Skënderbeu në Shkup, në nder të viktimave.
“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njëjtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, shkruan Mexhiti.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.
Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
bartolomeu STAMBOLL- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar ngushëllimet presidentit të Maqedonisë së Veriut&nb...
foto ilustruese SHKUP- Në klinikën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin “Nënë Tereza” gjatë ditës ...
raketa UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar raketën e re të ushtrisë ukrainas që quhet "Long Neptun...
hristijan mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka dyshime se ...
diskoteka e djegur SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në ...
papa francesku VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka publikuar sot në media një foto të Papa Françeskut, në prof...
fotot ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë marrë në...
Gordana Siljanovska Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në një konferencë ...
nje nga te mbijetuarit e tragjiedise KOÇAN- Në oborrin e spitalit të Koçanit situata është e tensionuar, ku familjarë...
foto ilustruese GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka pësuar djegie të rënda pasi u sulmua më herët gjatë ditës s...