LIVE UPDATES
Bota

"Projektligjit për agjentët e huaj", vijojnë protesta në Gjeorgji

Aksioni i 28 prillit ishte vazhdim i tubimeve që u mbajtën për dy javë, të udhëhequra nga partitë e opozitës dhe grupet aktiviste kundër avancimit të atij që po quhet projektligj për "agjentët e huaj". Sipas kritikëve, projektligji pasqyron atë që përdoret nga Kremlini për të heshtur kritikët në Rusi.

29 Prill 2024, 08:06 Nga M.B
"Projektligjit për agjentët e huaj", vijojnë protesta
Protestat kundër "Projektligjit për agjentët e huaj". Tbilisi, 28 Prill 2024.

GJEORGJIA- Mijëra njerëz dolën përsëri në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të protestuar kundër planeve të partisë në pushtet për të kaluar një projektligj për të cilin kritikët vendas, si dhe vendet perëndimore, kanë thënë se do të përdoret për të shtypur zërat e pavarur në vendin e Kaukazit Jugor. Aksioni i 28 prillit ishte vazhdim i tubimeve që u mbajtën për dy javë, të udhëhequra nga partitë e opozitës dhe grupet aktiviste kundër avancimit të atij që po quhet projektligj për "agjentët e huaj". Sipas kritikëve, projektligji pasqyron atë që përdoret nga Kremlini për të heshtur kritikët në Rusi.

Rreth 10.000 njerëz u mblodhën në Sheshin e Republikës në qendër të Tbilisit gjatë natës së 28 prillit, duke kënduar himnin e Gjeorgjisë dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe duke mbajtur pankarta të BE-së. Sipas raportimeve, disa protestues kishin thyer linjat e sigurisë pranë ndërtesës së parlamentit, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës dhe sprej, për të shpërndarë turmat.

Dëshmitarët thanë se policia po lëvizte me pajisje më të rënda rreth vendeve të protestës në Sheshin e Republikës dhe pranë parlamentit. Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit të tij për ta risjellë një “ligj për agjentët e huaj të stilit rus” mund të shkaktojë ndryshime në politikën amerikane karshi Tbilisit.

Në letër, të dërguar më 26 prill dhe të cilën e siguroi Zëri i Amerikës, senatorët thanë se janë “tejet të shqetësuar që po minohen synimet transatlantike të Gjeorgjisë”. Kjo letër u dërgua pak pasi Komiteti amerikan i Helsinkit i bëri thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ta tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj” dhe i kërkoi Tbilisit të “largohet nga kjo rrugë e dëmshme”. Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, prezantoi legjislacionin në vitin 2023 por u detyrua ta tërhiqte atë pas protestave masive. Grupi parlamentar i partisë e riktheu ligjin me ndryshime të vogla formulimi dhe kaloi lexim të parë, më 17 prill.

Leximi përfundimtar i projektligjit është planifikuar të debatohet më 17 maj. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i tha BBC-së se do të vendosë veton ndaj tij nëse miratohet në leximin përfundimtar. Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është fakti se projektligji është "pikërisht një kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimir] Putin." Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka mjaft ligjvënës për ta anashkaluar atë nëse ajo përdor veton e saj.

Mamuka Mdinaradze, kryetar i grupit parlamentar të Ëndrrës Gjeorgjiane, tha këtë muaj se partia e ka ndër mend ta risjellë këtë projektligj, i cili do t’i detyronte organizatat jofitimprurëse dhe mediat, të cilat financohen nga jashtë dhe të cilat janë të angazhuara në aktivitete “politike”, të raportojnë për aktivitetet e tyre para autoriteteve. Projektligji parasheh gjithashtu që autoritetet të kenë kompetenca të mëdha mbikëqyrëse, si dhe dënime të mundshme për vepra të paspecifikuara penale./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj