LIVE UPDATES
Bota

Ndodh në SHBA/ Gjykata e Lartë bllokon planin e Presidentit Biden për falje të kredive studentore

Në një vendim 6 me 3, gjykatësit vendosën kundër planit të Presidentit Biden e në favor të gjashtë shteteve me prirje konservatore, që e kishin kundërshtuar atë.

30 Qershor 2023, 19:12 Nga I.A
Ndodh në SHBA/ Gjykata e Lartë bllokon planin e Presidentit Biden
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë amerikane bllokoi të premten planin e Presidentit Joe Biden, për të anuluar borxhet prej 430 miliardë dollarësh në kredi studentore, nga i cili do të përfitonin 43 milionë amerikanë. Në një vendim 6 me 3, gjykatësit vendosën kundër planit të Presidentit Biden e në favor të gjashtë shteteve me prirje konservatore, që e kishin kundërshtuar atë. Veprimi i gjykatës i dha një goditje 26 milionë amerikanëve, që kanë marrë kredi studentore, e që kishin aplikuar për lehtësim nga barra financiare, pasi Presidenti Biden njoftoi programin në gusht të vitit 2022, deri në nëntorin e vitit kaluar, kur disa gjykata më të ulëta, e bllokuan atë. Vendimi po ashtu shihet si një pengesë politike për presidentin demokrat.

Gjatë shtete, Arkansa, Ajova, Kansas, Mizuri, Nebraska dhe Karolina e Jugut, kishin ngritur padi kundër planit të Presidentit Biden. Padi kishin ngritur edhe dy persona, që kishin marrë kredi studentore e nuk kualifikoheshin për lehtësim, sipas kritereve të planit.

Plani i zotit Biden ishte një përmbushje e premtimit të tij të bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2020, për të anuluar një pjesë të borxhit prej 1.6 trilionë dollarësh, që studentë dhe ish studentë, i detyrohen qeverisë federale. Por republikanët e quajtën atë një tejkalim kompetencash nga ana e presidentit, e që do të siguronte përfitim të padrejtë për një pjesë dhe jo për të gjithë ata që kanë marrë kredi studentore. Vendimi i gjykatës vjen në një kohë kur Presidenti Biden ka nisur fushatën për t’u rizgjedhur në vitin 2024.

Sipas planit të presidentit, qeveria do të falte deri në 10,000 dollarë borxh studentor për amerikanët me të ardhura nën 125,000 dollarë në vit, si dhe 20,000 dollarë, për përfituesit e granteve ‘Pell’, që u jepen studentëve nga familje me të ardhura të ulëta.

Vendimi erdhi një ditë pasi Gjykata e Lartë bllokoi përdorimin e racës si faktor për pranimin në universitet amerikane, një politikë që ka synuar rritjen e numrit të studentëve me ngjyrë, atyre hispanikë, apo të racave të tjera pakicë, që janë të nënpërfaqësuara. Presidenti Biden tha të enjten se gjykata, me shumicën e saj konservatore, ishte një institucion i painformuar mbi vlerat themelore të vendit.

Gjatë paraqitjes së argumenteve mbi çështjen e kredive studentore, në muajin shkurt, administrata Biden tha se plani bazohej në një ligj federal të vitit 2003, të quajtur Akti i Mundësive për Ndihmë për Studentët e Arsimit të Lartë, i cili i jep të drejtë sekretarit të arsimit të "heqë, ose modifikojë" ndihmën financiare për studentët në kohë lufte, apo emergjencash kombëtare.

Si Presidenti Biden ashtu edhe paraardhësi i tij republikan Donald Trump, u mbështetën tek ky akt, në vitin 2020, për të pezulluar përkohësisht pagesat për kreditë studentore, apo grumbullimin e interesit gjatë asaj periudhe, si masa për të lehtësuar problemet financiare me të cilat po përballeshin studentët gjatë pandemisë së COVID-19.

Sipas një sondazhi të kryer në muajin mars nga agjencia ‘Reuters’ dhe qendra ‘Ipsos’, rreth 53% e amerikanëve e mbështesin planin e Presidentit Biden për lehtësim të barrës financiare studentore, ndërsa 45% janë kundër tij. Të anketuarit ndahen fort sipas përkatësisë partiake, me demokratët që e mbështesin atë gjerësisht dhe republikanët që përgjithësisht e kundërshtojnë.

Marrë nga VOA

shba joe biden

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë