Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Një tjetër humbje për Putin, gjenerali rus vritet nga raketat britanike
Informacioni u konfirmua në kanalin Telegram të kryebashkiakut të Mariupolit, Peter Andryushchenko, dhe më pas nga një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, në Twitter.
12 Korrik 2023, 13:10Nga a.l
Oleg Tsokov
RUSI- Gjeneral-lejtnant rus Oleg Yuryevich Tsokov është vrarë në një sulm gjatë natës nga forcat ukrainase në qytetin e Berdyansk. Informacioni u konfirmua në kanalin Telegram të kryebashkiakut të Mariupolit, Peter Andryushchenko, dhe më pas nga një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, në Twitter.
Sipas mediave ukrainase sulmi ndodhi në "Hotel Duna" ku strehoheshin ushtarakët rusë. Sipas raporteve lokale, të cituara nga kryetari i bashkisë, hoteli u shkatërrua plotësisht, pavarësisht raporteve se mbrojtjet kundër raketave ishin vendosur afër ndërtesës. Raporte të pakonfirmuara thonë se ndërtesa mund të jetë goditur nga një raketë Storm Shadow.
Vendasit raportojnë se pothuajse asgjë nuk ka mbetur nga hoteli i cili tani është i rrethuar, ndërsa pajisje të rënda dhe ambulanca po përdoren për të hequr mbeturinat dhe për të kërkuar të mbijetuarit.