LIVE UPDATES
Bota

Nis shqyrtimi i padive që synojnë të pengojnë ish-presidentin Trump të rikandidojë

Avokati i Trump, Scott Gessler, e cilësoi padinë “anti-demokratike” dhe vuri në dukje, se së paku edhe një kandidat për president, Eugene Debs, garoi për postin, ndërsa ndodhej në burg dhe askush nuk u përpoq ta përjashtonte atë nga gara.

30 Tetor 2023, 21:32 Nga f.i
Nis shqyrtimi i padive që synojnë të pengojnë
Donald Trump

SHBA-  Sot në një gjykatë në Kolorado nisi paraqitja e argumentave ligjore për një padi që synon shfrytëzimin e një dispozite kushtetuese mbi “kryengritjen” për të penguar ish presidentin Donald Trump që të kandidojë sërisht për këtë post.
Dëshmitë në seancën e sotme, do të përqëndrohen në faktin nëse sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit në 6 janar përbën kryengritje, siç përcaktohet në Amendamentin 14 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe nëse roli i zotit Trump në të, do t’i ndalonte mbajtjen e një detyre shtetërore.

Avokatët e ish presidentit Trump e cilësuan çështjen si “anti-demokratike”. Po gjatë kësaj jave, Gjykata e Lartë e Minesotës pritet të nis shqyrtimin e një tjetër padie të ngjashme. Të dyja çështjet pritet të përfundojnë në Gjykatën e Lartë. Gjykata më e lartë e vendit nuk ka marrë kurrë një vendim lidhur me Amendamentin 14 të Kushtetutës.

Seanca paraprake në Kolorado nisi me detaje rreth sulmit të vitit 2021 që synonte pengimin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve që shpallnin fitues Joe Biden. Avokati Eric Olson, që përfaqëson një grup votuesish të Kolorados kërkon që Trump të mos ketë mundësi të garojë, duke sjellë detaje nga retorika e dhunshme e Trump dhe nxitja e një turme njerëzish që iu afrua deri në 12 metra zyrës së Zëvendës Presidentit kur sulmuan Kapitolin. Ai tha se zoti Trump “urdhëroi dhe organizoi turmën”.

"Jemi këtu sepse zoti Trump pretendon, se pas gjithë kësaj, ai ka të drejtë të jetë sërish President”, tha zoti Olson. “Por Kushtetuta jonë, përcakton se ai nuk mundet”.

Sidoqoftë, avokati i Trump, Scott Gessler, e cilësoi padinë “anti-demokratike” dhe vuri në dukje, se së paku edhe një kandidat për president, Eugene Debs, garoi për postin, ndërsa ndodhej në burg dhe askush nuk u përpoq ta përjashtonte atë nga gara.

“Se kush do ta drejtojë kombin e përcaktojnë qytetarë amerikanë dhe jo 6 votues nga Kolorado, që kanë zgjedhur ta padisin atë”, tha ai.

Të enjten, edhe në Gjykatën e Lartë të Minesotës pritet të dëgjohen argumentet të ngjashme për ta penguar zotin Trump të garojë në këtë shtet. Pavarësisht vendimeve të gjykatësve në këto dy shtete, gjasat janë që çështja do të apelohet me shpejtësi, me shumë mundësi në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë nuk ka shqyrtuar ndonjëherë ndonjë rast që lidhet me Amendamentin 14 të Kushtetutës, i miratuar gjatë Luftës Civile.

Ky amendament i ndalon zyrtarët publikë që janë betuar të mbrojnë Kushtetutën, por më pas “janë përfshirë në kryengritje për ta përmbysur rendin kushtetues” të mbajnë përsëri detyra shtetërore.

“Në të shkuarën ka patur seanca paraprake mbi ligjshmërinë e kandidatëve për t’u zgjedhur President. Kandidatët Barack Obama, Ted Cruz dhe John McCain u përballën me sfida ligjore sa i përket kriterit kushtetues që kandidati të ketë lindur në Shtetet e Bashkuara. Por këto raste ligjore janë krejt ndryshe nga kjo pikë e paqartë kushtetuese e Amendamentit që ndalon kandidimin në rast pjesëmarrjeje në kryengritjeje”, thotë Derek T. Muller, profesor i të drejtës ligjore në universitetin “Notre Dame”, në shtetin e Indianës.

Gjatë muajve të fundit janë ngritur një sërë padish që citojnë Nenin 3 të Amendamentit 14 të Kushtetutës, por paditë në Kolorado dhe Minesota, duket të jenë më të rëndësishmet, sipas ekspertëve ligjorë. Kjo për faktin se janë depozituar nga dy grupe liberale që mbështeten nga njohës të mirë të ligjit. Po ashtu paditë janë ngritur në shtete të caktuara dhe synojnë procese të shpejta dhe të qarta lidhur me kriteret e kandidatëve për t’u zgjedhur.

Në këtë padi argumenti është i thjeshtë, përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, çuan në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, që do të thotë se atij i ndalohet të kandididojë për President, njësoj si të mos plotësonte kriteret që lidhen me faktin se kandidatët duhet të kenë lindur në Shtetet e Bashkuara apo kritere të tjera kushtetuese që duhen plotësuar për të garuar për në Shtëpinë e Bardhë.

“Katër vjet pasi mori detyrën, duke u betuar se, si President i Shteteve të Bashkuara do të ishte mbrojtës dhe garant i Kushtetutës, zoti Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që nxiti kryengritjen e dhunshme ndaj Kapitolit, për të penguar transferimin e pushtetit. Duke nxitur këtë sulm të pashembullt ndaj rendit kushtetues të vendit, zoti Trump shkeli betimin dhe e përjashtoi veten nga e drejta për të mbajtur një post shtetëror, siç përcakton Amendamenti 14 i Kushtetutës”, thuhet në padinë e depozituar në shtetin e Kolorados në emër të votuesve Republikanë dhe atyre pa përkatësi politike, nga grupi liberal Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë, në Uashington.

Trump i ka cilësuar paditë si “ndërhyrje në zgjedhje”. Avokatët Trump thonë se kjo pikë kushtetuese nuk prek postin e Presidentit, pasi në përkufizim Presidenti nuk përmendet në mënyrë të qartë, njësoj siç përkufizohet për “Senatorët ose Përfaqësuesit e Kongresit”.

Ky amendament e lejon Kongresin që të miratojë amnisti, siç ndodhi në 1872, për ata që mbështetën Konfederatën, të ishin sërish pjesë e qeverisjes, çka ka nxitur disa të argumentojnë se amendamenti nuk ka fuqi pa një akt miratimi nga Kongresi.
Avokatët e zotit Trump argumetojnë se ish presidenti “nuk u përfshi asnjëherë në kryengritje” dhe se thjesht po ushtronte të drejtën e shprehjes mbi rezultatin e zgjedhjeve, që sipas tij, u manipulua.

"Trump as nuk bëri thirrje për shkelje ligjore, jo më të përfshihej në kryengritje”, shkruajnë avokatët e tij në dosjen ligjore lidhur me çështjen në shtetin e Kolorados./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj