LIVE UPDATES
Bota

OKB kritika Britanisë mbi ligjin për imigrantët që do të dërgohen në Ruandë

Pesë persona humbën jetën, mes tyre dhe një fëmijë, kur një gomone e mbingarkuar që transportonte imigrantë u gjend në vështirësi në brigjet franceze të martën në mëngjes.

24 Prill 2024, 17:14 Nga E. D
OKB kritika Britanisë mbi ligjin për imigrantët që do
foto

LONDËR- Pas disa vitesh përplasje politike dhe betejash gjyqësore, ligjvënësit britanikë miratuan këtë javë ligjin me anë të të cilit qeveria shpreson të ndalë flukset migratore që vijnë në vend përmes Kanalit të La Manshit. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, migrantët do të dërgohen në Ruandë, ku do t'i nënshtrohen procesit të përpunimit të dokumentave. Ligji u miratua edhe pse në parlament u risollën në vëmendje rreziqet me të cilat përballen imigrantët që mbërrijnë në Britani me varka të vogla e gomone.

Pesë persona humbën jetën, mes tyre dhe një fëmijë, kur një gomone e mbingarkuar që transportonte imigrantë u gjend në vështirësi në brigjet franceze të martën në mëngjes. Një kujtesë e hidhur e rreziqeve me të cilat përballen imigrantët, teksa kalojnë Kanalit e La Manshit. Autoritetet franceze thonë se në bord ndodheshin 112 persona.

“Pavarësisht situatës komplekse dhe delikate arritëm të shpëtojmë 57 persona. Të tjerët, ia dolën të rindezin motorin, e të vazhdojnë udhëtimin drejt Britanisë”, tha Jacques Billant, Prefekti i rajonit Pas-de-Calais.

Raste të ngjashme, të emigrantëve që vazhdojnë udhëtimin pavarësisht rreziqeve, nuk janë të rralla. Deri më tani këtë vit, mbi 6,300 persona kanë ndërmarrë udhëtimin me varka të vogla drejt Britanisë. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi ligjvënësit britanikë miratuan ligjin që synon të dërgojë në Ruandë të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë përmes Kanalit të La Manshit.

Imigrantët do të përpunohen në Ruandë dhe nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Britani, madje edhe ata, të cilëve do t'u jepet statusi i refugjatit. Ligji udhëzon gjykatat të injorojnë ligjet ekzistuese britanike ose traktatet ndërkombëtare që mund të bllokojnë dëbimet. Nuk është ende e qartë nëse sfidat e mëtejshme ligjore, mund të vonojnë nisjen brenda pak javësh të imigrantëve me fluturime të posaçme drejt Ruandës. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se dërgimi i migrantëve mijëra kilometra larg, do t'i pengojë të tjerët të vijnë në Britani.

“Avioni i parë do të niset pas rreth 12 javësh. Sigurisht që kjo është më vonë nga ajo që ne do të donim të ndodhte. Por kemi qenë gjithmonë të qartë se procesi i përpunimit do të kërkojë kohë”, tha ai.

Qeveria thotë se kjo polikë është e bazuar në moral, pasi synon t'i japë fund udhëtimeve të rrezikshme që operohen nga kontrabandistët e qënieve njerëzore. Por Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Britanisë ta rishikojë këtë çështje.

“Duke shmangur përgjegjësisë për refugjatët, duke reduktuar aftësinë e gjykatave britanike për të shqyrtuar vendimet për dëbim, duke kufizuar qasjen në mjetet juridike në vend si dhe gamën e mbrojtjes të drejtave të njeriut për një grup të caktuar njerëzish, ky ligj i ri pengon seriozisht sundimin e ligjit në Britani dhe përbën një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e OKB-së, Ravina Shamdasani.

Sipas marrëveshjes, Britania do t’i paguajë Ruandës të paktën 458 milionë dollarë gjatë pesë viteve, duke dhënë edhe pagesa shtesë, në vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh, për çdo imigrant të dërguar në këtë vend. Opozita e ka quajtur ligjin një marifet të kushtueshëm, që nuk do të funksionojë. Miratimi i tij pas disa vite vonesash shihet një fitore politike për kryeministrin Rishi Sunak.

Por nëse ligji do të arrijë t’i ndalë imigrantët të ndërmarrin udhëtime te rrezishme e vdekjeprurëse, nëpërmjet Kanalit të La Manshit, kjo mbetet për t'u parë./VOA

okb rishi sunak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj