LIVE UPDATES
Bota

Një mjek në Bosnje pranon se ka fshehur qëllimisht në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës

Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995.

26 Shtator 2023, 22:03 Nga r.ll
Një mjek në Bosnje pranon se ka fshehur qëllimisht në
foto e eshtrave të zbuluara

BOSNJE-HERCEGOVINË-Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.

Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviq i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni. Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko.

Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995. Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës.

Mraoviq i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk sheh asgjë kundërthënëse në këtë rast, duke shtuar se eshtrat ishin përdorur “për planifikimin e operacioneve”.

“I kam përdorur në spital, i kam përdorur për planifikimin e operacioneve, ato kanë qenë të dobishme për shumë njerëz”, tha ai për REL-in në një bisedë telefonike, pa shpjeguar më shumë se si i ka përdorur ato.

Instituti për Personat e Zhdukur në Bosnje ka thënë se ky është rasti i parë që një person ka pranuar se ka fshehur qëllimshëm mbetjet mortore të një viktime të luftës në oborrin e shtëpisë së tij. Emza Fazliq, zëdhënëse në këtë institut, i tha REL-it se mbetjet mortore dyshohet se janë sjell në Bërçko më 1997.

“Më 2012, ai i varrosi në oborrin e tij dhe sipër tyre ndërtoi një shatërvan prej betoni”, tha Fazliq. Ajo tha nëse dëshmitari nuk do të tregonte vendin e saktë se ku ishin varrosur eshtrat, apo ka shumë gjasa që nuk do të ishin zbuluar kurrë.

“Mbetjet mortore menjëherë janë transferuar në Tuzla dhe më pas do të bëhet autopsia dhe hetime të tjera të forenzikës. Në këtë rast do të merren edhe mostra për ADN”, tha ajo. Sipas informacioneve të këtij instituti, Mraoviq nuk gjendet në Bosnje e Hercegovinë.

Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, 7.597 persona ende konsiderohen të zhdukur, 1.200 prej tyre vetëm në Srebrenicë. Mbetjet mortore të boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë – që sipas gjykatave ndërkombëtare dhe vendore në korrik të vitit 1995 ishin vrarë mbi 8.000 persona – janë gjetur pas luftës në mbi 80 varreza masive.

Pas krimit, trupat ishin zhvendosur nga një varrezë masive në tjetrën, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e viktimave. Nga Zyra e Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës i thanë REL-it se janë duke e hetuar rastin e Mraoviqit dhe se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) është duke kryer veprimet e nevojshme për këtë rast./REL

nebojsha mraoviç lufta ne bosnje hercegovine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj