LIVE UPDATES
Bota

OKB akuzon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë

Një raport i fundit i këtij institucioni paralajmëron se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të ketë pasoja aftagjatë për Ukrainën dhe popullsinë e saj në një kohë kur vëmendja botërore mbi gjendjen kritike atje duket se po bie.

2 Prill 2024, 21:00 Nga N.F
OKB akuzon Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut
Foto ilustruese

SHBA- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzon Rusine për shkelje serioze të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve humanitare në luftën e saj ndaj Ukrainës. Një raport i fundit i këtij institucioni paralajmëron se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të ketë pasoja aftagjatë për Ukrainën dhe popullsinë e saj në një kohë kur vëmendja botërore mbi gjendjen kritike atje duket se po bie.

“Pavarësisht rasteve tejet shqetësuese të vuajtjes së përditshme njerëzore në Ukrainë, druaj se bota është bërë indiferente ndaj krizës”, tha Volker Türk, Komisioneri të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një vlerësim shqetësues për situatën, zoti Türk i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut se “u bënë 2 vjet që kur Federata Ruse nisi sulmin e armatosur në shkallë të gjerë ndaj vendit (Ukrainës). Dy vjet vuajtje të pafundme, gjakderdhje, humbje dhe pikëllim. Shumë familje janë ndarë”.

Ai vuri në dukje se është raportuar se më shumë se 10,500 civilë janë vrarë ndërsa më shumë se 20,000 janë plagosur.

“Të dhënat aktuale ka të ngjarë të jenë më të larta”, tha ai.

Raporti, që përfshin periudhën nga 1 dhjetor 2023 deri në 29 shkurt të këtij viti thotë se sulmet ajrore ruse vazhdojne të shkaktojë dëme masive ndaj civilëve. Ai thotë se këto sulme në gjithë Ukrainën po shkaktojnë rritje të viktimave civile, "duke përmbysur prirjen për rënie të numrit të viktimave civile përgjatë vitit 2023".

Këtë vit shënohen 10 vjt që nga aneksimi i paligjshëm i Gadishullit të Krimesë nga Rusia, një periudhë në të cilën njerëzit në Krime “janë akuzuar dhe dënuar për akte që nuk përbëjnë vepër penale sipas ligjeve ukrainase”, thuhet në raport.

“Shtetësia ruse është imponuar gjerësisht,” tha zoti Türk. “Autoritetet ruse kanë rekrutuar burrat e Krimesë në forcat e armatosura ruse, duke i detyruar të luftojnë kundër vendit të tyre”.

Ai tha se fëmijëve ukrainas u është hequr arsimi në gjuhën mëmë dhe njerëzve u është mohuar e drejta për të shprehur lirisht mendimin.

Në periudhën që mbulon raporti, zyrtarë të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut morën në pyetje 60 të burgosur ukrainas lufte të cilët u liruan gjatë një shkëmbimi të robërve të luftës. Ata thane se robërit e luftës dhanë informacione të besueshme dhe detaje se ishin torturuar, rrahur, kërcënuar se do të vriteshin dhe se ndaj tyre ishte abuzuar seksualisht.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 12 raste ekzekutimi të së paku 32 robërve ukrainas. Zyra ka verifikuar tre nga këto incidente, në të cilën shërbimet ruse ekzekutuan shtatë pjesëtarë të shërbimit ukrainas.

Komisioneri i Lartë i bëri thirrje Rusisë për armëpushim. Rusia bojkotoi mbledhjen dhe informoi presidentin e Këshillit se “nuk donte të mbante fjalim”. Ambasadori i Ukrainës në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Filipenko Yevheniia akuzoi Rusinë për shkelje sistematike të të drejtave thelbësore dhe lirive në Krime dhe në rajonet e pushtuara në Donbas dhe territore të tjera ukrainase.

Ambasadori ukrainas i bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të “dënojnë sulmet terroriste të Rusisë dhe t’i dërgojnë një mesazh të qartë Kremlinit se komuniteti ndërkombëtar nuk po mbyll një sy për sulmin ndaj një shteti të pavarur, vrasjes së civilëve dhe shkatërrimit të infrastrukturës kritike".

Marrë nga VOA

okb rusia ukraine

Sondazh

Poll
Bota 2 Prill 2024, 20:43 E. D

A po e braktis flota ruse Krimenë

foto ilustruese RUSI- Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake humb&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj