Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga ish-nënkryetar i Listës serbe, Milan Radoiçiç. • Në këtë sulm humbi jetën reshteri, Afrim Bunjaku. • Në një vjetorin e sulmit, ka reaguar Ambasada gjermane, e cila kërkon që drejtësia duhet të vendoset, ndërsa i rikujton Beogradit që Milan Radoiçiç është ende i lirë në Serbi. • Më tej në reagim theksohet se në lidhje me këtë dëshim duhet përgjegjësi, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. • Ambasada gjermania shtoi se drejtësia duhet të vendoset. • Gjithashtu në lidhje me një vjetorin e sulmit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. • Ai në reagimin e tij në "Facebook" ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit. • Kurti në postim përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban-Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
13 artikuj për këtë temë.
KOSOVA- Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit 2023, duhet të vihen para drejtësisë.
“Ne ritheksojmë pritshmërinë tonë që Serbia të luajë rolin e saj për të siguruar përgjegjësi të plotë për autorët e sulmit pa vonesa të mëtejshme”, tha në një përgjigje për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, një zëdhënës i DASH-it.
Kosova shënoi të martën njëvjetorin e sulmit, kur një grup serbësh të armatosur vranë një oficer policie. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë trysni ndaj Beogradit që të dorëzojë personat e armatosur, që u tërhoqën në Serbi pas një përleshjeje 12 orëshe me policinë një vit më parë.
Përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e grupit e mori përsipër Milan Radoiçiç, një politikan lokal serb i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe me lidhje të fuqishme me Beogradin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Në dhjetor të vitit 2023 emri i tij është vënë në një urdhër arresti të Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL.
“Si i dyshuar, ai absolutisht duhet të gjykohet. Megjithatë, ekziston një pengesë shumë serioze ligjore; Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Pra nuk ka asnjë procedurë ligjore për ekstradim. Unë nuk jam ekspert ligjor dhe nuk jam i sigurt nëse ka një rrugëdalje për diçka të tillë. Por, në këtë rast është një justifikim mjaft i përshtatshëm për të mos bërë asgjë. Është sigurisht një rast në të cilin është e nevojshme, nëse ekziston vullneti i të dyja palëve, të gjendet një mënyrë për ta gjykuar atë person për veprimet që mund të ketë kryer”, i tha Zëri të Amerikës në gjuhën serbe, John Erath, ekspert në Qendrën amerikane të Kontrollit të Armëve.
Në tetor të vitit 2023, Milan Radoiçiç u lirua nga paraburgimi në Beograd pas më pak se një dite dhe gjatë seancës dëgjimore në prokurori ai pranoi organizimin e sulmit, duke pretenduar në të njëjtën kohë se nuk besonte se kishte kryer një krim. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Zërit të Amerikës, se hetimet kundër Milan Radoiçiçit janë duke vazhduar.
“Radoiçiçi e ka statusin e të dyshuarit. Urdhri për hetimet e ngarkon atë se ka kryer tri vepra penale me persona të tjerë të panjohur: shoqërim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Hetimi i plotë i sulmit në fshatin Banjskë dhe bashkëpunimi i Serbisë për vënien e autorëve para drejtësisë janë kërkesë e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i papërfshirë në këtë rast. Ai duket se po e trajton si një tjetër nga çështjet e shumta të hapura mes Kosovës dhe Serbisë: ngjashëm me bllokimin e importeve të mallrave nga Serbia, çështjen e targave e tema të tjera. Megjithatë, besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore - policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera”, tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
NATO-ja u bëri thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që të kryejnë hetime dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, i cili cilësohet si ngjarja më e rendë që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008.
“Ne i trajtojmë shumë seriozisht ngjarjet dhe sulmet e vitit të kaluar ndaj trupave të NATO-s. Ato janë të papranueshme”, thuhet në një përgjigje të një zyrtari të NATO-s për Zërin e Amerikës.
Përveç sulmit të armatosur të serbëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në fund të muajit maj të vitit të kaluar në një përleshje ndërmjet serbëve dhe ushtarëve të KFOR-it, më shumë se 90 ushtarë të NATO-s mbetën të plagosur.
“Për shkak të dhunës së vitit të kaluar, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Kosovë me rreth 1000 ushtarë shtesë nga përbërja rezervë. Katërfishuam praninë tonë në veri dhe trefishuam patrullimet, përfshirë edhe vijën kufitare. Kjo ndihmon në parandalimin e sulmeve të mëtejshme dhe qetësimin e popullatës lokale”, thuhet në përgjigje, në të cilën theksohet se “komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me Policinë e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të organizatave të sigurisë në Kosovë si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë “për konsolidimin e sigurisë së përhershme në mbarë Kosovën dhe ruajtjen qëndrueshmërisë rajonale”.
Ngjarja padyshim ndikoi edhe në procesin e negociatave Kosovë – Serbi që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, që lidhen me përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.
“Nuk ka pasur përparim në proces as para një viti. Dhe, që atëherë, ai nuk ka lëvizur fare. Palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe kanë pjesërisht të drejtë për ta bërë këtë. Nuk ka vullnet politik tani për tani dhe nuk më duket se ka shumë mundësi që të ketë në një të ardhme të afërt”, tha zoti Erath, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare./ VOA
KOSOVË- Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës një vit më parë, më 24 shtator, gjatë një sulmi në Banjskë, ka folur në këtë përvjetor të humbjes së babait të saj. Arbenita në përkujtimoren e babait të saj, tha se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e tij. Gjithashtu ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh Arbenita.
Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës nga terroristë serbë të cilët sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar me anë të një reagimi të publikuar në rrjetet sociale sulmin e ndodhur në Banjskë, në veri të Kosovës një vit më parë ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Ministria shkruan se duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu në reagim shtohet se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. dhe se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Gjithashtu, në reagim thuhet se Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal.
REAGIMI:
Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime.
Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin.
Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) September 24, 2024
Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen…
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka marrvë pjesë sot në homazhet tek varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së policit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Sveçla në një postim në Facebook shkruan se përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë.
“Me nderime të larta përulemi sot para figurës dhe sakrificës së Rreshter Afrim Bunjakut, dëshmorit më të fundit të Republikës sonë që ra heroikisht një vit më parë në ballafaqim me grupin terrorist të Serbisë që synoi aneksimin e veriut të vendit tonë. Rënia e tij mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme”, shkruan ai.
Sveçla theksoi se drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë.
“Rruga e fshatit Banjskë ku u vra Rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim. Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.
Sot kur kujtojmë e lartësojmë Afrim Bunjakun, qëndroj pranë familjes së tij, kolegëve e miqve për të ndarë dhimbjen po aq sa edhe krenarinë që atë e patëm në mesin tonë”, tha ministri Sveçla.
KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe sot tek varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Hovenier në një postim në “X” ka thënë se ShBA pret që të përfshirët në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi.
“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë sot. Shtetet e Bashkuara ripërsëritin thirrjen e saj, dhe është pritja jonë që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Hovenier.
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë qeveritar ditën e sotme kanë vizituar varrin e reshterit, Afrim Bunjaku i cili humbi jetën në sulmin në Banjskë një vit më parë. Gjatë homazhe kurti dhe zyrtarët e tjerë vendosën kurora lulesh në varrin e Bunjakut.
Kurti para media u shpreh se flijimi i Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Kryeministri u shpreh se në çdo cep të Kosovës është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur.
“Anë e mbanë Kosovës në çdo cep është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Ky flijim, kjo sakrificë e rreshterit të policisë, heroit Afrim Bunjaku ja ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme”, tha Kurti.
Ai shtoi se numri i policëve të rinj po rritet dhe se morali i policisë dhe ushtrisë kurr ska qenë më i lartë. Kurti theksoi se kolegët e Afrim Bunjakut që ishin së bashku me të në betejë në Banjskë, nuk e lanë që trupi i pajetë i tij të bie në duart e forcave armike.
“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë polic të tjerë dhe ata që ishin në betejë bashk me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shtuar se forcat që ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp dhe i lanë të vrarët edhe të palosurit e tyre.
“Ata sot fshihen në Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin dhe popullin tonë. Serbia është përgjegjëse andaj ajo duhet të jap përgjegjësi e në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, tha Kurti.
Gjithashtu në lidhje me sulmin ka folur edhe Konjufca i cili u shpreh se sot janë për të nderuar heroin Afrim Bunjaku.
“Ai është hero që ra heroikisht në mbrojte të sovranitetit të Republikës. Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, sesi duhet të jepet jeta dhe të vet mohohet individi për të mirën e përgjithshme. Ne do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç e kujtojmë dhe Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim. Këto janë idealet që i kultivojnë dhe i ushqejnë edhe heronjtë tonë”, tha Konjufca.
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.
“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.
Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku ka dënuar sulmin në Banjskë.
Shkrimi i Plotë:
Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 24, 2023
The responsible perpetrators must face justice. https://t.co/AU79eVg5Ix
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti Ballaban- Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërkohë që sot në një vjetorin e vrasjes së reshtetit Bunjaku është vendosur tabela në këtë rrugë.
Kjo tabelë është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës. Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek varri i Afrim Bunjaku. Ai tha se kjo është rruga e të gjithëve.
“Sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku, kjo është rruga e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit nga ngjarja ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku. Osmani në postimin e saj në "Facebook" tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar edhe një herë, siç e kanë dëshmuar ndër shekuj, se liria dhe kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë," shkruan Osmani.
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku. Kurti në reagimin e tij në "Facebook" ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.
Kurti në postim përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban-Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës ‘Afrim Bunjaku.
Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.
KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh, të udhëhequr nga ish-nënkryetar i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Në një vjetorin e sulmit, ka reaguar Ambasada gjermane, e cila kërkon që drejtësia duhet të vendoset, ndërsa i rikujton Beogradit që Milan Radoiçiç është ende i lirë në Serbi.
Më tej në reagim theksohet se në lidhje me këtë dëshim duhet përgjegjsëë, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Ambasada gjermania shtoi se drejtësia duhet të vendoset.
"Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.
Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.
SERBI- Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në muaj. Për gati një vit, këto janë masat e vetme që kanë ndërmarrë autoritetet shtetërore të Serbisë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili publikisht ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e armatosur kundër policisë së Kosovës në Banjskë.
Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiçin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij. Nga Gjykata e Lartë në Beograd, e cila i ka vendosur masat kundër Radoiçiqit, thonë për Radion Evropa e Lirë se ai i respekton ato dhe se paraqitet rregullisht në stacionin kompetent policor. Masat, sipas gjykatës, zgjaten çdo tre muaj dhe hera e fundit kur janë zgjatur, ka qenë fillimi i korrikut.
Pavarësisht kësaj, vendbanimi i Radoiçiçit aktualisht në Serbi nuk është i qartë. Policia nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, e ngjashëm as avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq. Predrag Petroviç, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), e përshkruan Radoiçiqin si “të preferuarin” e Qeverisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“Fakti që nuk kemi ende një rast serioz gjyqësor kundër Radoiçiqit në Serbi, tregon se ai është nën mbrojtjen e shtetit”, thotë Petroviq për Radion Evropa e Lirë.
Me vendim të gjykatës në Beograd, Radoiçiqit i është ndaluar kthimi në Kosovë, ku, sipas fjalëve të tij, më 24 shtator të vitit 2023 ka organizuar një sulm të armatosur. Një polic i Kosovës është vrarë në këtë sulm, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Në Kosovë, autoritetet kanë ngritur tashmë aktakuzë kundër Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë.
Ai akuzohet për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Në aktakuzë, ai përshkruhet si udhëheqës i “një grupi terrorist”, që ka tentuar ta aneksonte veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - dhe t’ia bashkonte atë Serbisë. Seanca e parë dëgjimore është paralajmëruar për datën 25 shtator.
Beogradi zyrtar e injoron këtë proces në Kosovë, ndërsa vetë nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për Banjskën, edhe pse ka gati një vit që ka nisur hetime. Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës apo institucionet e saj, i cilëson edhe veprat penale ndryshe nga Prishtina zyrtare.
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se hetimet janë në vazhdim e sipër. Ajo tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore, po i vërteton të gjitha faktet dhe rrethanat “në lidhje me ngjarjen kritike në Banjskë”.
“Pas përfundimit të hetimeve, opinioni do të njoftohet për vendimin e prokurorit”, thanë nga kjo zyrë.
Radoiçiq, sipas tyre, ka statusin e të dyshuarit. Ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe të lëndëve plasëse, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Të dyshuarit e tjerë janë persona të panjohur.
Gjatë dëshmisë së tij në Prokurori më 3 tetor të vitit të kaluar, Radoiçiq e ka mohuar fajësinë. Megjithatë, në një letër publike të lexuar më herët nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, ai e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.
Ai ka thënë se e ka organizuar personalisht atë dhe e ka mohuar përfshirjen e shtetit serb. Në atë letër, Radoiçiq ka deklaruar se ka shkuar në Banjskë“për t’iu bërë rezistencë autoriteteve të Kosovës dhe për të mbrojtur popullin serb”.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se, përmes Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, i është drejtuar Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX. Ajo kërkoi që t’i dorëzohet dokumentacioni i plotë për rastin Banjska.
“Për dhënien e ndihmës juridike është kërkuar të dorëzohet procesverbali i hetimeve, foto-dokumentacioni, procesverbalet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë të lënduarve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Aty thuhet, po ashtu, se janë kërkuar procesverbalet e ekspertimit të armëve dhe municionit e mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
“Deri më sot nuk është dorëzuar dokumentacioni në Prokurori dhe as nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga EULEX-i”, tha Prokuroria serbe.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës më herët ka deklaruar se kjo kërkesë e Serbisë është në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Ajo ka thënë, gjithashtu, se Kosova asnjëherë nuk ka marrë përgjigje nga Serbia “për dorëzimin e kriminelëve”.
Beogradi zyrtar ka vendosur që të mos veprojë sipas fletarrestimit të Interpol-it, i cili, me kërkesë të Prishtinës, është lëshuar në dhjetor të vitit 2023. Udhëheqësit e Serbisë kanë thënë se ekstradimi i tij është “i pamundur” dhe se të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen “para gjykatave vendase”.
I pyetur për aktakuzën e Kosovës për Banjskën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 13 shtator se autoritetet serbe janë duke i kryer hetimet e tyre.
Për Serbinë, ka shtuar Vuçiq, rasti Banjska “nuk është terrorizëm në asnjë mënyrë”. Në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sa i përket aktakuzës së ngritur në Kosovë, SHBA-ja inkurajon respektimin e procesit gjyqësor dhe sundimin e ligjit, si dhe durim, derisa ky rast kompleks tëzgjidhet në gjykata.
Zyrtarë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, kanë deklaruar gjatë vitit të kaluar se Millan Radoiçiq ka mbajtur takime me anëtarë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë - BIA.
BIA nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar këto pretendime.
Pyetjes se “a po e mbron” Serbia Radoiçiqin, nuk iu përgjigjen as Qeveria e Serbisë e as kabineti i presidentit Aleksandar Vuçiq.
Predrag Petroviq, nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë, thotë se, marrë parasysh shtrirjen e operacionit, numrin e njerëzve, sasinë dhe llojin e armëve të përdorura në Banjskë, do të ishte “shumë e vështirë të konstatohej ose të besohej” se shërbimet serbe të sigurisë nuk kishin informacione për atë operacion.
“... sidomos për faktin se një veprim i tillë do të kishte, edhe siç ka, rëndësi dhe pasoja të mëdha sigurie dhe politike për Serbinë dhe për Qeverinë e Aleksandar Vuçiqit”, thotë Petroviq.
Ai shton se “sikur të kishte një sistem demokratik”, prokuroria dhe autoritetet gjyqësore të Serbisë do ta hetonin Banjskën në detaje.
Sipas tij, hetimet duhet t’i udhëheqë edhe Parlamenti serb, përkatësisht komisionet për kontrollin e shërbimeve të sigurisë dhe të punëve të brendshme.
I pyetur se përse Radoiçiq nuk është ndjekur penalisht deri më tani, Petroviq thotë se “Qeveria, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe dhe Aleksandar Vuçiq, padyshim se i detyrohet atij për shërbime të ndryshme”.
“Është sekret i hapur se ai ka qenë personi kryesor për disiplinimin e serbëve në veri të Kosovës dhe për një lloj menaxhimi joinstitucional të atij territori, në emër të Qeverisë së Aleksandar Vuçiqit”, thotë Petroviq.
“Ai funksion politik dhe i para-sigurisë, së bashku me bashkëpunimin në biznes, tregojnë se lidhjet e tij me njerëz të afërt me Qeverinë, janë të forta dhe se ato mund të jenë shumë komprometuese për udhëheqjen dhe Aleksandar Vuçiqin”, shton ai.
Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - në ditën kur ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën.
Më herët, zyrtarët e Kosovës e kanë lidhur atë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, një politikan serb nga veriu i Kosovës. Megjithatë, autoritetet në Serbi e kanë mohuar përfshirjen e Radoiçiqit.
“Millan Radoiçiq nuk është i shenjtë... por ai, në asnjë mënyrë, nuk ka marrë pjesë në likuidimin e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë atëkohë Vuçiq.
Derisa autoritetet e Kosovës e kanë kërkuar Radoiçiqin edhe para Banjskës, nën dyshimet për disa vepra kriminale, ai është parë në takimet zyrtare të Vuçiqit në Beograd me përfaqësues të serbëve nga Kosova, si dhe në Parlamentin e Serbisë. Radoiçiq, më herët, i është prezantuar publikut si biznesmen, por, sipas të dhënave zyrtare të regjistrit tregtar, ai aktualisht nuk ka asnjë kompani në emër të tij në Serbi.
Ai ka dalë nga pronësia e kompanisë “Inkop” dhe kompanive simotra të saj në tetor të vitit 2023, pasi ka pranuar publikisht se ka qenë organizator i sulmit të armatosur në Banjskë. Pjesën e tij në “Inkop” dhe në kompanitë e lidhura me të, ai ua ka dhënë partnerëve të tij të biznesit, vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.
Sikurse Radoiçiq, edhe ata janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të krimit të organizuar ndërkombëtar. Serbia, megjithatë, nuk u kushton shumë vëmendje sanksioneve ndaj tyre, si dhe ndaj kompanive të lidhura me ta. Në vitet e fundit, këto kompani kanë marrë punë fitimprurëse në ndërtim, të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit, ka treguar një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Redaktori i së përjavshmes serbe Radar, Millan Qullibërk, i cili gjithashtu ka hulumtuar aferat e Radoiçiqit dhe të vëllezërve Vesellinoviq, beson se struktura e pronësisë së kompanisë ka ndryshuar “vetëm formalisht”.
“Jam absolutisht i sigurt se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar as shpërndarja e fitimit që realizohet, e që është dhjetëra miliona euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Dyzet për qind të pjesës së tij në “Inkop”, Radoiçiq ua ka ndarë vëllezërve Vesellinoviq në pjesë të barabarta - nga 20 për qind. Kërkesa në Agjencinë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë për fshirjen e Radoiçiqit nga pronësia, është dorëzuar më 3 tetor të vitit 2023 - ditën kur ai është ndaluar nga policia në Beograd dhe kur ka dhënë deklaratë në Prokurorinë e Lartë Publike.
Tani, Zvonko Vesellinoviq ka 60 për qind të pronësisë në “Inkop” dhe në kompanitë e ndërlidhura, ndërsa vëllai i tij, Zharko, ka 40 për qind. Puna e tyre me shtetin, ndërkohë, ka vazhduar.
“Kjo ka filluar disa vite më parë dhe ka vazhduar edhe pas Banjskës. Të gjitha ato kompani që janë pjesë e perandorisë së tyre, po ecin gjithnjë e më mirë. Biznesi po lulëzon”, thotë Qullibërk.
Sipas tij, bumi i biznesit “vështirë mund të shpjegohet me aftësitë biznesore” të pronarëve.
“Natyrisht se bëhet fjalë për një aranzhim tjetër, shumë fitimprurës, i cili u ka siguruar këtyre njerëzve dhjetëra miliona euro fitime të ligjshme, që janë raportuar zyrtarisht, janë tatuar dhe tani u takojnë atyre”, shton ai.
Kompania “Inkop” dhe dy kompanitë simotra, “Novi Pazar-put” dhe “Betonjerka”, tashmë në pronësi të vëllezërve Vesellinoviq, kanë fituar në fund të vitit 2023 mbi 23.5 milionë euro.
Me të ardhurat në llogaritë e tyre lidhen punë që paguhen nga arka e shtetit. Këtë e kanë treguar raportet e fundit financiare, të publikuara në regjistrin komercial të Serbisë, tenderët dhe dokumentacioni tjetër i analizuar nga Radio Evropa e Lirë, më herët këtë vit.
Ndërtimi i autostradave me shpejtësi të madhe, mirëmbajtja e rrugëve lokale apo ndërtimi i shtyllave për linjat e transmetimit janë disa nga punët prej miliona eurosh, që kanë kryer këto kompani. Për shembull, puna e fundit që kompania ndërtimore “Novi Pazar-put” ka marrë nga shteti, ka qenë në gusht të këtij viti.
Rekonstruksionin e seksionit të autostradës ndërkombëtare në jug të Serbisë, drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut, shteti ia ka dhënë konsorciumit në pronësi të kompanisë “Novi Pazar-put” dhe tri kompanive të tjera.
Puna në këtë projekt, përfshirë taksat, kap vlerën e mbi 14 milionë eurove. Gjatë vitit 2024, “Novi Pazar-put” ka marrë punime rrugore edhe në komunat në jugperëndim të Serbisë, me vlerë prej qindra mijëra eurosh.
Pasuria dhe pajisjet e kompanisë së vëllezërve Vesellinoviq, përfshirë një vilë në lagjen elitare të Beogradit, Dedinje, dhe një hotel luksoz në Kopaonik, kapin vlerën e 39 milionë eurove, sipas raporteve financiare për vitin 2023 të analizuara nga REL-i.
Derisa Radoiçiq zyrtarisht nuk është pronar i ndonjë biznesi, në emër të gruas së tij, Ema, në regjistrin komercial të Serbisë është restoranti me emrin “Grey”. Vendndodhja e tij, megjithatë, është në Mitrovicën e Veriut në Kosovë.
Edhe pse firma është aktive në regjistrin komercial të Serbisë, restoranti është konfiskuar nga policia e Kosovës në prill të vitit 2024, së bashku me pjesën tjetër të pronave të Radoiçiqit në Kosovë.
Parcela në lagjen e vilave dhe ambasadave shtetërore Radio Evropa e Lirë nuk është në dijeni se çfarë pasurie të paluajtshme posedojnë në Serbi Millan Radoiçiq dhe gruaja e tij.
Rrjeti Ballkanik i Kërkimeve - BIRN ka njoftuar në maj të këtij viti se Radoiçiq po ndërton një vilë prej mbi 1.500 metrash katrorë në një lokacion prestigjioz në lagjen e Beogradit, Dedinje.
REL-i nuk është në dijeni se si kanë ecur këto punime dhe nëse objekti ka përfunduar. Vlera e parashikuar e punimeve, sipas BIRN-it, është gati 2.7 milionë euro.
Kjo do të thotë se në vilën e re në parcelën e Radoiçiqit janë investuar së paku 2.7 milionë euro, ndërsa vlera reale e saj përcaktohet pasi të përfundojnë punimet. Pas qasjes në kadastër, REL-i ka konfirmuar se Ema dhe Millan Radoiçiq janë pronarë të rreth 40 arëve tokë në Dedinje.
Siç mund të shihet në kadastër, fqinja e tyre e parë është gruaja e Zvonko Vesellinoviqit, ndërsa afër gjenden edhe pallate shtetërore dhe përfaqësi diplomatike, siç është Ambasada kineze në Serbi./REL