Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.
SHBA-Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i bëri thirrje Izraelit më 23 tetor të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant Hamas në qytetet jugore izraelite.
“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.
Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, tha ish-presidenti amerikan, duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur.
Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.
Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Rripin e Gazës qëkur Hamasi kreu sulme të tërbuara më 7 tetor në qytetet jugore izraelite, ku i vrau mbi 1.400 njerëz. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 5.000 palestinezë, sipas zyrtarëve në Gazë.
“Vendimi i Qeverisë së Izraelit për ta ndërprerë furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë për një popullsi civile të rrethuar, kërcënon jo vetëm përkeqësimin e krizës humanitare në rritje, por mund ta ashpërsojë edhe qëndrimin palestinez për gjenerata më radhë, ta shkatërrojë mbështetjen globale për Izraelin, t’u japë përparësi armiqve të Izraelit, dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Obama.
Ai e mbështeti plotësisht presidentin amerikan Joe Biden, i cili u zotua për ta përkrahur Izraelin për “luftimin e Hamasit, çarmatimin e tij, si dhe ndërmjetësimin e kthimit të sigurt të qindra pengjeve te familjet e veta”.
Obama theksoi se është e kuptueshme që shumë izraelitë kanë kërkuar që Qeveria e tyre të bëjë gjithçka që nevojitet për ta rrënuar Hamasin dhe për t’u siguruar që sulmet nga Hamasi nuk ndodhin më kurrë./ REL
Zllatan Ellek KOSOVË- Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ellek ë...
Pamje nga miniera KOSOVË-Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar ditën e sotme hyrjen në grevë u...
pamje nga vendngjarja SHBA- Teksa në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB po shqyrtohet konflikti në veri të K...
Macron dhe Herzog IZRAEL-Isaac Herzog, Presidenti i Izraelit gjatë takimi me Presidentin e Francës ditën e sotme ka folur i prerë dhe ...
foto ilustruese KOSOVË- Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, të dyshuar për sulmin terrorist ...
Jeff Bezos HONG KONG- Jeff Wilson një senator i shtetit të Washingtoni-t u arrestua në aeroportin në Hong Kong dhe u akuzua ...
Djali i vogel ne spital IZRAEL- Attallah Abu Madigam 5-vjeçari ishte me babanë dhe vëllezërit e tij më të mëdhen...
pamje nga ngjarja SHBA- Në qendër të New Yorkut është parë një kamion që shfaq reklama të ndryshme.Ajo q&...
Foto nga operacioni ATHINË-Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë të moshave nga 39 në 45 vjeç banues n&eum...
Igor Kokunov SHKODËR- Ditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov. 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare t...