LIVE UPDATES
Bota

Nis gjyqi ndaj senatorit Menendez, përplasje mes prokurorisë dhe mbrotjes në deklaratat hapëse

Pomerantz u tha të mërkurën anëtarëve të sapo zgjedhur të jurisë se senatori i lartë i Nju Xhërsit përdori gruan e tij si ndërmjetëse, duke u përpjekur të ndihmonte Egjiptin që të siguronte miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane si dhe të ndihmonte bizneset dhe interesat ligjore të dy biznesmenëve nga shteti i tij, të lidhur me çështje kriminale lokale.

16 Maj 2024, 07:17 Nga N.F
Nis gjyqi ndaj senatorit Menendez, përplasje mes prokurorisë dhe
Menendez

NJU JORK- Në fillim të gjyqit për korrupsion, prokurorja federale Lara Pomerantz, e portretizoi senatorin demokrat amerikan Robert Menendez si një politikan lakmitar, i gatshëm të ndihmojë qeveri të huaja e të ndërhyjë sikurse tha ajo, në hetime penale lokale në këmbim të ryshfetit. Ajo përmendi edhe shufrat e arit.

Pomerantz u tha të mërkurën anëtarëve të sapo zgjedhur të jurisë se senatori i lartë i Nju Xhërsit përdori gruan e tij si ndërmjetëse, duke u përpjekur të ndihmonte Egjiptin që të siguronte miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane si dhe të ndihmonte bizneset dhe interesat ligjore të dy biznesmenëve nga shteti i tij, të lidhur me çështje kriminale lokale.

Për vite me radhë, Robert Menendez tradhtoi njerëzit të cilëve duhej t’u shërbente duke marrë ryshfet”, tha zonja Pomerantz në deklaratën e saj hyrëse në gjykatën federale të Manhatanit.

"Ky rast ka të bëjë me një zyrtar publik që udhëhiqet nga lakmia, e që vuri pushtetin e tij të fituar nga populli, në shitje", shtoi zonja Pomerantz. "Kjo nuk ka të bëjë me punën e tij të zakonshme, por kjo ishte politikë për përfitim".

Në deklaratën e tij hapëse avokati i zotit Menendez, Avi Weitzman, i kundërshtoi pretendimet e prokurorisë. Ai e quajti senatorin me tre mandate një "shërbyes të përjetshëm të publikut", të tradhetuar nga gruaja e tij, Nadine Menendez, e cila siç tha avokati, "e mbajti në errësirë" për marrëdhëniet e saj financiare, përfshirë biznesmenët.

"Akuzat e qeverisë se senatori shiti detyrën dhe besnikërinë e tij ndaj këtij vendi janë jashtëzakonisht të rreme", tha zoti Weitzman. "Dëshmitë do të tregojnë se Bob ka bërë punën e tij dhe ai po e bënte atë siç duhet", shtoi ai.

Ndërkohë Nadine Menendez, tha zoti Weitzman "u përpoq të merrte para dhe pauri në çdo mënyrë që të mundte", ndërsa e mbante "Bobin në errësirë".

Senatori është deklaruar i pafajshëm për të 16 akuzat penale, përfshirë atë për ryshfet, mashtrim, pengim të drejtësisë dhe se ka vepruar si agjent i huaj. Gjyqi mund të zgjasë deri në fillim të korrikut.

Marrë nga VOA

menendez shba gjyq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj