LIVE UPDATES
Bota

Nikki Haley apo Donald Trump? Karolina e Jugut voton për kandidatin republikan për president

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut thotë para mbështetësve të saj se ajo është një zgjedhje më e mirë se sa Donald Trump-i për të mundur Presidentin Biden dhe fituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

24 Shkurt 2024, 18:55 Nga r.ll
Nikki Haley apo Donald Trump? Karolina e Jugut voton për kandidatin
foto ilustruese

SHBA- Karolina e Jugut do të votojë sot për të zgjedhur kandidatin republikan që do të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. Gara zhvillohet mes ish ambasadores në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe ish Presidentit Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, zonja Haley është zotuar se do ta vazhdojë betejën e saj pavarësisht rezultateve në shtetin e saj. Sondazhet tregojnë se ish Presidenti Donald Trump kryeson në këtë shtet me një epërsi prej mbi 30%.

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut thotë para mbështetësve të saj se ajo është një zgjedhje më e mirë se sa Donald Trump-i për të mundur Presidentin Biden dhe fituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

“Kemi nevojë për dikë që mund të shërbejë tetë vjet me radhë dhe të përqendrohet tek puna që duhet bërë për të ofruar zgjidhje për popullin amerikan”, tha zonja Haley gjatë një tubimi.

Në këtë qytet bregdetar, votuesit thonë se janë të shqetësuar lidhur me forcimin e kufirit amerikan dhe se zonja Haley është zgjidhja më e mirë për ta bërë këtë.

“Ajo e di se çfarë mendojnë armiqtë dhe aleatët tanë. Ndoshta do të ishte në pozitën më të mirë për të biseduar me presidentin e Meksikës. Në rast të kundërt, ajo do të dinte çfarë të bënte për të mbajtur emigrantët jashtë vendit tonë”, thotë Kat Loftus, votuese në Karolinën e Jugut.

Ish ambasadore në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së Presidentit Trump, zonja Haley thotë se zoti Trump po i dëmton Shtetet e Bashkuara në skenën botërore me mbështetjen e tij për Vladimir Putinin.

“Donald Trump është në anën e Putinit. Rreth gjysmë milion njerëz janë plagosur ose vrarë për shkak të agresionit të Putinit ndaj Ukrainës. Trump është në anën e një diktatori që vret kundërshtarët e tij politikë. Trump është në anën e një tirani që i arreston gazetarët amerikanë dhe i mban peng”.

Por zonja Haley renditet pas zotit Trump në të gjitha sondazhet në shtetin e saj. Sipas një ankete të javës së kaluar nga “USA Today” 63% e votuesve në Karolinën e Jugut e mbështesin ish presidentin. Në fillim të javës Zoti Trump tha për kanalin televiziv Fox News se po mendon për përzgjedhjen e nënpresidentit.

“Në rast se ndodh diçka, duhet të kemi dikë që do të jetë një president i mirë”, tha zoti Trump.

Votuesit në Karolinën e Jugut thonë se përvoja e mëparshme në Shtëpinë e Bardhë e bën zotin Trump një zgjedhje më të mirë.

“Pavarësisht nga politika dhe çfarë mendojnë njerëzit për të, ai ishte një biznesmen i mirë dhe i tërheq njerëzit”, thotë Paul Crakeel, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley është alternativa e vetme për votuesit republikanë që janë të shqetësuar mbi mundësinë e zgjedhjes së zotit Trump.

“Të gjithë mendojnë se ai do të sjellë ndryshime, por ai e kishte mundësinë më parë dhe nuk bëri ndryshime”, thotë Tee Miller, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley ka thënë se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president.

“Nuk mendoj se do të tërhiqet. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ajo do të humbiste në Karolinën e Jugut. Besoj se ajo ka një mundësi më të mirë në vjeshtë për të fituar”, thotë votuesi Chris Cykoski. Votuesit në Karolinën e Jugut hedhin votën këtë të shtunë për të zgjedhur kandidatin republikan për president./VOA

zgjedhjet ne karolinen e jugut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj