LIVE UPDATES
Bota

Nëntë muaj protesta dhe bllokada, Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Jam i gatshëm të diskutoj publikisht

Disa prej studentëve në bllokadë, që i udhëheqin protestat, e kanë refuzuar paraprakisht ftesën e Vuçiç, duke thënë se do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, kur ai t’i shpallë zgjedhjet dhe t’iu plotësohen të gjitha kërkesat.

26 Gusht 2025, 09:19 Nga r.ll
Nëntë muaj protesta dhe bllokada, Vuçiç
aleksander vucic

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave në gjithë vendin. Në një intervistë dhënë Euronews Serbia, Vuçiç ka thënë se Qeveria në Beograd vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht, siç ka thënë ai, refuzimit të protestuesve për t’i pranuar ofertat e tij për debat publik.

“Kjo nuk është thirrja ime e parë. U kam ofruar atyre debat të hapur televiziv. Kam qenë i gatshëm të diskutoj publikisht, sepse besoj që biseda dhe dialogu nuk kanë alternativë”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

Ai ka shtuar se oferta e tij është valide “derisa ta pranojnë, sepse një ditë do t’iu duhet të flasin me dikënd”. Disa prej studentëve në bllokadë, që i udhëheqin protestat, e kanë refuzuar paraprakisht ftesën e Vuçiç, duke thënë se do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, kur ai t’i shpallë zgjedhjet dhe t’iu plotësohen të gjitha kërkesat.

Studentët, dhe qytetarët që i mbështesin ata, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për 16 personat e vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar. Protestuesit kërkojnë edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e refuzuar nga Qeveria.

Vuçiç i ka thënë Euronews-it se ka ofruar shpalljen e zgjedhjeve “të paktën tri herë në gjashtë muajt e fundit”, përfshirë referendumin për mandatin e tij presidencial, “por që të gjitha ofertat janë kundërshtuar”.

“Kemi shumë punë, shumë punë për të bërë. Nuk mund të ketë zgjedhje gjithë kohën. Ata tani thonë se gjëja e vetme që duam janë zgjedhjet”.

Ai ka shtuar se do të jetë president edhe për një vit, një vit e gjysmë, dhe që një president i ri do të zgjidhet më pas. Aksidenti në Novi Sad i ka ngritur dilemat për një sistem shtetëror të korruptuar. Protestuesit pretendojnë se shembja e strehës është rezultat direkt i ndërtimit të dobët.

“Korrupsioni është kthyer në temën kryesore dhe është e lehtë të shprehësh pakënaqësinë, edhe kur nuk është temë”, është shprehur Vuçiç.

“Serbia do ta ndjekë rrugën evropiane”

Vuçiç ka thënë se e ka prioritet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Për aq kohë sa të jem udhëheqës shtetëror, Serbia do të ndjekë rrugën evropiane, e përkushtuar dhe e vendosur për t’i kryer reformat e nevojshme”, ka thënë ai.

I pyetur për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, Vuçiç ka thënë se ata kanë raport korrekt dhe që presidenti rus është “gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një marrëveshje të paqes”.

Vuçiç ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të ishte nikoqir i një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky në Beograd, për ta diskutuar paqen, nëse palët e pëlqejnë këtë ide.

Serbia synon anëtarësimin në BE dhe e ka statusin e vendit kandidat, mirëpo mban edhe raporte të mira me Moskën, për çka është kritikuar disa herë nga Perëndimi./REL

aleksander vucic protestat ne serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj