LIVE UPDATES
Bota

Një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael, të afërmit vazhdojnë të vajtojnë për të dashurit e tyre

Shumë vetë kanë humbur të dashurit; të tjerëve iu shkatërruan shtëpitë dhe komunitetet gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.

8 Tetor 2024, 18:42 Nga E. D

Një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael, të afërmit

IZRAEL- I gjithë populli i Izraelit i ka ndjerë pasojat e luftës që filloi një vit më parë. Shumë vetë kanë humbur të dashurit; të tjerëve iu shkatërruan shtëpitë dhe komunitetet gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Për Talma Atzilin, koha u ndal më 7 tetor 2023. Djali i saj Aviv, u vra ndërsa luftonte me qindra militantë të armatosur të Hamasit, të cilët sulmuan kibucin e tij Nir Oz, më pak se një kilometër larg kufirit të Gazës. Eshtrat e Avivit mbahen ende në Gazë, kështu që për të është ngritur një varr i përkohshëm në kibuc.

“Plagët e komunitetit tonë janë ende të hapura. Është e vështirë si nga pikëpamja e sigurisë, ashtu edhe në aspektin e forcës emocionale që të kthehesh në një vend që ka përjetuar aq shumë humbje. Më pëlqente shumë të ecja zbathur, si brenda kibucit ashtu edhe në fusha. Por tani kam një ndjesi sikur toka është e mbushur me gjak dhe nuk mund të vazhdoj të eci zbathur”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Një e katërta e banorëve të Nir Ozit u vranë ose u morën peng dhe më shumë se gjysma e shtëpive u shkatërruan. Në Kibucin Be'eri aty pranë, më shumë se 100 banorë u vranë, mes tyre Hagi Avni, baba i pesë fëmijëve dhe anëtar i Forcës së Sigurisë në Be’eri. Vajza e tij nëntëvjeçare, Eliel, shkruan emrin e tij në murin e dhomës së saj të dikurshme.

"Më mungon babi im. Doja t'i thoja lamtumirë shtëpisë sime para se ta shkatërrojnë dhe ta rindërtojnë", thotë ajo.

Por shumë banorë të Beerit dhe komuniteteve të tjera pranë kufitare Gazës nuk besojnë se do të kthehen përsëri.

“Pyetja është – si të mund të jetojmë këtu me një lloj marrëveshjeje, si me Egjiptin dhe Jordaninë. Është e pamundur të vazhdosh të jetosh kështu pranë rrezikut gjatë gjithë kohës. Nuk e pranoj që pranë meje të ketë luftë pa fund.”

Një vit më pas, familjet e pengjeve ende organizojnë protesta masive duke kërkuar që qeveria izraelite të kthejë rreth 100 pengjet e mbetura. Avichai Brodutch nga Kibuci Kfar Aza filloi lëvizjen e protestave disa ditë pasi gruaja dhe tre fëmijët e tij u morën peng më 7 tetor.

Familja e tij u lirua pas një marrëveshjeje për pengjet në nëntor, por duke folur pranë rrënojave të kibucit të tij, Brodutch thotë se shoqëria izraelite ende e ndjen traumën.

“Si komb ne duhet ta kujtojmë këtë, si pjesë e historisë së hebrenjve që duhet mbajtur mend. Por personalisht, nëse më pyet mua, do të doja të jetoja jetën time, të shikoja përpara, të jetoja në paqe, pasi ne vuajtëm aq shumë. Mendoj se kemi një mundësi të mirë për ta bërë këtë tani, të dyja palët kanë vuajtur kaq shumë."

Por një vit më pas, një armëpushim në Gazë dhe lirimi i pengjeve duken shumë larg. Për ata në Izrael që u mungojnë të dashurit dhe komunitetet e tyre të humbura, 7 tetori 2023 nuk ka fund./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj