10 Dhjetor 2023, 17:56
Nga r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.
Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.
Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.
Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.
Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.
“Secili vend që do të goditej nga një sulm kriminal e terrorist siç është goditur Izraeli, do të përgjigjej me po të njëjtën forcë që është duke e përdorur Izraeli”, i tha Netanyahu Putinit, sipas njoftimit.
Netanyahu ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Rusisë për lirimin e izraelitëve me pasaportë ruse të cilët po mbaheshin rob nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.
Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende.
Si përgjigje ndaj atij sulmi, Izraeli po e kryen një luftë shkatërruese nga toka dhe ajri, duke i vrarë mbi 17.400 palestinezë – 70% gra dhe fëmijë – dhe duke i plagosur rreth 46.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja./REL
vladimir putin benjamin netanyahu
Bota
10 Dhjetor 2023, 17:53
A.TH
Foto ilustruese
GAZË- Hamasi paralajmëroi sot se nuk do të lirohet asnjë peng pa u shkëmbyer me të burgosur palestinezë....
Bota
10 Dhjetor 2023, 17:46
KOSOVË- Një polic i Njësive Speciale të Policisë Kufitare ka ndërruar jetë në vendin e punës teksa po qëndro...
Bota
10 Dhjetor 2023, 16:34
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Më herët gjatë ditës së sotme në media u raportuan incidente të ndodhura ne burgun ku ndodh...
Bota
10 Dhjetor 2023, 16:16
r.ll
foto ilustruese
JORDANI- Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po e zbaton një politikë p&eu...
Bota
10 Dhjetor 2023, 16:01
h.k
Dendias
GREQIA-Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias në një intervistë të dhënë për gazetën “To V...
Bota
10 Dhjetor 2023, 15:54
r.ll
foto nga libani
LIBAN- Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande...
Bota
10 Dhjetor 2023, 15:50
h.k
Putin
UKRAINË-Ndërsa ukrainasit e rraskapitur tërhiqen nga muret dhe fushat e minuara të Rusisë, iniciativa po shkon drejt pushtu...
Bota
10 Dhjetor 2023, 15:36
r.ll
foto nga plazhet e sidneit
AUSTRALI- Juglindja e Australisë është prekur nga nxehtësia ekstreme të shtunën, me temperatura q&...
Bota
10 Dhjetor 2023, 15:31
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV-Izraeli beson se Hamasi kishte rreth 30,000 luftëtarë në Gaza përpara se të fillonte lufta m&eu...
Bota
10 Dhjetor 2023, 15:08
r.ll
granit plava
KOSOVË- Sot në disa media u raportua se Granit Plava, autori i dyshuar i vrasjes së Liridona Ademajt, është dhunuarn&...