All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Opozita maqedonase: Qeveria po tenton të shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

Reagimet e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare vijnë pas vendimit të Qeverisë të ditës së enjte, e cila tërhoqi nga procedura parlamentare këtë propozim duke e arsyetuar me “çështje administrative”.

2 Shkurt 2024, 19:35 Nga Isuf Kadriu
Opozita maqedonase: Qeveria po tenton të shpëtojë zyrtarët
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut - Fotografi nga arkivi.
All - Paragraf - 1

SHKUP- Opozita në Maqedoninë e Veriut ka akuzuar Qeverinë e re se me tërheqjen e draft-ligjit për masat kufizuese, me të cilat parashihet që listat e zeza të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të bëhen pjesë e sistemit juridik, synon të mbrojë zyrtarët e saj që mund të vendosen në këto lista. Reagimet e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare vijnë pas vendimit të Qeverisë të ditës së enjte, e cila tërhoqi nga procedura parlamentare këtë propozim duke e arsyetuar me “çështje administrative”.

“Për shkak të çështjeve administrative propozim-ligji duhet të aprovohet edhe një herë nga Qeveria e re dhe më pas do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

Detaje të tjera nuk jepen përveçse asaj se propozimi do të shqyrtohet nga Qeveria në një nga seancat e ardhshme. Draft-ligji për masat kufizuese ishte ndër të fundit që u miratua nga Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, në seancën e 16 janarit dhe më pas u dërgua në Kuvend. Ndryshimet parashikojnë që shtetasit dhe kompanitë maqedonase që përfshihen në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, do t’u nënshtrohen edhe sanksioneve nga autoritetet vendase. Këto ndryshime, që ishin prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 11 janar, i mundësojnë prokurorisë që të hapë çështje nëse Qeveria vendos kufizime për dikë që do të sanksionohet nga SHBA dhe Britania e Madhe. Veç kësaj, ndryshimet parashikojnë edhe largimin e përkohshëm nga detyra të zyrtarëve, pamundësimin e zgjedhjes dhe emërimit në poste ose nga ana tjetër, ndalimin e pjesëmarrjes në prokurime publike nëse bëhet fjalë për kompani vendore. Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e frontit opozitar, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thotë se Qeveria e ka tërhequr propozimin për t’i “shpëtuar zyrtarët e saj që mund të vendosen në listat e zeza”.

“Me siguri se janë kalkulime pasi kanë njerëz që janë nëpër pozita apo të tjerë që janë potencial për të qenë në listën e zezë amerikane dhe në këtë situatë bëjnë pazare dhe e kanë tërhequr propozimin pasi do t’i prekë strukturat e pushtetit”, thotë Zendeli.

VMRO DPMNE-ja vlerëson se pushteti aktual, “i zhytur në korrupsion dhe krim” do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur zyrtarët e tij, por sipas opozitës maqedonase “ata nuk do të mund të mbrohen pas disfatës në zgjedhjet e 8 majit.

“Nga ky pushtet pritet gjithçka. Kjo Qeveri është vazhdimësi e Qeverisë më të keqe që ka pasur ndonjëherë Maqedonia [e Veriut]. Janë përpjekjet e fundit të saj për të fshehur krimin dhe korrupsionin në radhët e zyrtarëve. Asgjë nuk do t’i mbrojë ata nga përgjegjësia. Çdonjëri prej tyre do të përgjigjet për të gjitha të këqijat që i ka sjellë vendit”, thuhet në një reagim të VMRO DPMNE-së për REL-in.

Deputeti Fadil Zendeli thotë se sikur të kishte “shtet ligjor”, nuk do të kishte nevojë për miratimin e ndryshimeve të tilla, pasi sipas tij, edhe legjislacioni aktual parashikon sanksione për çdo person që bën shkelje ligjore apo përfshihet në krim dhe korrupsion.

“Këtu nuk veprojnë institucionet pasi janë thellësisht të kontrolluara nga ana e pushtetit, në veçanti prokuroria dhe gjyqësori. Ata flasin për Front Evropian apo se janë të përcaktuar për rrugën evropiane, por Fronti Evropian nuk bëhet me kapjen e sistemit dhe të shtetit siç bëjnë këta. Pra, rruga evropiane e tyre është vetëm demagogji”, shprehet Zendeli.

Vasko Naumovski, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasador në SHBA, thotë për Radion Evropa e Lirës se ndryshimet e propozuara duhet të miratohen pasi do të kontribuojnë në hapjen e mundësive më të mëdha për rezultate në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Por, ai shpreh dilema nëse këto mundësi që do të krijohen me ndryshimet ligjore, do të shfrytëzohen nga ana e sistemit të drejtësisë për t’i sanksionuar ata që janë zhytur në korrupsion.

“Një nga mangësitë në institucionet tona gjyqësore, është ndikimi që ka politika mbi to dhe pamundësia për të vepruar gjyqësori pa presion nga partitë politike në pushtet. Ajo që mund të rregullojnë këto ndryshime ligjore janë pasojat negative që do të bartin individë apo personat juridikë, bazuar në rezultatet e hetimeve që kanë arritur shtetet e tjera, e theksoj jo institucionet tona”, thotë Naumovski.

Në listën e zezë amerikane ndodhen politikanë dhe biznesmenë maqedonas e shqiptarë. Të fundit që janë vendosur në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA, janë: ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Në listën e Zezë nga më herët janë edhe krytari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë. Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në disa raste ka thënë se lista e zezë mund të zgjerohet edhe me persona të tjerë që e pengojnë sundimin e ligjit apo që dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme./ REL

maqedonia e veriut

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj