Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Nesër zbulohet busti i Konstantinos Mitsotakis në Derviçan/ I pranishëm Rama, Kyriakos e shmang, dërgon përfaqësuesin evropian për migrimin
Sipas informacioneve, përgatitjet janë të ethshme, pasi në event do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa nga pala greke, Dimitris Avramopoulos do të përfaqësojë Kyriakos Mitsotakis. Baza e bustit është vendosur ndërsa busti prej ditësh ndodhet në zyrat e Bashkisë Dropol.
26 Tetor 2023, 13:12Nga a.l
Konstantinos Mitsotakis
GREQI- Paraditen e së premtes do të bëhet në Derviçan zbulimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis. Me këtë bust, i ndjeri K. Mitsotakis nderohet si kreu i parë i shtetit që vizitoi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore, më 13 janar 1991.
Sipas informacioneve, përgatitjet janë të ethshme, pasi në event do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa nga pala greke, Dimitris Avramopoulos do të përfaqësojë Kyriakos Mitsotakis. Baza e bustit është vendosur ndërsa busti prej ditësh ndodhet në zyrat e Bashkisë Dropull. Në të njëjtën kohë, kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të sheshit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, shkruajnë mediat greke.
Nuk e dimë se si është zgjedhur data specifike nga organizatorët për zbulimin, por ajo përkon me prag të përvjetorit të JO-së dhe vrasjes së Konstantinos Katsifas pak kilometra më tutje, në Vouliarates.