LIVE UPDATES
Bota

"Nuk kanë kapacitet për të shpallur pavarësinë", Dodik pas deklaratës së Escobarit: Republika Sërpska ka fuqi

Prej se u arrit Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, Bosnja e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.

17 Mars 2024, 07:46 Nga r.ll
"Nuk kanë kapacitet për të shpallur
milorad dodik

BOSNJE- Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, tha të shtunën mbrëma se entiteti serb “ka forcë” dhe se ai mund të funksionojë edhe “nën trysni të madhe tinëzare” nga Shtetet e Bashkuara, pasi zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar theksoi të premten se ky entitet nuk ka kapacitet për t’u pavarësuar.

"Ata frikësohen se nuk po qeverisin këtu ashtu siç duan, dhe pikërisht këtu Republika Sërpska e tregon fuqinë e saj. Ata po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit për paqen, dhe për këtë na fajësojnë ne. Prandaj Republika Sërpska ka forcë”, tha Dodik në rrjetin social X.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten se nuk mendon se Republika Sërpska ka forcë të ndahet nga Bosnja, me gjithë kërcënimet e Dodikut për ta bërë një gjë të tillë.

“Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, që është në borxhe në rritje, do të ketë kapacitet për të sfiduar NATO-n apo për të shpallur pavarësinë, dhe për të qenë i qëndrueshëm”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë.

Prej se u arrit Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, Bosnja e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.

Ajo mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë civil me mbështetjen e OKB-së dhe me një pushtet të madh, pozitë që aktualisht mbahet nga Christian Schmidt, i cili është duke u kundërshtuar nga Dodik

Dodik tha të shtunën se qëllimi i Escobarit ishte ta shfaqë Republikën Sërpska “si një vend i keq, i cili nuk mund të jetojë pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.

“Nëse amerikanët po lobojnë që Kosova të jetë shtet, pse t’u pengojë Republika Sërpska si shtet. Republika Sërpska ka paga më të mira, ekonomi më të sigurt dhe eksport më të madh, më pak borxhe; ka gjithçka më të mirë se ai përbindëshi nga i cili ata po përpiqen të krijojnë shtet”, shkroi Dodik.

Dodik pretendoi se Shteteve të Bashkuara janë përpjekur ta “dëmtojë” Republikën Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë “për tri dekada” dhe se deklarata e fundit e Escobarit nuk është rastësi dhe vjen në një kohë kur Bosnja e Hercegovina duhet t’i hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian.

“Ata nuk bëjnë asgjë, na sanksionojnë, i kërcënojnë bankat për të mos bashkëpunuar me Qeverinë, me autorietet e Republikës Sërpska, e akuzojnë Dodikun, mua, janë të bezdisur nga lidhjet tona me presidentin (e Rusisë) Vladimir Putin dhe që ne po i nisim bisedimet me BE-në”, shtoi ai.

Dodiku është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpa do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.

Për shkak të “aktiviteteve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit”, Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Dodik më herët ka deklaruar se nuk ka frikë nga paralajmërimet amerikane dhe ka kërcënuar se do ta kthejë kufirin e entitetit në kufi shtetëror.

Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëron për rrezikun e politikës separatiste të Dodikut, duke deklaruar se ajo "vë në rrezik perspektivën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, demokracinë dhe ekonominë e saj"./REL

milorad dodik gabriel escobar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj