LIVE UPDATES
Bota

"Opozita shqiptare e gatshme!" Analiza: A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë ndarë opinione të ndryshme lidhur me paralajmërimet për zgjedhje. Disa e konsiderojnë të “pashmangshme” punën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e vlerësojnë si një “mundësi minimale”.

5 Nëntor 2024, 16:57 Nga M.B
"Opozita shqiptare e gatshme!" Analiza: A do të ketë
Foto ilustruese

SHKUP- Opozita shqiptare, Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhja Social-Demokrate maqedonase (LSDM) janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale.

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë ndarë opinione të ndryshme lidhur me paralajmërimet për zgjedhje. Disa e konsiderojnë të “pashmangshme” punën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e vlerësojnë si një “mundësi minimale”.

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme u bë temë e diskutimit pas pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës në Kuvend të enjten e kaluar. Ata i bënë thirrje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski të tërhiqet, duke theksuar se ai "i ka shkelur të gjitha premtimet".

Kurse, Mickoski, nga Kuvendi tha: “Nëse dëshironi të shkojmë në zgjedhje, të vërtetohet që së bashku me zgjedhjet lokale të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse dëshironi, menjëherë tani ta dakordojmë punën. Por, do të ngulfateni në thellësinë, ku ju dërgojnë”.

Sefer Tahiri, profesor në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore, konsideron se pas deklaratës së kreut të Qeverisë, zgjedhjet janë të pashmangshme.

Në demokracitë parlamentare, është rregull që opozita kërkon zgjedhje. Por, kësaj radhe, ishte pushteti, përkatësisht kryeministri Hristijan Mickoski, pavarësisht nëse e ka bërë me apo pa konsultim me partnerët e koalicionit qeveritar. Pas pranimit të konceptit të zgjedhjeve të parakohshme nga opozita maqedonase dhe opozita shqiptare, (Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët - krahu i Zijadin Selës), zgjedhjet janë të pashmangshme. Ato konsideroj se do të mbahen. Këtë e thotë çdo logjikë normale demokratike e shteteve të civilizuara", shprehet Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Por, ndryshe mendon Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut. Ai beson se gjasat për zgjedhje të dyfishta, parlamentare të parakohshme, së bashku me ato lokale, janë minimale, pasi nuk ka ndryshime të mëdha në sondazhe.

“Mendoj se tani për tani e gjithë kjo mbetet një folklor politik, por nuk e përjashtoj mundësinë, nëse ka ndonjë tronditje më serioze në skenën politike, për shembull, zgjidhja e çështjes së negociatave me BE-në me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e të tjera, që kjo të riafirmohet edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, tani për tani për këtë nuk ka kurrfarë paralajmërimi", shprehet Arsovski për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Tahirit, kalkulimi i parë ishte i pushtetit, konkretisht VMRO DPMNE-së, që opozita maqedonase (LSDM) nuk do të pranonte zgjedhjet për shkak të pozicionit të saj të dobët.

“Deklarimi befasues i liderit të opozitës maqedonase, Venko Filipçe, e ka vënë në një pozicion të palakmueshëm pushtetin, sepse kemi pasur dy deklarata që nuk i përshtaten konceptit të kryeministrit. Njëra është deklarata e zëdhënëses së Qeverisë, Marija Miteva, dhe tjetra e liderit të Lëvizjes Demokratike (pjesë e koalicionit VLEN në Qeveri), Izet Mexhiti, të cilët nuk pajtohen me zgjedhjet e parakohshme", thotë Tahiri.

Ai shton se nëse pushteti tenton t’u shmanget zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përkatësisht shpërbërjes së Parlamentit, atëherë siç thotë “do të manifestojë frikë dhe pasiguri për arritjen ose përsëritjen e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara".

Kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, u shpreh i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 majit, partia e tij pësoi disfatë të thellë duke arritur të marrë vetëm 18 mandate të deputetëve, kundrejt 58 sa fitoi VMRO-ja. Filipçe argumenton se kërkesa e Mickoskit për zgjedhje të reja vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit, dëshmon se qeverisja nuk po funksionon si duhet.

“Matjet tona tregojnë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Kjo nënkupton se dy nga tre qytetarë nuk janë të kënaqur nga politikat ekonomike, nga rënia e standardit jetësor po edhe nga ajo që Shqipëria na parakaloi në rrugën e euro-integrimeve”, tha të hënën Filipçe.

Për zgjedhje të parakohshme parlamentare është shprehur edhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, që drejton koalicionin Fronti Evropian. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë i bëri thirrje kryeministrit Mickoski që ta mbajë fjalën për organizimin e zgjedhjeve të tilla.

Fronti Evropian i fitoi 18 ulëse, katër më shumë se koalicioni VLEN. Por, nuk arriti të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, thanë se Maqedonia e Veriut kurrë nuk ka pasur qeveri më stabile. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se deklarata e Mickoskit është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Është nxjerrë nga konteksti. Kur të kesh shumicë prej 80 deputetëve nuk ka nevojë për të menduar për zgjedhje të parakohshme, sepse ky është vetëm shpenzim për shtetin dhe humbje kohe”, u shpreh Mexhiti.

Arsovski thekson se sipas shifrave aktuale, përbërja e re e Kuvendit nuk do të dallojë shumë nga kjo përbërje që kemi tani. Madje, siç thotë ai, “pushtetit mund t’i sjellë edhe ndonjë deputet më shumë”.

“Në thelb, nuk di se çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme?! Duhet të keni arsye përse po i organizoni ato. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i sjellin ndonjë ndryshim të madh as pushtetit e as opozitës", vlerëson Arsovski.

Por, profesori Tahiri mendon se zgjedhjet, para së gjithash, do t’i shkonin për shtati opozitës, edhe pse siç thotë “u iniciuan dhe, dhe në një mënyrë, u provokuan nga pushteti".

“Ajo që dihet është se ndoshta parlamenti i ardhshëm, pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë më laraman. Do të ketë shpërndarje të fuqisë politike në kuptimin e fitimit të numrave të deputetëve nga partitë parlamentare", thekson Tahiri.

Aktualisht, shumica parlamentare numëron 78 deputetë nga 120 gjithsej sa ka Kuvendi. Qeveria aktuale përbëhet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia ZNAM./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje