LIVE UPDATES
Bota

Organizatat humanitare ngrejnë alarmin: Siria rrezikohet nga një epidemi e kolerës

Organizatat humanitare paralajmërojnë për një epidemi: në Sirinë veriore, rastet e dyshuara të kolerës janë në rritje. Mungesa e ujit është një nga shkaqet – dhe kjo është edhe për shkak të pushtimit turk të rajonit.

21 Shtator 2022, 15:45 Nga d.a.
Organizatat humanitare ngrejnë alarmin: Siria rrezikohet nga një
pamje nga Siria

SIRI- Ata qajnë, bërtasin, shtrihen në shtretër plastikë, plotësisht të rraskapitur: fëmijë me simptoma të kolerës në klinikën komunale të Hasakës. Mjekët kanë konfirmuar tashmë 30 raste. Numri po rritet çdo ditë.

Prindërit dhe gjyshërit e pacientëve të vegjël rrinë pranë shtretërve shumë të shqetësuar. "Ata ka katër ditë që janë këtu," thotë Wahba Al-Hammad, nëna e dy fëmijëve të sëmurë. "Ata kanë ende temperaturë të lartë, diare dhe të vjella”.

Medikamente jo për të gjithë

Veçanërisht të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit: kur kolera nuk trajtohet shpejt, sëmundja mund të ketë pasoja fatale. Megjithatë, në klinikë, medikamentet janë të mjaftueshme vetëm për një në dy pacientë të rinj.

"Fatkeqësisht nuk mund t'i ndihmojmë të gjithë, aktualisht mund të ndihmojmë vetëm një në dy pacientë,” thotë mjeku Shivan Mustafat, në departamentin e të cilit u pranuan  vetëm atë ditë tetë pacientë dhe u transferuan në terapi intensive. "Nëse organizatat ndërkombëtare nuk na ndihmojnë shpejt, nëse nuk sigurojnë që të kemi ujë të mjaftueshëm të pastër përsëri në Hasakë, ne po shkojmë drejt katastrofës."

Një terren ideal për përhapjen e kolerës

Hasaka vuan nga mungesa ekstreme e ujit. Turqia ka mbyllur rubinetin për banorët e rajonit, siç ankohen ata. Në vitin 2019, njësitë turke pushtuan një brez kufitar në Sirinë verilindore, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan e konsideron vetëadministrimin kurd një organizatë terroriste që duhet luftuar.

Turqia tani kontrollon gjithashtu fabrikën e ujit që furnizon rajonin. Por uji pothuajse nuk vjen nga atje. Turqia gjithashtu nxjerr shumë ujë nga lumenjtë, thuhet. Disa janë plotësisht të thatë. Nxehtësia dhe thatësia i shtohen së gjithës.

Tani në Hasaka, ata shpesh marrin ujë nga puset e ndotura - terreni i përsosur për përhapjen e kolerës. Higjena është katastrofike në shumë vende. Fëmijët shpesh pinë nga të njëjtat gota. "Kontejnerët e ujit nuk janë të pastër, të pa pastruar dhe thjesht nuk ka dezinfektim," ankohet Muhammad Al-Ezz, një banor i Hasakës.

Furnizimi me ujë është problem në të gjitha kampet e refugjatëve në Siri - në Rakka, organizatat e ndihmës po vendosin kontejnerë të mëdhenj për refugjatët.

Kampi i refugjatëve "bombë me sahat"

Refugjatët në rajon, të dëbuar nga qytetet dhe fshatrat e tyre kufitare nga njësitë turke, janë veçanërisht të prekur. Vetëm në kampin e refugjatëve afër Hasakës jetojnë rreth 15.000 njerëz. Uji është i pakët dhe shpesh i ndotur. Numri i rasteve të kolerës po shtohet. Në kamp ekziston frika se sëmundja po përhapet me shpejtësi rrufe tek refugjatët.

Doktori Dollar Farhan, i cili trajton pacientët në kamp, paralajmëron: "Kampet janë sigurisht gjithmonë bombë me sahat kur bëhet fjalë për sëmundje të tilla, sepse atje ka shumë ndotje. Uji nuk është i pastër, as perimet nuk janë, mishi dhe ushqimi nuk janë të pastër. Në pazar kalojnë makinat dhe hedhin pluhur e papastërti mbi ushqimet”.

Qindra raste të dyshuara janë raportuar tashmë në rajon, së bashku me disa vdekje. Organizatat humanitare tani po paralajmërojnë për një shpërthim kolere në Siri. Do të ishte i pari në dhjetë vitet e fundit dhe një lajm i ri i keq në këtë vend në krizë./DW/

dollar farhan muhammad al-ezz wahba al-hammad kolera ne siri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj