LIVE UPDATES
Bota

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë propozon alternativa për transaksionet me dinarin serb

Përmes një njoftimi, OEAK tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave, tha se ka nevojë të rishikohet dhe qartësohet.

15 Shkurt 2024, 11:59 Nga r.ll
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë propozon alternativa për
foto ilustruese

KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme.

Përmes një njoftimi, OEAK tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave, tha se ka nevojë të rishikohet dhe qartësohet.

Sipas OEAK-ut, “është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok”.

OEAK tha se rregullorja e BQK-së ndikon edhe në transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të mundësuar transaksionet ku përfshihet edhe dinari serb, kjo odë propozoi alternativa.

BQK-ja thotë se faza e tranzicionit për dinarin mund të zgjasë deri në tre muaj
Alternativa e parë, sipas OEAK-ut, do të mund të ishte që të shfrytëzohen institucionet e transferit të parave që të transferohen fondet mes Kosovës dhe Serbisë, por duke argumentuar se një opsion i tillë mund të jetë “më pak praktikë dhe më i kushtueshëm për individët”.

Alternativa e dytë, e propozuar nga OEAK-u, parasheh hapjen e një llogarie bankare nga Qeveria serbe në Serbi, të dedikuar për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë, sipas Odës Ekonomike Amerikane, ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, “me gjithë ndërlikimet e mundshme logjistike”.

Ndërkaq, alternativa e tretë e ofruar nga OEAK-u, parasheh transfere direkte të fondeve nga ndonjë bankë e Serbisë në ndonjë bankë të caktuar në Kosovë, dhe më fondet do të shpërndaheshin në llogaritë e përfituesve individual. Ky opsion, tha Oda, do të thjeshtonte procesin “duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.

“Në të gjitha alternativat, është e rëndësisë kruciale të adresohet licencimi i institucioneve për importim të valutave, për të siguruar një furnizim adekuat të dinarëve në Kosovë”, tha OEAK-u.

Në rregulloren për operacione me para të gatshme, të miratuar nga BQK-ja, thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm "përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja".

Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe tranzitore, jo më të gjatë se tre muaj. Në ditët e fundit, autoritetet në Serbi kanë deklaruar se në dy raste, Bankës Popullore të Serbisë nuk i është mundësuar që të transportojë dinarë në një kasafortë që ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri që janë të banuara me shumicë serbe. Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Komuniteti ndërkombëtar po i kërkon Kosovës që të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa informimin e duhur të qytetarëve./REL

kosove ceshtja e dinarit serb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj