LIVE UPDATES
Bota

O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën

James O’Brien thotë se pret që qeveria e re e Serbisë të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën në të kaluarën.

14 Dhjetor 2023, 21:44 Nga A.B
O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë
James O’Brien

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien thotë se pret që qeveria e re e Serbisë të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën në të kaluarën. Zoti O’Brien thotë se e ardhmja e rajonit është futja e dy vendeve në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi në BE. Normalizmi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e deklaratës së djeshme të takimit të lartë të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Serbisë i ka dërguar një letër BE-së, ku shprehet se deklarata është politike dhe jo e detyrueshme, duke këmbëngulur në qëndrimin e saj kundër çdo lloj njohje të Kosovës, “de fakto, apo de-jure".

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se pret që qeveria e re e Serbisë që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, të respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Zoti O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara do të prëcjellin me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe shprehu besimin se ato do të jenë të lira dhe të drejta.

“Populli serb mund të votojë për kë të dojë. Ajo që ne presim nga qeveria është që t’u përmbahet marrëveshjeve që ka arritur sa i përket Kosovës”, tha zoti O’Brien për Zërin e Amerikës.

Zyrtari i lartë amerikan shtoi se gjatë muajve të fundit është vërejtur përparim në disa nga çështjet më të diskutueshme midis dy vendeve.

“Disa nga mosmarrëveshjet kyçe kanë nisur të trajtohen si targat, doganat, formularët, e të tjerë. Kemi nevojë që kjo të vazhdojë me ardhjen e një qeverie të re. Duket të shohim përparim në të ardhmen”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet e ngushta me tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, një process që siç tha ai mund të kërkojë disa vite.

“Në mënyrë që të bëhen pjesë e tregut të përbashkët evropian, palët duhet të trajtojnë dallimet dhe të pranojnë kufijtë e tyre, pastaj të pajtohen të punojnë së bashku si pjesë e kësaj ndërmarrjeje më të gjerë”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se kjo është mënyra se si BE-ja ka funksionuar që nga fillimet e saj dhe se kjo metodë ka dhënë rezultate për shumë vende fqinje që kanë pasur marrëdhënie të tensionuara ndër vite.

Ulja e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe është një nga hapat e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve thotë zoti O’Brien.

“Asnjëra pale nuk ka arsye për të nxitur tensione atje. Ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë. Qytetarët serbë që jetojnë në atë rajon duhen mirëpritur në institucionet publike. Kjo mendoj unë, do t’i mbajë tensionet ulur”, tha ai.

Tensionet Kosovë-Serbi shënuan pikën më të lartë në fund të shtatorit, pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie dhe tre prej autorëve të sulmit.

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë tha se palët i pret shumë punë për të ecur përpara drejt normalizimit në rrugën që janë pajtuar marsin e kalur në Ohër.

Të mërkurën, pas takimit të nivelit të lartë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në deklaratën përfundimtare kërkohet normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëshjes së Ohrit, e cila kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës.

Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Qeveria e Serbisë, në një letër dërguar Zyrës Diplomatike të Bashkimit Evropian, të cilën e ka siguruar Zëri i Amerikës, e quajti deklaratën dokument politik, që nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Në letër Beogradi këmbëngul kundër çdo njohje, de fakto apo de jure të Kosovës./Marre nga VOA

james o’brien

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj