LIVE UPDATES
Bota

Një palestinez 17-vjeçar vritet gjatë bastisjes ushtarake izraelite

Ushtria izraelite kreu një bastisje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Zababdeh në jug të Jeninit, thanë mjekët lokalë.

22 Gusht 2023, 11:14 Nga I.A
Një palestinez 17-vjeçar vritet gjatë bastisjes ushtarake
Bregu Perendimor

BREGU PERËNDIMOR- Forcat izraelite të sigurisë bastisën një qytet në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor më 22 gusht, duke çuar në luftime që lanë një palestinez 17-vjeçar të vrarë, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Ushtria izraelite kreu një bastisje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin Zababdeh në jug të Jeninit, thanë mjekët lokalë. Ministria palestineze e Shëndetësisë raportoi se 17-vjeçari Othman Abu Kharj u qëllua për vdekje në kokë. Grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez pretendoi se Abu Kharj ishte një luftëtar i tyre.

Bastisja erdhi përderisa forcat izraelite të sigurisë ishin në kërkim të personit të armatosur palestinez i cili gjuajti me armë në qytetin verior palestinez Haëara dhe vrau një baba dhe bir izraelit më 19 gusht.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj arrestuan 15 të dyshuar palestinezë në disa qytete në veri të Bregut Perëndimor. Në Zababdeh, forcat izraelite të sigurisë thanë se hapën zjarr ndaj banorëve të cilët hodhën mjete shpërthyese ndaj tyre.

Në pjesën jugore të Bregut Perëndimor, ushtria izraelite arrestoi dy palestinezë të cilët dyshoheshin për të shtënat e një ditë më parë, që lanë të vrarë një grua izraelite dhe plagosën rëndë një burrë. Ushtria izraelite tha se dy të dyshuarit e pranuan përfshirjen në atë sulm gjatë marrjes në pyetje. Mediat palestineze identifikuan dy të dyshuarit e arrestuar si Saqer dhe Muhamad al-Shantir.

Qeveria e ekstremit të djathtë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, është vënë nën presion nga anëtarët e koalicionit qeveritar që duan të ushtrojnë më shumë kontroll mbi Bregun e pushtuar Perëndimor dhe të marrin masa më të ashpra ndaj palestinezëve.

Në përgjigje të rasteve në rritje të dhunës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ai po i urdhëronte autoritetet të sigurojnë që anëtarëve të familjeve të palestinezëve që kryen sulmin vdekjeprurës në Hebron t'u ndalohej marrja e lejes për hyrje në Izrael, ku pagat janë pothuajse dyfish më të larta se ato në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj kryen bastisje dhe arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor, duke marrë në pyetje 20 palestinezë, duke konfiskuar automjete të paligjshme dhe duke arrestuar 13 të dyshuar të tjerë pranë Hebronit.

Gati 180 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i këtij viti, sipas një raporti nga agjencisë së lajmeve AP. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin militantë. Por, në mesin e të vrarëve ka edhe të rinjë që protestonin me gurë kundër inkursioneve dhe disa që nuk janë përfshirë në konfrontime. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë edhe rreth 30 persona nga sulmet palestineze ndaj izraelitëve.

Marrë nga REL

bregu perendimor benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj