LIVE UPDATES
Bota

Nga Dejtoni në Riad/ Analiza: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë.

31 Mars 2025, 07:42 Nga M.B
Nga Dejtoni në Riad/ Analiza: Efekti i diplomacisë fluturuese në
Arkitekti i Marrëveshjeve të Dejtonit për Paqe, Richard Holbrooke (majtas), duke biseduar me kreun e misionit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Carl Bildt. Sarajevë, shtator 1996.

UKRAINA- Me praninë e delegacioneve ruse dhe ukrainase javën e kaluar në Riad, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, hynë në një fazë të re. Megjithatë, ato nuk u takuan personalisht. Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë.

Sipas diplomatëve, kjo është një strategji jashtëzakonisht e ngjashme me negociatat që sollën fundin e luftës në Bosnje, 30 vjet më parë. Marrëveshjet e Dejtonit për Paqe, të finalizuara në nëntor të vitit 1995 në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton të Ohajos, ishin rezultat i diplomacisë fluturuese amerikane me udhëheqësit boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Takimet në kryeqytetin saudit, nga data 23 deri më 25 mars, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt, ngjajnë disi me ngjarjet rreth Dejtonit, thotë Christopher Hill, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut. Si zëvendës i kryenegociatorit amerikan dhe “arkitektit” të Marrëveshjeve të Dejtonit, Richard Holbrooke, Hill ishte i përfshirë prej së afërmi në procesin e paqes.

“Vërenim se kur takoheshin së bashku, ata, thjesht, mbanin fjalime rreth mosmarrëveshjeve të tyre, përse ata kanë të drejtë dhe pala tjetër jo... Ndaj, diplomacinë fluturuese e pamë si një mjet shumë më efektiv”, thotë Hill.

Në përpjekje për të arritur paqe, diplomatët amerikanë zhvilluan takime në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë, ashtu si edhe në Gjenevë. Qëllimi, kujton Hill, ishte të krijohej ideja e asaj që kërkonin të gjitha palët.

“Dhe më pas, në fund, nga fundi i [procesit] të Dejtonit, filluam t’i bashkonim në të njëjtën dhomë”, thotë Hill.

Kjo metodë, sipas tij, është përdorur shumë herë nga Henry Kissinger, sekretari amerikan i Shtetit nën presidentin Richard Nixon, si dhe nga negociatorët e Lindjes së Mesme.

“Por, unë mendoj se ishte mjaft e suksesshme në Bosnje”, shton ai.

Marrëveshjet e Dejtonit u nënshkruan në Paris, më 14 dhjetor të vitit 1995, dhe shënuan fundin e një konflikti që la mbi 100.000 njerëz të vrarë, dy milionë të zhvendosur dhe shkatërrime të mëdha. Mate Graniç, i cili ishte zëvendëskryenegociator për presidentin kroat, Franjo Tugjman, gjatë kohës së Dejtonit, thotë se diplomacia fluturuese është e dobishme kur pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

“Ukraina kërkon paqe të drejtë, ndërsa Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron as të diskutojë për territoret e pushtuara. Moska, gjithashtu, refuzon të lejojë forcat paqeruajtëse të NATO-s ose ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën”, thotë Graniç.

“Marrë parasysh këtë, diplomacia fluturuese është pika logjike e fillimit”, thekson ai.

Nebojsha Vujoviç, anëtar i delegacionit të kryesuar nga udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, në procesin e Dejtonit, thotë se taktikat aktuale të SHBA-së me Ukrainën dhe Rusinë, mund t’i afrojnë ato - ashtu siç ia doli të bënte Richard Holbrooke në vitet 1990.

“Fakti që [presidenti amerikan, Donald] Trump dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin po flasin me telefon, sikurse edhe Trump me [presidentin ukrainas, Volodymyr] Zelensky, ndërsa i dërguari i SHBA-së viziton Kievin dhe Moskën dhe i raporton Trumpit, do të thotë se diplomacia fluturuese, aktualisht, po i sjell gjërat në një pikë, nga ku mund të dalë një marrëveshje fillestare e armëpushimit”, vlerëson Vujoviç.

Pas përfundimit të bisedimeve në Riad javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për arritjen e marrëveshjeve të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën, sa u përket përpjekjeve për të ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet dhe për të ndaluar përdorimin e forcës në Detin e Zi.

Holbrooke, njëherë, e quajti Dejtonin “paqe të papërsosur”. Marrëveshjet krijuan dy njësi - Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës; tre popuj përbërës; një distrikt; dhjetë kantone dhe një presidencë prej tre anëtarësh. Pavarësisht përpjekjeve më 2006 dhe 2009 për t’i ndryshuar ato, ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka pasur. Duke reflektuar mbi procesin e Dejtonit tri dekada më vonë dhe mbi mësimet e nxjerra për negociatat e ardhshme, përfshirë ato midis Ukrainës dhe Rusisë, Hill thotë se angazhimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm.

“Unë mendoj se kjo do të jetë e nevojshme. Nuk mund, thjesht, të thuash: ‘Epo, ai problem ka mbaruar. Kalojmë te tjetri’”, thotë Hill.

Por, a mund të ketë në të ardhmen ndonjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt? Hill mendon se kjo nuk ka gjasa.

“Unë mendoj se Putin na ka siguruar se midis Ukrainës dhe Rusisë do të ketë armiqësi për shumë breza. Kështu që nuk do të përpiqesha t’i bashkoja...”, thotë ai.

Ndërsa Bosnja mbetet e rënduar nga përçarjet dhe mosfunksionimi, ajo i kaloi gati tri dekada në paqe, duke e bërë Dejtonin një nga marrëveshjet më të suksesshme të paqes në historinë moderne.

Graniç thotë se çelës i suksesit të Dejtonit ishte një kompromis me themele mjaft të forta.

“Por, sigurisht, puna dhe negociatat e mëtejshme janë të nevojshme [ende]”, shton ai.

Ish-diplomati serb, Vujoviç, pajtohet.

“Ndërtoi një paqe që zgjati për gati 30 vjet. Dejtoni... parandaloi shkatërrimin dhe humbjen e jetëve dhe, në të njëjtën kohë, krijoi dy entitete që mbetën të qëndrueshme, duke mundësuar një formë të bashkëjetesës”, thotë ai.

Ndërsa marrëveshjet e vitit 1995 kishin të metat e tyre, Hill thekson se Shtetet e Bashkuara nuk i imponuan asgjë askujt.

“Ne ishim ndërmjetës”, thotë ai.

“Përpiqeshim të arrinim gjëra me të cilat të dyja palët - në fakt, tri palët - mund të jetonin. Kjo ishte e vështirë për t’u bërë”, kujton Hill.

Në fund të fundit, luftërat mbarojnë, shton ai, dhe kur shikoni se si përfundojnë ato, diplomacia zakonisht ka rol.

“Se sa i madh është roli, mbetet për t’u përcaktuar. Unë mendoj se është e logjikshme për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ju e dini që Ukraina është shkatërruar, por unë mendoj se, në shumë aspekte, Rusia ka pësuar dëme të thella, dhe jo vetëm nga dronët, por edhe sa i përket asaj se si perceptohet në botë”, thotë Hill.

“Unë nuk mendoj se dikush do t’i shikojë rusët njësoj. Duhet të marrë fund. Por, se si do të marrë fund, është e vështirë të thuhet”, thekson ai./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj