LIVE UPDATES
Bota

Nuk ka pajtim/ Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza

Një zyrtar amerikan tha se raundi i bisedimeve të nivelit të lartë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh përfundoi të dielën pa marrëveshje përfundimtare.

26 Gusht 2024, 08:26 Nga I.A
Nuk ka pajtim/ Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza
Gaza

GAZA- Bisedimet për armëpushimin dhe shkëmbimin të pengjeve në luftën në mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë pasi takimet e fundjavës në Kajro nuk arritën të zgjidhin të gjitha çështjet.

Një zyrtar amerikan tha se raundi i bisedimeve të nivelit të lartë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh përfundoi të dielën pa marrëveshje përfundimtare. Megjithatë u bë e ditur se bisedimet do të vazhdojnë në nivele më të ulëta në ditët në vijim për të adresuar dallimet e mbetura.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti rreth bisedimeve tha se “ekipet punuese” të nivelit më të ulët do të qëndrojnë në Kajro për t'u takuar me ndërmjetësit nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti në përpjekje për të adresuar mosmarrëveshjet e mbetura.

Zyrtari i quajti bisedimet e fundit, të cilat filluan të enjten në Kajro dhe vazhduan deri të dielën, si “konstruktive” dhe tha se të gjitha palët po punonin për të “arritur një marrëveshje përfundimtare dhe të zbatueshme”.

Në bisedime morën pjesë drejtori i CIA-s, William Burns dhe kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, David Barnea. Një delegacion i Hamasit u informua nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit por nuk mori pjesë drejtpërdrejt në negociata.

Ky zhvillim erdhi pasi Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah shkëmbyen zjarr të dielën, por shmangën nisjen e një lufte të gjerë, ndërsa të dyja palët sinjalizuan se shkëmbimi më intensiv në muajt e fundit kishte përfunduar.

Hezbollahu pretendoi se kishte goditur një vend të inteligjencës ushtarake izraelite pranë Tel Avivit si pjesë e një sulmi me qindra raketa dhe dronë, ndërsa Izraeli pretendoi se sulmet që kreu ishin parandalues për të shmangur një sulm më të madh.

Asnjëra palë nuk ofroi prova për këto pretendime. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha se sulmi që ishte një përgjigje ndaj vrasjes së një komandanti të lartë militant në Bejrut muajin e kaluar nga Izraeli, ishte vonuar për të dhënë një mundësi bisedimeve për armëpushim në Gaza dhe që grupet e mbështetura nga Irani të diskutonin nëse duhet të sulmonin Izraelin të gjithë së bashku.

Izraeli dhe Hezbollahu thanë se kishin synuar vetëm objektiva ushtarake. Hezbollahu është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili gjithashtu ka kërcënuar të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e liderit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran muajin e kaluar.

Izraeli nuk ka thënë nëse ishte i përfshirë. Mediat shtetërore iraniane e konsideruan sulmin e Hezbollahut si një sukses, por nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët iranianë. SHBA dhe ndërmjetësit e tjerë e shohin një armëpushim në Gaza si kyç për të shmangur një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit nëse ka një armëpushim./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj