LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu zotohet për kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit në sinagogë

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve shpërtheu në prag të një vizite tre-ditore të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti në Egjipt të dielën dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

29 Janar 2023, 17:13 Nga k.m.
Netanyahu zotohet për kundërpërgjigje të ashpër pas
Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën se Izraeli do të kundërpërgjigjet me një grusht të hekurt, të fuqishëm, të shpejtë dhe të saktë ndaj terrorizmit. Komentetet vijnë pas një sulmi me armë në një sinagogë ku humbën jetën të paktën shtatë izraelitë, që pasoi një operacioni vdekjeprurës të forcave izraelite ku u vranë të paktën 10 palestinezë. Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve shpërtheu në prag të një vizite tre-ditore të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti në Egjipt të dielën dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

Kryeministri Netanjahu tha se Izraeli nuk kërkon përshkallëzim, por njoftoi se qeveria e tij miratoi një sërë masash për luftën kundër terrorizmit.

“Nga njëra anë do të rrisim numrin e forcave të sigurisë dhe aktivtetin e tyre, nga ana tjetër do t’i bëjmë të paguajnë ata që kryejnë sulme terroriste dhe mbështetisit e tyre”, tha zoti Netanjahu.

Megjithatë, ende nuk janë vërejtur shenja se Izraeli po përgatitet për një përgjigje ushtarake në shkallë të gjerë ndaj sulmit të fundit.

Situata e krijuar paraqet një sfidë të madhe për kryeministrin izraelit, i cili u rikthye në pushtet në dhjetor, në krye qeverisë më të djathtë në historinë e vendit, mes premtimesh se do të përmirësojë sigurinë për popullsinë izraelite.

Incidenti që ndodhi të premten, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, është sulmi më i rëndë i kryer nga një palestinez kundër izraelitëve në zonën e Jeruzalemit që nga viti 2008.

“Baba ti je heroi im, sakrifikove jetën tënde për të tjerët. Do të të nderojë përgjithmonë”, tha djali i një nga shtatë viktimave izraelite gjatë një ceremonie varrimi të dielën.

Vrasjet pasuan një operacion vdekjeprurës bastisjeje të forcave izraelite në qytetin e Bregut të pushtuar Perëndimor, Jenin, të enjten.

Ndërkohë, ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi se dy palestinezë u vdiqën të dielën nga plagët e marra pasi u qëlluan nga forcat izraelite të sigurisë në dy incidente të ndryshme. Njoftimi për vdekjet u dha ndërsa policia izraelite bllokoi shtëpinë e palestinezit që kreu sulmin në sinagogë të premten.

Para vizitës së kësaj jave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon, Shtetet e Bashkuara kishin bërë thirrje për uljen e tensioneve. Sekretari Blinken mbërriti të dielën në Egjipt dhe pritet të shkojë në Jeruzalem të hënën.

Në takimin e tij me administratën e re të Izraelit, pjesë e së cilës janë edhe parti ultra-nacionaliste që duan zgjerimin e vendmanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, zoti Blinken pritet të përsërisë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për qetësi dhe pritet të theksojë mbështetjen e Uashingtonin për një zgjidhje me dy shtete, megjithëse zyrtarët amerikanë e pranojnë se shanset që bisedimet afagjata të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve të ndodhin në të ardhmen e afërt, janë të pakta.

Shumica e fuqive botërore i konsiderojnë si të paligjshme vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Sekretari Blinken do të udhëtojë edhe në Ramallah për t’u takuar me presidentit e autoritetet palestinez Mahmud Abbas, i cili ende nuk ka komentuar mbi sulmin e së premtes por ka fajësuar Izraelin për përshkallëzimin e dhunës

Papa Françesku u lut të dielën për përfundimin e dhunës në Tokën e Shenjtë.

"U bëj thirrje dy qeverive dhe komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të gjejnë rrugën e dialogut dhe përpjekjeve të sinqerta për paqe”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të dyja palëve për përmbajtje maksimale./VOA

benjamin netanjahu izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj