LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu: Një nga qëllimet e luftës, rikthimi i të gjithë pengjeve

Forcat izraelite po përdorin një armëpushim katër-ditor me grupin militant palestinez Hamas për të përgatitur fazën tjetër të operacionit të tyre në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

24 Nëntor 2023, 22:46 Nga I.A
Netanyahu: Një nga qëllimet e luftës, rikthimi i të
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të transmetuar në mediat izraelite tha se “një nga qëllimet e luftës është lirimi i të gjithë pengjeve” izraelite që janë marrë nga Hamasi më 7 tetor.

“Tani kemi përfunduar kthimin e pengjeve tanë të parë. Fëmijët, nënat e tyre dhe gratë e tjera. Por, unë e bëj të qartë për ju - familjet dhe për ju - qytetarët e Izraelit, ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve. Ky është një nga qëllimet e luftës dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”, tha zoti Netanyahu.

Forcat izraelite po përdorin një armëpushim katër-ditor me grupin militant palestinez Hamas për të përgatitur fazën tjetër të operacionit të tyre në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

“Gjatë ditëve të armëpushimit, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) do të përfundojë përgatitjen dhe gatishmërinë e saj për fazat e ardhshme të luftës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në konferencën e përditshme të shtypit

Hamasi kreu një sulm terrorist më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng të paktën 240 të tjerë.

Izraeli u përgjigj fillimisht me sulme ajrore dhe më pas me operacion tokësor me qëllimin e shkatërrimit të aftësive ushtarake të Hamasit. Operacionet izraelite, sipas shifrave të pakonfirmuara të Hamasit, morën jetën e 13 mijë palestinezëve.

Izraeli dhe Hamasi kanë ndaluar luftimet nga mëngjesi i të premtes duke nisur kështu një armëpushim të përkohshëm me qëllimin e këmbimit të disa pengjeve izraelite me palestinezë që mbaheshin në burgjet e Izraelit. Armëpushimi ka qëllim që gjithashtu të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës.

Katari, i cili veproi si ndërmjetës për marrëveshjen e armëpushimit të përkohshëm, tha se 13 izraelitë ishin liruar, disa me shtetësi të dyfishta. Tridhjetë e nëntë gra dhe fëmijë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në këmbim të 13 izraelitëve, tha Katari.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se në mesin e pengjeve të liruar sot janë edhe katër nënshtetas gjerman.

“Jam jashtëzakonisht e lehtësuar që 24 pengje sapo u liruan nga Gaza. Mes tyre janë edhe katër gjermanë, përfshirë një baba i cili pas 49 ditësh ferri, me frikë të pabesueshme, më në fund mund të përqafojë përsëri dy vajzat e tij të vogla dhe gruan e tij”, tha zonja Baerbock ndërsa po merr pjesë në një konferencë partiake të partisë së saj të të Gjelbërve.

Katari gjithashtu njoftoi se 10 tajlandezë dhe një filipinas u liruan si pjesë e një marrëveshje tjetër që me ndihmën e Egjiptit u arrit me Hamasin.

Në anën jugore të Gazës, përmes kufirit me Egjiptin, janë futur njëqind e tridhjetë e shtatë kamionë me mallra, kolona më e madhe humanitare që nga 7 tetori, tha në një deklaratë zyra humanitare e OKB-së (OCHA).  OCHA shtoi se 129,000 litra karburant dhe katër kamionë që transportonin gaz kaluan gjithashtu në Gazë.

Marrë nga VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj