All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Në kërkim të energjisë bërthamore!" Analiza: Serbia gjen veten në udhëkryq mes Kinës, Rusisë e Perëndimit

Disa ministra serbë njoftuan më 10 korrik se vendi po shqyrton heqjen e ndalesës 35-vjeçare të epokës jugosllave për reaktorët bërthamorë. Ata thanë se është hapur një debat publik për ndryshimin e politikës së kamotshme të Beogradit për energjinë.

11 Korrik 2024, 07:51 Nga M.B
"Në kërkim të energjisë bërthamore!" Analiza:
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SERBIA- Serbia po punon për t’i dhënë fund ndalimit shumëvjeçar të ndërtimit të centraleve bërthamore në territorin e vet, e shtyrë nga nevoja për shumëllojshmëri në sektorin e energjisë dhe për t’u larguar nga varësia ndaj gazit të lirë rus.

Disa ministra serbë njoftuan më 10 korrik se vendi po shqyrton heqjen e ndalesës 35-vjeçare të epokës jugosllave për reaktorët bërthamorë. Ata thanë se është hapur një debat publik për ndryshimin e politikës së kamotshme të Beogradit për energjinë.

Nëse kjo ndodh, atëherë Qeveria serbe mund të zhytet në çështje gjeopolitike që përfshijnë energjinë bërthamore në Evropën Lindore, ku vendet po kërkojnë të largohet nga varësia ndaj Rusisë – e cila e ka mbizotëruar sektorin e energjisë bërthamore – dhe t’i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit me vendet si, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po synon ta përdorë realitetin e ri, krijuar nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, dhe ta shtrijë strategjinë e njëjtë edhe për të ardhmen bërthamore të vendit të cilët e ka përdorur me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian karshi Rusisë dhe Kinës në lidhje me një sërë çështjesh së politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Edhe pse Serbia nuk ka qenë e ashpër me Rusinë sikurse ka qenë Bashkimi Evropian, ajo po synon ta ruajë një baraspeshë me Perëndimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Stefan Vladisavljev, drejtor i programit në Fondacionin BFPE nga Beogradi.

“Kjo nënkupton që Serbia të largohet nga Rusia për projekte të mëdha strategjike, por mbetet të shihet se ku do ta shpjerë kjo saktësisht Beogradin”, shtoi ai.

Para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Serbia varej nga fuqia e lirë punëtore vendëse dhe nga gazi i liruar rus, për t’i bërë industritë e veta prodhuese dhe minierat më atraktive dhe më konkurruese për investitorët. Por, sanksionet e Perëndimit dhe trazimi i tregut kanë bërë që çmimi i gazit rus të rritet.

Kjo ka bërë që Vuçiç të jetë në udhëkryq, të zgjedhë mes nevojës për ta përmirësuar sigurinë energjetike të Serbisë duke shtuar centralet bërthamore, dhe vëmendjes gjeopolitike që sjell vendi me të cilin Beogradi vendos të bashkëpunojë.

Zyrtarët serbë i kanë shqyrtuar mundësitë vazhdimisht, pasi janë takuar tashmë në prill me kompaninë britanike Rolls-Royce, si dhe Electricite de France (EDF), kompaninë shtetërore franceze, ku e nënshkruan një memorandum “për vlerësimin e potencialit për zhvillimin e programit bërthamor civil në Serbi”.

Në qershor, Ministria e Energjisë e Serbisë tha se po i “vendos gur themelet” për vlerësimin e partneritet me EFD-në. EDF-ja nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë në pyetjen se çfarë nënkupton bashkëpunimi me Serbinë, por, ndërkohë, Kina është futur në valle.

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC) mund të furnizojë me reaktorë të vegjël modularë (SMRS), për të cilët ithtarët thonë se janë më pak të vështirë për t’u ndërtuar dhe mund t’i përshtaten më mirë një vendi si Serbia, e cila ka nevojë për centrale bërthamore më modeste.

Një opsion tjetër është blerja e aksioneve në centralin bërthamor Paks 2, i cili është në ndërtim e sipër ende. Ky central është një projekt i përbashkët ruso-hungarez i nisur më 2014, që ndodhet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Budapestit, i cili mund të dërgojë rrymë në jug të Serbisë. Ministria serbe e Energjisë tha për REL-in se është duke i shqyrtuar të gjitha partneritetet e mundshme.

“Pas ndryshimit të kornizës legjislative, Serbia do ta analizojë potencialin për bashkëpunim në nivel rajonal dhe ndërkombëtar me vende të cilat kanë program të zhvilluar bërthamor, me Kinën, Francën, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Japoninë dhe vendet e tjera të rëndësishme”, tha ajo.

Derisa Rusia e ka humbur mbizotërimin e saj në eksportimin e naftës dhe gazit prej se e nisi luftën në Ukrainë më 2022, ajo vazhdon të jetë lojtari më i madh në botë në furnizimin me karburant bërthamor, pasi përbën 40 për qind të gjithë tregut global. Rusia ka gjithashtu një monopol të plotë në prodhimin e karburantit të avancuar bërthamor që do të nevojitet për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të reaktorëve bërthamorë.

Për vendet me reaktorë të prodhuar nga Rusia, kjo varësi është edhe më e thellë, me gjigantin shtetëror të energjisë bërthamore të Rusisë, Rosatom, që operon 18 reaktorë në të gjithë BE-në, pjesa më e madhe e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kjo varësi deri më tani ka lënë Rosatomin dhe materialet bërthamore ruse jashtë listës së sanksioneve të miratuara në Bruksel, por Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe ofruesit e rëndësishëm perëndimorë të karburantit bërthamor, kanë njoftuar planet për ta rritur kapacitetin e tyre të uraniumit të pasuruar dhe për të ndërtuar reaktorë në të gjithë Evropën.

Në këtë kontekst, Beogradi duhet të marrë vendim dhe të planifikojë për implikimet afatgjate. Tani për tani, Serbia e siguron gati 70 për qind të rrymës nga thëngjilli, por është zotuar se do ta tërheqë nga përdorimi atë plotësisht deri në vitin 2050.

“Është shumë e rëndësishme se nga kush e merr një vend reaktorin e vet”, tha për REL-in Jennifer Gordon, drejtoreshë e Iniciativës së Këshillit Atlantik për Politikë të Energjisë Bërthamore. “Marrëdhënia blerës-shitës mund të jetë marrëdhënie 100-vjeçare, kur ke parasysh ndërtimin e reaktorit, jetëgjatësinë e tij dhe nevojën për ta nxjerrë nga përdorimi atë”.

Për Beogradin, vendimi bërthamor mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese se kah po e çon Vuçiqi vendin e tij. Derisa Serbia mbetet neutrale, Vuçiç ngul këmbë se synimi i tij është anëtarësimi në BE, por bisedimet kanë shënuar shumë pak përparim në 12 vjetët e fundit, midis shqetësimeve nga BE-ja për sundimin e ligjit dhe statusin e Kosovës.

Serbia ka marrëdhënie tradicionalisht të ngushta me Moskën, por Beogradi ka kërkuar ta largojë veten nga Rusia prej se nisi lufta në Ukrainë. Vuçiç ka ndërtuar gjithashtu lidhje të forta me Kinën, e cila ka investuar shumë në vendin ballkanik dhe shpesh kryeson sondazhet e opinionit serb si fuqia e huaj më popullore. Serbia, së bashku me Hungarinë, ishin gjithashtu dy vendet e vetme evropiane që lideri kinez, Xi Jinping, i vizitoi në maj pas vizitës së tij shtetërore në Francë.

"Vizita e Xisë hapi kufij të rinj për bashkëpunim," tha Vladisavljev. “Kina është tashmë një lidere në burimet e rinovueshme të energjisë dhe po kërkon mënyra të reja për të zgjeruar praninë e saj. Për Beogradin, mënyra më e mirë për t’i shfrytëzuar lidhjet e tij me Kinën është të fokusohet në fusha që Serbia nuk mund t'i bëjë e vetme”.

Vuçiç i ka forcuar gjithashtu lidhjet me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili e ka bërë zhvillimin e energjisë bërthamore në të gjithë Evropën dhe përkrahjen e firmave evropiane pjesë kyçe të politikës së tij të "autonomisë strategjike", e cila kërkon të riformësojë rendin politik në të gjithë kontinentin.

Derisa EDF-ja e Francës – dikur prodhuesi më i madh i energjisë bërthamore në botë – duket se është afër marrëveshjes me Beogradin, Serbia po i vlerëson ende edhe mundësitë e tjera. Ministria serbe e Energjisë tha për REL-in se do ta bëjë një vlerësim së shpejti për atë se a ta zgjedhë një reaktor tradicional apo një SMR. Vuçiq tha në mars në një samit në Bruksel për energjinë se “ne jemi të interesuar t’i kemi së paku katër reaktorë të vegjël për zëvendësimin e 1.200 megavateve prodhim”.

Kina dhe Rusia janë duke garuar se cila të dalë e para në fushën e SMR, por në treg është duke përparuar edhe një grumbull firmash amerikane dhe evropiane. Një pengesë e madhe për arritjen e një marrëveshjeje për SMR mund të jetë çmimi. Në mars, Vuçiç tha se çmimi për katër SMR mund të arrijë në 7.5 miliardë euro dhe do të kërkonte financim nga jashtë, sepse ai "nuk e di se si do të financohej".

Një opsion më pak i kushtueshëm është blerja e aksioneve në fabrikën e Hungarisë Paks 2, e cila është një ide që Vuçiç e diskutoi për herë të parë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në vitin 2021. Blerja e aksioneve në reaktorin bërthamor të Hungarisë është e leverdishme për Serbisë, pasi do të shmangte nevojën për të ndërtuar një reaktor bërthamor në tokën e saj, si dhe përballjen me ndonjë reagim të mundshëm publik.

Por, projekti hungarez i drejtuar nga Rosatomi i Rusisë është shtyrë dhe ka tejkaluar buxhetin. Derisa zyrtarët hungarezë thonë se Rusia ende synon ta dërgojë reaktorin kryesor, shefi ekzekutiv i Paks 2, Gergely Jakli, i tha gazetës financiare hungareze, Portfolio, në maj, se përfshirja e Rusisë është gjithnjë e më e shtrenjtë dhe se ai po konsideron të sjellë investitorë të tjerë për të përfunduar projektin.

Kina është paraqitur si një opsion i mundshëm, veçanërisht pasi Budapesti dhe Pekini nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për energjinë bërthamore gjatë vizitës së Xisë në maj, dhe Kina po kërkon mundësi për të shfaqur ekspertizën e saj bërthamore jashtë vendit.

Framatome është gjithashtu nënkontraktor në Paks 2 dhe, derisa kompanitë bërthamore kineze dhe franceze kanë bashkëpunuar në të kaluarën, përkeqësimi i marrëdhënieve midis Pekinit dhe Perëndimit së bashku me rezistencën në rritje për të lejuar firmat kineze të ndërtojnë infrastrukturë strategjike në Evropë, mund të prishin një bashkëpunim të tillë.

Kjo bën që Serbia t’i baraspeshojë dimensionet teknike, financiare dhe strategjike për secilën ofertë, derisa e shtyn përpara synimin për energji bërthamore.

“Kjo ka të bëjë me një program bërthamor civil”, tha Gordon. “Por, cilindo opsion që e zgjedh Serbia, do të ketë ndikim gjeopolitik”./ REL

serbia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit