"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Bota
Nuk ndalen me "Bayraktar"! Kosova blen sistem të mbrojtjes ajrore, paguan 30 milionë euro
Sipas dokumentit të prokurimit i publikuar nga media në fjalë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 30 milionë euro me kompaninë turke të industrisë së mbrojtës “ROKETSAN”.
18 Korrik 2023, 11:42Nga k.m.
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1
TURQI- Pas dronave "Bayraktar", qeveria e Kosovës duket se është investuar në blerjen e pajisjeve për Ushtrinë. Media turke “Defence Turk.net” ka pretenduar se Kosova do të furnizohet nga Turqia me sistem të mbrojtjes ajrore “ROKETSAN SUNGUR” dhe pajisjet përkatëse.
Përveç SUNGUR, pretendohet se do të furnizohen edhe automjete të blinduara STM KARGU Kamikaze dhe ZMA-15. Tekstet që supozohet se kanë të bëjnë me prokurimin janë shpërndarë në mediat sociale dhe blogjet me bazë në Kosovë. Sipas dokumentit të prokurimit i publikuar nga media në fjalë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 30 milionë euro me kompaninë turke të industrisë së mbrojtës “ROKETSAN”.
Sistemi i Mbrojtjes Ajrore SUNGUR është një sistem raketor i mbrojtjes ajrore që përdoret në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër të njësive dhe objekteve të lëvizshme/fikse në fushën e betejës dhe në zonën e pasme. Sistemi i raketave të mbrojtjes ajrore SUNGUR është krijuar për të qenë i pajtueshëm me integrime të ndryshme platformash.
Blerja e dronëve "Bayraktar", lajm i konfirmuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit me kritika. Reuters bëri me dije se ende nuk dihej as numri, as çmimi dhe as marrëveshja e bërë mes kompanisë turke dhe qeverisë së Kosovës. Reagime pati edhe nga Serbia, me presidentin Aleksandër Vuçiç që u shpreh se me forcimin e ushtrisë së Kosovës, po rrezikohej paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.