LIVE UPDATES
Bota

Ngërçi me ndihmat për Ukrainën, Biden nuk po gjen gjuhën e përbashkët me republikanët

Pamjet e publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në qytetin jugor të Khersonit të enjten, ndërsa propozimi për ndihmat për luftën e Kievit kundër agresionit të Kremlinit është bllokuar nga senatorët republikanë, të cilët kërkojnë masa më të ashpra për siguruar kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Zëri i Amerikës bisedoi me Senatorin Jim Risch.

8 Dhjetor 2023, 15:35 Nga I.A
Ngërçi me ndihmat për Ukrainën, Biden nuk po gjen
Joe Biden

SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe republikanët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të siguruar dhjetëra miliarda dollarë ndihma për luftën e Ukrainës kundër agresorit rus dhe Izraelin i cili po lufton Hamasin. Republikanët bllokuan në Senat të mërkurën kërkesën e Presdidentit Biden për ndihmat. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, zoti Biden ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të bëjë kompromis lidhur me kërkesat e republikanëve për sigurinë kufitare me synimin që paketa e ndihmave të miratohet. Por ndihmësit e presidentit i akuzojnë republikanët se nuk po e përfillin propozimin e Shtëpisë së Bardhë.

Pamjet e publikuara nga ushtria ukrainase tregojnë dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në qytetin jugor të Khersonit të enjten, ndërsa propozimi për ndihmat për luftën e Kievit kundër agresionit të Kremlinit është bllokuar nga senatorët republikanë, të cilët kërkojnë masa më të ashpra për siguruar kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Zëri i Amerikës bisedoi me Senatorin Jim Risch.

“Ne republikanët jemi shumë seriozë për mbylljen e kufirit tonë jugor. Rreth 10 mijë njerëz futen ilegalisht çdo ditë në Shtetet e Bashkuara. Para së gjithash, ne duhet të mbrojmë kufirin tonë”.

Shtëpia e Bardhë thotë se republikanët nuk e kanë përfillur propozimin e saj për reformën për kufirin dhe imigracionin.

Presidenti Biden paralajmëroi të mërkurën se nëse Kievi e humbet luftën, udhëheqësi rus Vladimir Putin do të shkojë përtej Ukrainës dhe mund të sulmojë një vend anëtar të NATO-s dhe se Shtetet e Bashkuara do të jenë të detyruara të ndërhyjnë.

“Mund të kemi diçka që nuk e kërkojmë dhe që nuk e kemi sot. Trupat amerikane që luftojnë trupat ruse. Trupat amerikane që luftojnë trupat ruse nëse futen në vende të tjera të NATO-s”.

Presidenti Biden ka sinjalizuar se është i gatshëm të bëjë kompromis, por ai thotë se afati po mbaron. Nga ndihmat e mëparshme për Ukrainën kanë mbetur vetëm 4.8 miliardë dollarë, me 1.1 miliardë dollarë për të mbushur rezervat e armatimeve dhe pajisjeve amerikane për të furnizuar Kievin.

“Nëse nuk miratohet ndihma amerikane, evropianët ka të ngjarë të ndihmojnë në një farë mase. Ukrainasve do t'u duhet të kthehen në një luftë më mbrojtëse dhe ka të ngjarë që të fillojnë të kërkojnë mënyra për t'i dhënë fund konfliktit”, thotë analistja Emma Ashford me Qendrën Stimson.

Zëri i Amerikës pyeti zëdhënësin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby nëse administrata do të mbështeste negociatat për armëpushim.

“Presidenti Zelenskyy është ai që përcakton se si dhe kur përfundon kjo luftë dhe në çfarë kushtesh është i gatshëm të negociojë me zotin Putin”.

Për të miratuar 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 10 miliardë dollarë për Izraelin, Kongresi ka një kohë të kufizuar përpara festave të fundvitit. Partnerët evropianë ndihen të nervozuar.

Britania do të vazhdojë ta mbështesë Kievin, i tha Zërit të Amerikës të enjten Sekretari i Jashtëm David Cameron.

“Qartësisht, Amerika është një partner thelbësor dhe ka ekonominë më të madhe në botë, lojtari më i madh i mbrojtjes, absolutisht jetik”.

Gjërat janë edhe më të ndërlikuara, pasi 19 janari është gjithashtu afati i parë për të miratuar buxhetin për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane.

Marrë nga VOA

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj