LIVE UPDATES
Bota

“Në kompleksin në Shëngjin janë 800 shtetas”/ Analiza e REL: Bajram i përmallshëm për afganët në Shqipëri

Salloni i flokëve ku po bëheshin gati familja Safe, gjendet disa metra larg kompleksit pushimor “Rafaello”, në zonën bregdetare të Shëngjinit, në veriperëndim të Shqipërisë. Në këtë kompleks, aktualisht, gjenden rreth 800 afganë – disa prej të cilëve nga fundi i vitit 2021.

28 Qershor 2023, 14:43 Nga k.m.
“Në kompleksin në Shëngjin janë 800 shtetas”/
Foto ilustruese

TIRANË- Në muzgun e natës së Kurban Bajramit, Abdulrrahman Safe i çoi katër fëmijët e tij për të prerë flokët, në përgatitje të festës. Ai ka një muaj që jeton në Shqipëri, bashkë me qindra afganë të tjerë që janë evakuuar si të përndjekur nga regjimi taliban. Grupi radikal mori pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

“Është traditë e Bajramit të shkurtohen flokët,"- thotë 33-vjeçari.

Salloni i flokëve ku po bëheshin gati familja Safe, gjendet disa metra larg kompleksit pushimor “Rafaello”, në zonën bregdetare të Shëngjinit, në veriperëndim të Shqipërisë. Në këtë kompleks, aktualisht, gjenden rreth 800 afganë – disa prej të cilëve nga fundi i vitit 2021. Shumica presin dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të emigruar atje.

Në ditën e Kurban Bajramit, Mahmood Rezaie zgjodhi të ecë në shëtitoren rreth plazhit, bashkë me djemtë e tij.

“Ta festosh Bajramin në Afganistan ishte më mirë se këtu, sepse kemi mundur t’i vizitojmë familjet tona. Edhe këtu është mirë, por po presim për viza të shkojmë në Amerikë”, tregon Rezaie, i cili, po ashtu, ka një muaj që ka arritur në Shqipëri.

Ndonëse nuk ka shumë shenja feste, në shëtitoren e Shëngjinit shihen burra e gra me veshje tradicionale afgane. Shumica prej këtyre burrave falën namazin e Bajramit në xhaminë më të afërt në qytetin e Lezhës. Për Mohammad Samim Nasimin, veshja tradicionale është ndër gjërat e pakta që zgjodhi t’i merrte me vete, kur u nis nga Afganistani, dy javë më parë.

Deri vonë, ai punonte në sektorin e logjistikës në një kompani të huaj që operonte në Afganistan.

“Na mungojnë ushqimet tradicionale. Ushqimi afgan është shumë i shijshëm. Deshëm të sjellim ca fruta të thata, por nuk mundëm për shkak të kufizimeve në bagazh”, thotë Nasimin.

E, bashkëshortes së tij, Arizio, më së shumti i mungojnë anëtarët e familjes që kanë mbetur në Afganistan. Pas shëtitjes së paradites, afganët që po qëndrojnë në Shëngjin, i pret dreka që përgatitet për ta në kompleksin “Rafaello”. Shefi i kuzhinës, Frank Kola, thotë se ka përgatitur ëmbëlsira për nder të festës. Rreth 2.400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Atyre iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës të Shqipërisë. Në bazë të një marrëveshjeje që Shqipëria ka bërë me Shtetet e Bashkuara, ata do të qëndrojnë në këtë vend derisa ta rregullojnë dokumentacionin për t’u zhvendosur në SHBA. Shumica prej afganëve me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, shprehën dëshirë që Bajramin e ardhshëm ta presin në SHBA.

Kurban Bajrami është ndër festat kryesore në Islam. Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit./REL

festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj