LIVE UPDATES
Bota

Nismë e serbëve për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë në komunat në Veri

Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në Kosovë kanë thënë se ata kanë tentuar të bëjnë kërkesë për "shkarkimin e kryetarëve aktualë”, të këtyre komunave, por e kanë pasur të pamundur.

7 Dhjetor 2023, 12:22 Nga r.ll
Nismë e serbëve për zëvendësimin e kryetarëve
foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtarë të KQZ-së në Kosovë kanë pranuar disa shkresa ku kërkohet largimi i kryetarëve shqiptarë të katër komunave që banohen me shumicë serbe. KQZ i ka deleguar hartuesit tek kryesuesit e kuvendeve komunale në veri.

Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në Kosovë kanë thënë se ata kanë tentuar të bëjnë kërkesë për "shkarkimin e kryetarëve aktualë”, të këtyre komunave, por e kanë pasur të pamundur. Njëra nga inicueset e kërkesës Sanja Kërtiniq nga Mitrovica e Veriut, tha për mediet lokale në gjuhën serbe, se askush në komunë nuk ka dashur t'i pranojë dhe të bisedojë me ta. Sipas saj, atyre u është thënë  të drejtohen në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

KQZ: Çështja dërgohet tek kuvendet komunale

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë konfirmuar se kanë pranuar disa shkresa me kërkesë për largim të kryetarëve shqiptarë të katër komunave që banohen me shumicë  serbe. Kjo u mundëson atyre pas miratimit nga qeveria të një udhëzimi administrativ që përmes peticionit, të kërkojnë shkarkimin e kryetarëve shqiptar në komunat e banuara me shumicë serbe. "KQZ i ka pranuar shkresat, mirëpo, hartuesit e tyre i ka deleguar tek kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si autoritete kompetente për ta trajtuar këtë çështje, sepse, kështu parashihet me aktet nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se kjo "iniciativë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar atij dhe nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës. "Kjo kërkesë nuk i është dorëzuar kryetarit dhe nuk i është dedikuar kryetarit të Kuvendit, por i dedikohet kryetarit të komunës, me arsyetimin se shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë të mira", thotë Uglanin.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se për të ndërmarrë iniciativë për zëvendësimin e kryetarëve, është përcaktuar qartë në Udhëzimin Administrativ dhe se çdo qytetar apo grup i qytetarëve me të drejtë vote ka të drejtë ta bëjë atë. "Ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga kryesuesit e kuvendeve komunale të komunave respektive apo anëtarët e grupit iniciues, siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Reagon Serba: Kosova nuk ka interes për shtensionim

Shpjegimet e autoriteteve kosovare nuk po u duken bindëse zyrtarëve të qeverisë së Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se "autoritetet e Kosovës kanë treguar se nuk janë të interesuara për ndonjë shtensionim dhe normalizim të situatës në katër komunat në veri të Kosovës”. Ai tha, citojnë mediet serbe se "përfaqësuesit shqiptarë në komunat në veri, kanë refuzuar të pranojnë një iniciativë qytetare, të arsyetuar, për largimin e kryetarëve të rremë dhe jolegjitimë”.

Udhëzimi Administrativ si rrugë për largimin e kryetarëve të komunave

Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokal bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptar u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj nën përcjellje të policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që u shkallëzuan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it. Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.

Udhëzimi administrativ i parasheh këta hapa: Kërkesa duhet të bëhet nga i ashtuquajturi grup nismëtar, i cili përbëhet nga tre apo më shumë persona me të drejtë vote në komunën përkatëse. Ky grup e njofton kryesuesin e kuvendit komunal për kërkesën në fjalë, dhe pajisjet me dokumentacionin e nevojshëm. Më pas, grupit i duhet të mbledhë një minimum prej 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, me kërkesë për largim të kryetarit. Lista me nënshkrime i duhet dërguar kryesuesit të kuvendit komunal, e cila më vonë dërgohet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Nëse KQZ-ja si autoriteti kryesor i zgjedhjeve  vlerëson se kushtet janë përmbushur, atëherë organizohen zgjedhje të reja për largimin e kryetarit. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune mund të mbahen, nëse  kryetari aktual jep dorëheqje, nëse qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye./DW

komunat ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj