LIVE UPDATES
Bota

Nga banjot e diellit me Netanyahun te Musk që hedh dollarë në ajër/ Trump poston VIDEON e krijuar me Inteligjencën Artificiale, si do të duket Gaza e rindërtuar

Pamjet, të cilat 78-vjeçari i shpërndau pa koment, tregojnë territorin e shkatërruar nga lufta përpara se të shfaqet një shkrim që thotë: "Gaza 2025... Çfarë është më pas?"

26 Shkurt 2025, 12:17 Nga r.ll
Nga banjot e diellit me Netanyahun te Musk që hedh dollarë në
pamje nga videoja

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump duket se është i vendosur për të mos hequr dorë nga plani i tij për rindërtimin e Gazës  Së fundmi, Trump në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Pamjet e krijuara tregojnë atë që dukettë jetë një vizion i Gazës sipas planit të propozuar nga presidenti i SHBA.

Pamjet, të cilat 78-vjeçari i shpërndau pa koment, tregojnë territorin e shkatërruar nga lufta përpara se të shfaqet një shkrim që thotë: "Gaza 2025... Çfarë është më pas?" Pas kësaj, videoja vazhdon të tregojë zonën e transformuar në një parajsë të Lindjes së Mesme me plazhe ekzotike, rrokaqiej të stilit të Dubait, jahte luksoze dhe njerëz që festojnë. 

Në video po ashtu shfaqet një kullë me emrin "Trump Gaza" dhe një statujë gjigante prej ari e tij, me versione miniaturë në shitje në një dyqan dhuratash suveniresh.  Videoja paraqet gjithashtu liderin amerikan, që së fundmi ka trazuar botën me vendimet dhe deklaratat e tij, duke bërë banjo dielli dhe duke pirë koktejl pranë një pishine hoteli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Manjati Elon Musk shfaqet gjithashtu në filmime disa herë. Shefi miliarder i X, Tesla dhe SpaceX - i cili drejton Departamentin Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), dhe është ngarkuar me shkurtimin e shpenzimeve qeveritare shfaqet po ashtu duke hedhur në ajër kartëmonedha dollarësh për njerëzit. 

Në tekstin e këngës që shoqëron pamjet thuhet: "Donald po vjen për t'ju çliruar, duke sjellë dritën për të gjithë për ta parë, jo më tunele, jo më frikë: Trump Gaza më në fund është këtu. E ardhmja e ndritshme, e artë e Gazës së Trump, një jetë krejt e re. Festoni dhe kërceni marrëveshja u krye, Gaza Trump numër një."

Trump njoftoi planin e tij për përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit në fillim të këtij viti. Ky plan përfshin zhvendosjen e dy milionë banorëve të Gazës në vendet fqinje arabe dhe zhvillimin e territorit në "Rivierën e Lindjes së Mesme ".

Ai e përshkroi Gazën si një vend i rrënuar ku praktikisht çdo ndërtesë është e shkatërruar. Duke paraqitur idenë e tij se çfarë do të ndodhte përtej një armëpushimi Izrael-Hamas, ai propozoi: "SHBA do të marrë Rripin e Gazës dhe ne gjithashtu do të bëjmë një punë transformuese me të."

Ai tha se Amerika do të ishte "përgjegjëse për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera në vend", përpara se "të heqë qafe ndërtesat e shkatërruara" dhe "të rrafshojë atë".

Shtëpia e Bardhë e përshkroi propozimin si të jashtëzakonshëm dhe vizionar- por ai mori dhe kundërshti duke e cilësuar si "spastrim etnik" efektiv i palestinezëve nga Gaza. Hamasi i përshkroi propozimet si qesharake dhe absurde në një deklaratë nga një prej zyrtarëve të saj. Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, të cilat si vende të tjera arabe mbështesin kauzën palestineze, gjithashtu hodhën poshtë planin e zotit Trump.

donald trump rindertimi i gazes


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj