LIVE UPDATES
Bota

Në prag të një marrëveshje që synon përfundimin e konfliktit/ SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara vendosën bllokadën detare në mes të prillit, me qëllim që të parandalonin eksportet e naftës iraniane, që janë burimi kryesor i ekonomisë së vendit.

18 Qershor 2026, 22:50 Nga E.d
Në prag të një marrëveshje që synon përfundimin e
Foto ilustruse

Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) konfirmoi se bllokada detare ndaj anijeve iraniane dhe porteve është hequr.

“Është ndërprerë çdo përpjekje e SHBA-së për zbatimin e bllokadës detare”, tha CENTCOM në një postim në X. “Anijet tona të mëdha detare do të mbeten në zonën e përgjithshme për të siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen, zbatohen dhe të jenë plotësisht në fuqi”.

Shtetet e Bashkuara vendosën bllokadën detare në mes të prillit, me qëllim që të parandalonin eksportet e naftës iraniane, që janë burimi kryesor i ekonomisë së vendit.

Heqja e bllokadës detare nga Uashingtoni dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani, një arterie kyç për furnizimet globale me naftë dhe gaz, janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë të nënshkruar më 17 qershor. 

Ndaras, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se periudha 60-ditore për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, ka nisur më 18 qershor, teksa ushtria amerikane konfirmoi se është hequr bllokada detare ndaj Iranit.

“Periudha 60-ditore zyrtarisht nis sot”, tha Vance për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai iranian, Masud Pezeshkian, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon përfundimin e konfliktit gati katërmujor.

Marrëveshja fillestare i jep Uashingtonit dhe Teheranit dy muaj kohë që të arrijnë një marrëveshje të plotë, përfshirë edhe për programin bërthamor të Iranit dhe sanksionet amerikane ndaj Republikës Islamike.

I pyetur se çfarë do ta ndalonte Iranin që në të ardhmen të posedojë një armë bërthamore, Vance tha se Teheranit do t’i nevojiteshin “shumë para”, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar “miliarda” dollarë infrastrukturë bërthamore.

Ai tha se SHBA-ja e ka “ngufatur” Iranin ekonomikisht dhe nuk do ta lërë që të dalë nga kjo gjendje “derisa ata të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e tyre”.

“Si do të dukej kjo? Do të nënkuptonte një regjim të vërtetë inspektimesh. Do të nënkuptonte një regjim të vërtetë zbatimi”, tha Vance, duke shtuar se ndryshimi i sjelljes do të përfshinte po ashtu shkatërrimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit.

Nënpresidenti i SHBA-së tha gjithashtu se marrëveshja kornizë tashmë po “jep fryte reale për popullin amerikan”, duke shtuar se rreth 12.5 milionë fuçi naftë kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit. 

Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, Vance tha se Irani nuk ka sulmuar asnjë anije që po kalon nëpër këtë rrugë kyç për dërgesat globale të naftës dhe gazit. Irani e kishte mbyllur ngushticën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore, që nxitën luftën më 28 shkurt.

Lidhur me mundësinë që Irani të vendosë tarifa në Hormuz, Vance tha se ujërat ndërkombëtare duhet të jenë pa tarifa dhe se Uashingtoni nuk dëshiron që ngushtica të përdoret sërish kundër ekonomisë globale. Ai tha se marrëveshja përfundimtare do të vendosë kushte për ngushticën.

Ai pretendoi se SHBA-ja “i ka të gjitha kartat” në negociata dhe se Irani “duhet të na japë gjëra që janë të rëndësishme” në mënyrë që të marrë përfitime nga marrëveshja e paqes.

Vance pretendoi se programi bërthamor dhe ushtria e Iranit janë “të shkatërruara”, dhe se Irani nuk është në gjendje të “kërcënojë” fqinjët e tij.  Ai tha po ashtu se një pjesë e marrëveshjes fillestare është “keqinterpretuar”, që duket se është referencë për një fond të rindërtimit prej 300 miliardë dollarësh që Irani mund të ketë qasje si pjesë e marrëveshjes.

Vance shtoi se “asnjë cent i vetëm” nuk do të dërgohet nga Shtetet e Bashkuara drejt Iranit. Teherani do të përfitojë nga marrëveshja vetëm “nëse e respekton plotësisht dhe ndryshon sjelljen e tij”, tha ai./REL

shba bllokade iran

Sondazh

Poll

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit