23 Shkurt 2024, 16:10
Nga N.F
Ukrainaset në Kosovë
UKRAINË- Pas një nate të bukur në një koncert filarmonie, Lyudmila Makey u zgjua nga zhurma e avionëve që kalonin mbi dritaret e shtëpisë së saj në Kropivnitski në Ukrainën qendrore. Rusia kishte filluar të sulmonte Ukrainën në shkallë të plotë. Tentimi për të kontaktuar vajzën e saj në Kiev - kryeqytetin ukrainas - ishte gjëja e parë që Lyudmila bëri mëngjesin e 24 shkurtit të vitit 2022. Por, iu desh të priste tërë ditën që të mund të mësonte se ajo ishte mirë.
“Njëzet e katër shkurti ishte me ngjyrë të zezë, gri dhe të bardhë. Nuk pashë ngjyra të tjera”, thotë Lyudmila në një bisedë me Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, derisa kujton ditën kur Kremlini filloi pushtimin e vendit të saj. Ngjyrat e ylberit, thotë ajo, u zbehën për ukrainasit atë ditë.
“Doja ta evakuoja vajzën time nga Kievi por nuk e dija si ta bëja, sepse nuk kishim asnjë mundësi. Vetëm në mbrëmje ajo më telefonoi dhe më tha, ‘Nënë, jam mirë, jam gjallë’”, thotë gazetarja ukrainase e strehuar në Kosovë prej prillit të vitit 2022.
Edhe pse nuk e priste të fillonte, për luftën veçse po diskutohej në bisedat me shoqërinë e saj.
“Dëgjova muzikë (më 23 shkurt në filarmoni) dhe ndjeva se ky koncert mund të jetë koncerti i fundit në jetën time. Dhe, kujtoj bisedën me kolegët dhe miqtë atë ditë, ‘ndoshta ditën tjetër lufta mund të fillojë’”, thotë Lyudmila.
Një ditë më pas, ajo thotë se ndodhi dita më e tmerrshme e jetës së saj – tmerri që vazhdoi.
“Nuk dinim si të reagonim, ku të fshiheshim, çfarë të bënim”, thotë ajo, derisa tregon se fillimisht ishin larguar në një tjetër qytet për t’u strehuar.
Kjo luftë, e cila po vazhdon, sipas Kombeve të Bashkuara, ua mori jetën mbi 10.000 civilëve në Ukrainë. Të paktën 40 për qind e popullsisë kanë nevojë për një lloj të ndihmës humanitare. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Marrë nga REL
lyudmila makey lufta rusi-ukraine
Bota
23 Shkurt 2024, 15:50
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Një dërgesë kokaine prej 450 milionë paundësh, është kapur në Portin e Southampton, në...
Bota
23 Shkurt 2024, 15:31
N.F
Foto ilustruese
MALTË- Një anije me emigratë është përmbysur në brigjet e Maltës ku bëhet me dije se kan&...
Bota
23 Shkurt 2024, 15:37
I.A
Gaza
GAZA- Ndonëse luftimet në Gazë nuk tregojnë shenja se janë afër përfundimit, bashkësia ndërkombëtare...
Bota
23 Shkurt 2024, 15:17
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali ku për shkak të një a...
Bota
23 Shkurt 2024, 14:46
r.ll
viktor orban
BUDAPESTI- Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë m&...
Bota
23 Shkurt 2024, 14:29
M.B
Një grua duke paguar me dinarë serbë në një dyqan në Graçanicë. Fotografi nga arkivi.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ...
Bota
23 Shkurt 2024, 14:27
r.ll
Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Ukraina do të përgatisë një kundërofensivë të re pas një fushate që nuk solli r...
Bota
23 Shkurt 2024, 14:06
M.B
Bombardues dhe avionë luftarakë amerikanë dhe jugkoreanë. Fotografi nga arkivi.
KOREA E JUGUT- Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e...
Bota
23 Shkurt 2024, 14:01
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se çështja e ndalimit të dinarit serb n&...
Bota
23 Shkurt 2024, 13:36
M.B
Një oficer policie qëndron pranë shiritit të policisë në Tullinge në Botkyrka, pranë Stokholmit, Suedi
STOCKHOLM- R...