6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në raportin e fundit të kompanisë nuk përmendet përfshirja e plotë e zotit Musk në politikën e krahut të djathtë, që sipas disa ekspertëve ka dekurajuar disa klientë të mundshëm që kanë pikëpamje të ndryshme.
NJU JORK- Kompania e prodhimit të makinave Tesla, e drejtuar nga Elon Musk, duhet të raportojë çdo vit për investitorët rreth zhvillimeve që mund të ndikojnë negativisht tek kompania si p.sh. paditë e kushtueshme për bateritë që kanë marrë zjarr, apo mundësia e ndonjë pandemie tjetër.
Në raportin e fundit të kompanisë nuk përmendet përfshirja e plotë e zotit Musk në politikën e krahut të djathtë, që sipas disa ekspertëve ka dekurajuar disa klientë të mundshëm që kanë pikëpamje të ndryshme.
“Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, thotë konsulenti nga Nju Jorku, Robert Passikoff. “Njerëzit nuk do të vazhdojnë të blejnë prodhimet e tua”.
Për këtë mund të jetë tashmë tepër vonë. Shitjet e kompanisë Tesla ranë me 45% në Evropë gjatë muajit janar, sipas të dhënave të firmës kërkimore Jato Dynamics, ndërkohë që shitjet e makinave elektrike në përgjithësi janë rritur. Rënia në Evropë, pason raportimet për rënie të shitjeve edhe në Kaliforni, tregu më i madh i kompanisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe pas rënies së parë vjetore në rang global vitin e kaluar.
“As nuk dua t’i jap asaj”, thotë pronari i makinës Tesla ‘Model 3’, John Parnell, demokrat nga Kalifornia. Ai shton se ka anuluar porosinë që pati bërë për kamionin e ri ‘Cybertruck’, duke humbur edhe depozitën që pati bërë. “Ai po e shkatërron markën me politikat e tij”.
Analistët e industrisë së automobilëve mendojnë se është tepër herët për të thënë se sa po ndikon zoti Musk tek ecuria e kompanisë Tesla, pasi ka edhe shumë faktorë të tjerë që mund të shpjegojnë vështirësitë e tanishme. Makina më e suksesshme në treg, ‘Model Y’, pritet të dalë me një model të ri këtë vit dhe për pasojë, shumë klientët mund të presin dhe mos blejnë modelin është aktualisht në treg.
Gjithashtu, kompanitë evropiane dhe kineze të prodhimit të automjeteve janë duke iu afruar nivelit teknologjik të kompanisë Tesla, që udhëheq tregun botëror, duke ofruar makina me bateri me kapacitet më të lartë dhe me cilësi në rritje. Por në këto kushte, komentet politike të zotit Musk tingëllojnë edhe më të pakujdesshme, thonë analistët e industrisë së automjeteve.
“Musk-u mendon se mund të thotë çdo gjë që dëshiron dhe nuk mendon se Tesla do të vuajë ndonjë pasojë”, thotë Seth Goldstein, analist në Morningstar. “Tesla ishte në pozicion në avantazh. Tashmë ka konkurencë”.
Shifrat për shitjet ishin në veçanti të dobëta në Gjermani dhe Francë gjatë muajit janar, me një rënie me 60%, që është më poshtë se mesatarja e rënies në mbi dymbëdhjetë vende evropiane. Gjatë muajit shkurt, shitjet në Francë ranë me 26% më shumë.
Më shqetësuese janë shifrat për modele të caktuara të Teslës. Shitjet e ‘Modelit 3’ ranë me 33% në të gjitha vendet evropiane, megjithëse për këtë tip makine nuk pritet të dalë një model i ri dhe blerësit nuk kanë ndonjë arsye për të pritur.
Shumë nga klientët e kompanisë Tesla ishin profesionistë në gjendje të mirë financiare dhe me ndjeshmëri mjedisore, shpesh liberalë, që tërhiqeshin nga deklaratat e zotit Musk se si makinat e tij elektrike mund ta shpëtonin planetin nga shkatërrimi për shkak të përdorimit të karburanteve fosile. Situata nuk është më e tillë.
“Mua më adhuronte e majta”, tha zoti Musk gjatë një interviste me Tucker Carlson-in më 18 shkurt, ndërsa aksionet e kompanisë së tij ishin duke pësuar një rënie prej 30%. “Nuk është më kështu këto ditë”.
Vendimi i tij për të kontribuar me 270 milionë dollarë për fushatën elektorale të Presidentit Donald Trump dhe për t’i dhënë atij mbështetje publike përbënte risk të mjaftueshëm për biznesin e tij. Ai e vazhdoi këtë më tej, duke ndjekur një strategji të ashpër si drejtues i ekipit të Presidentit Trump për efikasitetin e qeverisë, si dhe duke e shtrirë më gjerë retorikën e tij në planin ndërkombëtar.
Ai mbështetet nga një parti gjermane e së djathtës së skajshme, me qëndrime pro-ruse dhe anti-myslimane, e cila e ka quajtur kryeministrin britanik një “tiran të lig” që drejton një “shtet policor” dhe e cila deklaroi rishtazi për vendin fqinj të Shteteve të Bashkuara dhe tregun më të madh për kompaninë Tesla, se “Kanadaja nuk është një vend i vërtetë”.
Reagimet kanë qenë të ashpra. Në panairet e Teslës në Shtetet e Bashkuara ka patur protestues, makinat Tesla janë dëmtuar dhe mbi makinat janë shfaqur etiketa me mbishkrime kundër zotit Musk. Një imazh i tij u var në Milano dhe një tjetër pamje e tij ndërsa ai shtrinte krahun u projektua mbi fabrikën e Teslës në Berlin. Një poster i tij në një stacion autobuzi në Londër qarkulloi gjerësisht në mediat sociale. Një ministër i qeverisë polake bëri thirrje për bojkot ndaj Teslës.
“Nuk do të blej më ndonjëherë (makinë) Tesla”, tha 50-vjeçari Jens Fischer, që punon si tregtar mikroskopësh në Witten, të Gjermanisë. Ai mendon se zoti Musk po “destabilizon demokracinë” dhe ka ngjitur tek makina e tij një etiketë me shprehje kundër zotit Musk. “Do ta shes nëse marr një ofertë të mirë”, thotë ai.
Investitori në kompaninë Tesla, Ross Gerber, thotë se zoti Musk arriti disi të shoqërojë produktin më të mirë në botë, me strategjinë më të keqe të marketingut.
“Njerëzit duan të blejnë gjëra që i bëjnë të ndjehen mirë; nuk dëshirojnë të përfshihet politika”, thotë zoti Gerber, menaxher i një portofoli investimesh që përfshin edhe aksione të Teslas me vlerë rreth 60 milionë dollarë. “Është edhe më keq kur ke çështje përçarëse, qoftë nëse ka të bëjë me shkarkimin e shkencëtarëve për klimën, apo heqjen e ndihmave për fëmijët që vdesin urie në Afrikë”.
Bojkotet tentojnë të fashiten gradualisht dhe analisti Goldstein thotë se blerja e një makine është një vendim shumë i madh dhe me kosto tepër të lartë për ta shndërruar me sukses në një objektiv të bojkotit.
Një pronar i një makine Tesla, londinezi Harry Chathli, nuk ndikohet nga reagimet dhe thotë se nuk ka ndërmend ta heqë Teslën e tij të modelit S. Ai e lavdëron zotin Musk, duke e quajtur një vizionar për transformimin “e mënyrës se si mendojmë për transportin dhe të ardhmen e planetit tonë”.
Por, nëse aksionet e Teslës mund të shërbenin si një tregues për përkeqësim të shanseve të kompanisë, nuk po ndihmon as pozicioni i zotit Musk në administratën e Presidentit Trump. Deri të premten, aksionet e kompanisë kishin rënë me 37% që nga Dita e Inaugurimit – një humbje prej 550 miliardë dollarësh për investitorët./ VOA
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Autoritetet gjarmane kanë përjashtuar mundësinë për sulm terrorist në Mannheim të Gjerm...
Melanie Jolie KANADA- Ministrja e jashtme kanadeze, Melanie Jolie është shprehur së fundmi se tarifat e presidentit amerikan Donal...
foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump tha se nuk kishte asnjë shans për Meksikën apo Kanadanë për të shmangur tarifat...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Evropën se shpenzon shuma të mëdha për energjinë ruse, ndërkoh...
Donald Trump SHBA- Ligjvënësi republikan, Brandon Gill, ka njoftuar se do të prezantojë një projekt-ligj për vendosjen e imaz...
"Një zjarr shpërtheu në një tubacion nafte në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë pas një sulmi nga dronët u...
Lindja e Mesme - Ushtria izraelite njoftoi këtë mbrëmje se kishte goditur një objekt ushtarak, ku ndodhej një depo armë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar fermerët amerikanë për tarifat për produktet e import...
Itali - “Një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt, madje as të Shteteve të Bashkuara." Kështu u shpre...
rubio, lammy SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretëris&eum...