LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet për targat, Petkoviç: Vendimi i Kurtit ka qenë joligjor dhe i dhunshëm

Më 31 tetor, Petkoviç ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë se serbët në Kosovë, nuk dëshirojnë targa tjera të makinave dhe se serbët që jetojnë në “Kosovë dhe Metohi e konsiderojnë veten qytetarë të Republikës së Serbisë”.

31 Tetor 2022, 12:12 Nga d.a.
Ndryshimet për targat, Petkoviç: Vendimi i Kurtit ka qenë
Petkovic

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS, Republika e Kosovës, ka qenë “”joligjor dhe i dhunshëm”, dhe se qëllimi i tij kryesor është “shtypja” e ekzistencës së serbëve në Kosovë.

“Kurti ka marrë vendim joligjor që serbët, të cilët kanë makina me targat KM (Mitrovicë e Kosovës), duhet të riregjistrohen në RKS, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani”, ka thënë Petkoviq për Radiotelevizionin e Serbisë.

Ai ka përsëritur se Kurti dëshiron të frikësojë serbët, mirëpo që Serbia nuk do të lejojë pogrom.

Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin - që pritet të zgjasë deri më 21 prill - për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës. Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.

Më pas, deri më 21 janar të vitit 2023 do të ketë gjobë dhe më vonë do të lëshohen targat provuese për dy muaj. Sipas planit, prej 21 prillit nuk do të mund të ketë më targa serbe.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, afati i fundit për riregjistrimin e makinave në RKS ka qenë 31 tetori i këtij viti. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.

Më 31 tetor, Petkoviq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë se serbët në Kosovë, nuk dëshirojnë targa tjera të makinave dhe se serbët që jetojnë në “Kosovë dhe Metohi e konsiderojnë veten qytetarë të Republikës së Serbisë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre se pse Qeveria e Kosovs nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pati thënë se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje dhjetëmujore të vendimit për targat, ndonëse besojnë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin.

Petkoviq ka thënë se SHBA-ja është duke përmendur se vendimi është në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe se gabim është vetëm afati i shkurtër.

“Ne kemi parë njoftime nga Uashingtoni dhe Brukseli, por ne duhet të shohim edhe veprime konkrete”, ka thënë Petkoviq.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Targat serbe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës. Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL/

petar petkoviç albin kurti reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj