LIVE UPDATES
Bota

"Një ditë burg kushton 50 euro!" Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’i zëvendësojë me gjobë dënimin

Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj.

7 Gusht 2025, 11:34 Nga M.B
"Një ditë burg kushton 50 euro!" Dodik i kërkon
Milorad Dodik

BOSNJE-HERCEGOVINA- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim. Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj. Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.

Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit. Megjithëse Dodiku ka thënë vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se ai e ka pranuar vendimin. Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.

Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska. Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.

Ndërkohë, më 7 gusht në orën 21:00, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime të mbyllura lidhur me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga Misioni i Panamasë, e cila aktualisht kryeson Këshillin, është thënë për agjencinë ruse RIA Novosti se Rusia ka kërkuar mbajtjen e këtij takimi. Në të njëjtën kohë, Ambasada e Rusisë ka deklaruar se për Bosnje dhe Hercegovinën “ka ardhur momenti i së vërtetës”, pas të cilit “mund të vijë pika pa kthim”.

Në deklaratën e publikuar më 7 gusht thuhet se “ose Bosnja dhe Hercegovina do të dëshmojë se është vërtet një shtet juridik dhe demokratik, duke e hedhur poshtë aktgjykimin e politizuar ndaj presidentit Dodik – i cili u imponua nën presionin perëndimor – ose do të rreshtohet krah Moldavisë, Rumanisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb gjithë Perëndimit kolektiv, ku në mënyrë hipokrite dhe arrogante përdoren agjencitë ligjzbatuese për të shkatërruar kundërshtarët politikë”./ REL

milorad dodik

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta