LIVE UPDATES
Bota

O’Brien rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për të dërguarin e lartë në Bosnje

Në një takim në Sarajevë, O’Brien dhe Schmidt biseduan për ato që i cilësuan si sfidat më urgjente me të cilat po përballet Bosnja, njoftoi Ambasada amerikane në Bosnjë.

2 Shkurt 2024, 17:10 Nga M.B
O’Brien rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për të
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, gjatë një ligjërate me studentë në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, 2 shkurt 2024.

SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, e ka rikonfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, gjatë një vizite në këtë vend më 2 shkurt. Në një takim në Sarajevë, O’Brien dhe Schmidt biseduan për ato që i cilësuan si sfidat më urgjente me të cilat po përballet Bosnja, njoftoi Ambasada amerikane në Bosnjë. Prej se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, Bosnja përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore. Ky vend mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë civil me mbështetjen e OKB-së dhe me një pushtet të madh, pozitë që aktualisht mbahet nga Schmidt, i cili është duke u kundërshtuar nga Millorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnjë Hercegovinë, Republika Sërpska.

Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja. Ndaj Didikut është ngritur aktakuzë për dy ligje të cilat i miratoi në korrikun e kaluar, të cilat ia mundësojnë entitetit serb të Bosnjës t’i anashkalojë apo shpërfill vendimet e Schmidtit. Të dyja këto ligje u miratuan në qershor nga Kuvendi i Republikës Sërpska, në të cilin partia e Dodikut, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, e ka shumicën. Schmidt i anuloi të dyja këto ligje më 1 korrik. Ai po ashtu bëri ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, i cili tani përcakton që një zyrtar i cili nuk i respekton vendimet e përfaqësuesit të lartë mund të ndëshkohet me dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe t’i ndalohet mbajtja e të gjitha posteve publike. O’Brien i kundërshtoi pretendimet e Dodikut për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

“Subjektet i nënshtrohen shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të qenë shumë i qartë, Republika Sërpska nuk është shtet dhe nuk ka atribute të shtetësisë”, tha O’Brien gjatë një ligjerate para studentëve në Sarajevë, në Fakultetin e Shkencave Politike më 2 shkurt. Siç tha ai, SHBA-ja mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë e Hercegovinës.

"Nga të gjitha sfidat me të cilat po përballet Bosnja dhe Hercegovina, asnjë nuk është më e madhe se përshkallëzimi i retorikës, veçanërisht historia e shkëputjes," tha O'Brien, duke shtuar se "thirrje për krijimin e kufijve të rinj ose ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, përpjekjet për të nxitur dhe lavdëruar dhunën etnike dhe nacionaliste, mosrespektimin e institucioneve kyçe si Gjykata Kushtetuese - përfaqësojnë veprime anti-Dayton, antikushtetuese dhe të rrezikshme”.

"Ne do t'i përgjigjemi veprimeve anti-Dayton dhe antikushtetuese dhe nuk do të lejojmë që aktorët keqdashës të përçajnë vendin," tha ai.

Ai e rikonfirmoi mbështetjen e Uashingtonit edhe për “integritetin e Bosnjës në institucionet euroatlantike dhe u bëri thirrje liderëve t’i miratojnë reformat të cilat i plotësojnë standardet ndërkombëtare, që janë të nevojshme për arritjen e këtij qëllimi”. Bosnja e mori zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian në dhjetor 2022, por ende nuk i ka nisur bisedimet për anëtarësim me bllokun, pasi kërkohet plotësimi i disa kritereve të caktuara./ REL

shba bosnje dhe hercegovinë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj