LIVE UPDATES
Bota

Opozita maqedonase nuk tërhiqet, kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për shkak të dështimit të shumicës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, që është kusht për procesin e integrimit evropian.

10 Tetor 2023, 20:42 Nga I.A

Opozita maqedonase nuk tërhiqet, kërkon zgjedhje të parakohshme

SHKUP- Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski apo kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, takim të liderëve të partive politike, në të cilin do të bisedohej për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për shkak të dështimit të shumicës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, që është kusht për procesin e integrimit evropian.

Në vitin 2024 duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare.

Mandati i presidentit përfundon më 12 maj, ndërsa i deputetëve më 4 gusht dhe në rast se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen në afatet e rregullta, atëherë bazuar në afatet ligjore, dallimi kohor mes tyre mund të jetë vetëm për disa ditë.

“Kur bëj thirrje për mbajtjen e një takimi të liderëve mendoj për një takim në të cilin ne do të bisedonim për data të caktuara që të mos hyjnë në krizë kushtetuese, të ketë shkelje të afateve, por edhe të Kushtetutës. Prandaj, disa muaj para mbajtjes së tyre duhet të ulemi dhe të bisedojmë për datat e mundshme për zgjedhjet. Mbledhja mund të thirret edhe nga kryetari i Kuvendit dhe të caktojmë datën për zgjedhje të parakohshme”, thotë Mickoski.

Sipas tij, pushteti ka dështuar në miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës, andaj “duhet të përballet me popullin në zgjedhje, jo vetëm për këtë dështim, por edhe për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend”.

Ndërkohë, opozita shqiptare kërkon që të jetë pjesë e bisedimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve duke theksuar gatishmërinë për pjesëmarrje në cilëndo qoftë datë që mund të caktohet nga partitë politike.

“Gjithçka që ka të bëjë me procesin zgjedhor që të jetë fer, demokratik dhe i pranueshëm për qytetarët, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë dhe të marrim pjesë në takime që zgjedhjet të jenë të pranueshme për qytetarët. Ne kërkojmë që kjo qeveri sa më shpejt të reflektojë, të caktohet takimi i liderëve dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, thotë Bilall Kasami, përfaqësues i Opozitës së Bashkuar Shqiptare.

Ai kërkon që dy ciklet zgjedhore për president dhe për deputetë, të mbahen në një datë për t’i ikur shpenzimet në kohë të krizë së madhe ekonomike.

Por, për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nuk ka nevojë për një takim të liderëve pasi ai thotë se mbetet në ofertën për kreun e opozitës, se zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm në rast se ajo i mbështet ndryshimet kushtetuese.

“Ne kemi një ofertë për liderin e opozitës. Nëse të hënën apo kurdo qoftë i votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë do të shpërndajmë Kuvendin dhe do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Ne jemi të gatshëm edhe të formojmë qeveri të zgjeruar duke ua lënë gjysmën e kabinetit kuadrove të VMRO-së dhe deri në zgjedhjet e rregullta të miratojmë të gjitha ligjet dhe kriteret tjera të nevojshme për integrimin evropian”, deklaron Kovaçevski.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e qeverisë është kundër zgjedhjet të parakohshme. Kjo parti thotë se në rast se opozita mbështet ndryshimet kushtetuese, ajo do të heqë dorë nga kërkesat e saj për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, ashtu siç parashihet me një marrëveshje të saj me LSDM-në. Përpjekje për zgjedhje të reja në Maqedoninë e Veriut kishte edhe në janar të vitit 2022, por opozitës i mungoi vetëm një votë për mosvotimin e Qeverisë së kryeministrit aktual Dimitar Kovaçevski.

Marrë nga REL

talat xhaferi dimitar kovaçevski hristijan mickoski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj